• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shembull nga Polonia se si po ndryshon bota…

by Enver Robelli
06/02/2026 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Presidenti amerikan ofendon ushtarët polakë (dhe ata britanikë), duke injoruar njëkohësisht rolin e tyre si aleatë të SHBA-së në Afganistan dhe Irak.

Kryetari i Parlamentit të Polonisë thotë se presidenti amerikan nuk e meriton çmimin Nobel.

Pastaj ambasadori amerikan në Varshavë deklaron se do të ndërpres të gjitha kontaktet me kryetarin e Parlamentit të Polonisë.

Reagon kryeministri polak Donald Tusk me kërkesën dashamirëse ndaj ambasadorit se “aleatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe jo të japin leksione.

Të paktën këtu në Poloni, kështu e kuptojmë partneritetin”.

Në rrjetin X deputeti i Sejmit, parlamentit polak, Roman Giertych iu drejtua me këtë letër ambasadorit amerikan në Varshavë:

“I dashur zoti Ambasador,

qëndrimi juaj se nuk do të mbani marrëdhënie me Włodzimierz Czarzastyn, i cili është zgjedhur nga një shumicë parlamentare që përfaqëson shumicën e polakëve, është thjesht i papranueshëm.

Kohët kur ambasadorët u diktonin polakëve se kush duhej të mbante çfarë posti në Poloni kanë marrë fund dhe nuk do të kthehen më kurrë. Ne duam marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, por përfaqësuesit tuaj nuk do t’i zgjedhin për ne autoritetet e Republikës së Polonisë.

Unë kurrë nuk kam qenë adhurues i (kryetarit të Parlamentit) Włodzimierz Czarzastyt, por në këtë çështje, si deputet, qëndroj fuqishëm në krah të tij.

Presidenti juaj fillimisht ka fyer ushtarët polakë dhe më pas kërkon mbështetje për ëndrrat e tij për të marrë Çmimin Nobel.

Kohët kur Neroni, nën kërcënimin e ndëshkimit, kërkonte njohje për talentet e tij muzikore, konsiderohen si fillimi i rënies së Perandorisë Romake.

Nga perspektiva polake, përpjekjet e Donald Trumpit për t’u shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, ndërkohë që mban të varur një fotografi të tij me kriminelin më të madh të kohës sonë – Putinin – janë të ngjashme me kërkesat e Neronit për çmime dhe lavdërime.

Nëse nuk ju pëlqejnë autoritetet polake, ju lutem ndërroni punë. Në Poloni, polakët do të vendosin në mënyrë demokratike se kush mban postet më të larta. Ju lutem pajtohuni me këtë.

Dhe ju lutem, i thoni Presidentit tuaj t’u kërkojë falje ushtarëve polakë, dhe veçanërisht familjeve të atyre heronjve tanë që ranë duke kryer një mision mbrojtës të NATO-s.

Me respekt,
Roman Giertych”.

Next Post
Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Orë vendimtare për Teheranin, SHBA dhe Irani nisin bisedimet mes kërcënimeve për luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In