• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një shekull me “Zorron”/ Kalorësi me maskë u shfaq në më shumë se 50 filma

by Java News
04/08/2019 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heroi i maskuar, Zorro, lindi 100 vite më parë, kur u shfaq në një revistë amerikane për tu bërë shpejt një ikonë ndërkombëtare bashkë me homologë si Tarzani apo Supermeni. Kalorësi me maskë, i veshur me të zeza, u krijua nga shkrimtari amerikan Johnston McCulley në gusht 1919. Dhe ai më pas hapi rrugën për një shekull të tërë superheronjsh.

Zorro është heroi i parë i maskuar. Para Batmanit, para supermenit, para Wonder Women,para të gjithëve ishte Zorro.

Karakteri është alteregoja e një njeriu të fisshëm spanjoll, në shekullin e 19, Don Diego de la Vega, që kthehet në Kaliforni pas studimeve në Spanjë dhe zbulon se gjithçka është në duart e tiranëve të korruptuar dhe mizorë.

Kur ai vendos të ndërhyjë, zgjedh të maskohet nën një maskë dhe kapelë të zezë. Ai përdor shpatën e tij për të lënë si shenjë një Z, pasi mund të këqinjtë.

Më shumë se 50 filma kanë patur si hero kryesor zorron. Në dy prej tyre, maska e Zorros dhe legjenda e Zorros, petkat e heroit i veshi aktori spanjoll Antonio Banderas, që bashkë me Catherine Zeta Jones, i bënë filmat ndër më të pëlqyerit e hollivudit.

Walt Disney krijoi një seri televizive, me 78 episode nga 1957 në 1961, që ishte mjaft popullore e madje transmetohet ende në Francë. Dhe heroi tashmë 100 vjeçar, është parë po ashtu edhe në teatër, filmat e animuar, librat komikë dhe videolojëra.(tch)/l.m

Next Post
Turistët izraelitë vizitojnë Shqipërinë, Klosi: Trefishohet numri

Turistët izraelitë vizitojnë Shqipërinë, Klosi: Trefishohet numri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com