• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një sallë koncertesh ringjall repertorin e Ukrainës

by A M
09/09/2023 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një sallë koncertesh në Ukrainën Perëndimore, janë rikthyer disa prej veprave të pa prezantuar më parë të repertorit të Ukrainës.

Sulmet ajrore herë pas here ndërpresin koncertet dhe muzikantët kanë luajtur nën dritën e qirinjve gjatë ndërprerjeve të energjisë, por Salla në qytetin e Lviv e vendosur në një ish-kishë katolike madhështore të shekullit të 17-të  është kthyer në një atraksion për shumë banorë.

Të performosh gjatë luftës do të thotë buxhete shumë të vogla dhe orare shumë të gjata. E vetmja shfaqje e njohur e operës ishte nga studentët pak kohë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ajo u dha premierë botërore profesionale në Sallën e Organeve në fillim të këtij viti.

Taras Demko, Drejtor i “Organ Hall”: Kemi shumë projekte interesante. Opera “Zorya” është një prej tyre. Është një satirë e regjimeve totalitare e gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Në mënyrë të pabesueshme, Filarmonia e Luhanskut u themelua në vitet 1940 dhe tani është në sezonin e saj të 80-të. Vetë orkestra u themelua nga pushtuesit sovjetikë.

Taras shprehet se sulmet terroriste nga Rusia janë të vazhdueshme dhe ajo që është më e rëndësishme tanimë është mbështetja që duhet t’i jepet popullit dhe se kjo bëhet duke i ofruar atyre qetësi nëpërmjet muzikës së bukur.

Orkestra është Filarmonia e Luhanskut, e cila u zhvendos dy herë për t’i shpëtuar luftës: së pari në qytetin e vogël lindor të Sievierodonetsk në 2015 pasi qyteti i tij u pushtua nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe më pas në Lviv vitin e kaluar kur Sievierodonetsk u shkatërrua nga pushtuesit rusë.

Drejtori i orkestrës Ivan Ostapovych thotë se ai shpesh njeh njerëz në audiencën që pa dikur në koncerte në lindje.

“Njëzet e pesë muzikantë u evakuuan këtu nga rajoni i Luhanskut në vitin 2014. Në Lviv, ata gjetën anëtarë shtesë për të kompletuar orkestrën. Kështu që tani ju mund ta quani atë një simbiozë të lindjes dhe perëndimit të Ukrainës, të muzikantëve nga Lviv dhe nga Luhansk”.

Sipas Ivan muzika i ka ndihmuar gjithmonë njerëzit, që nga kohërat e lashta pasi ajo ofron besim dhe shërim. Me një program të larmishëm do të thotë se salla mban mesatarisht më shumë se një koncert në ditë. Më shumë se 30,000 bileta janë shitur  si dhe dhuruar në shtatë muajt e parë të këtij viti, më shumë se në të gjithë vitin 2022.

Qindra mijëra ukrainas që janë vendosur në Ukrainën perëndimore pasi kanë ikur nga luftimet në lindje dhe jug mund të kërkojnë bileta falas. Rreth një e treta e audiencës përbëhet nga njerëz të zhvendosur nga lufta.

Roman Hrabovenskyi: Të gjitha njerëzit vijnë këtu për të dëgjuar muzikë. Ka shumë persona të zhvendosur brenda vendit, ata janë nga Luhansk. Është shumë e rëndësishme për ne. Jam i sigurt se secili prej muzikantëve është mirënjohës për Lviv dhe e kupton që ne i mbështesim ata po aq sa ata na mbështesin ne. Jemi një dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar.

Megjithëse Lviv është qindra milje larg vijës së frontit, është ende një sfidë e madhe mbajtja e sallës së koncerteve në një vend të rrethuar. Kur koncertet ndërpriten nga sirenat e sulmit ajror, klientët futen në një korridor pa dritare.

Dimrin e kaluar, stafi vendosi gjenerator pas ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet, në mënyrë që koncertet të vijonin pavarësisht luftës.  Shumë shfaqje regjistrohen drejtpërdrejt dhe postohen në YouTube.

Next Post
Përmbytjet katastrofike në Greqi, qindra të bllokuar

Përmbytjet katastrofike në Greqi, qindra të bllokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

“Ilir Shtufi…jo,…Tufi…Ilir Lleshi”, Berisha ngatërrohet dhe nuk gjen dot cilin Ilir kërkon! Balla i nxjerr videon

February 11, 2026
Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

Prefekti uron 11 Shkurtin: Angazhohem së bashku me qytetarët për një kryeqytet dinjitoz!

February 11, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

Paga speciale për agjentët e BKH-së në EUROPOL dhe Inteligjencën Financiare në Strasburg

February 11, 2026
Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

Vendim i ri/ Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki

February 11, 2026
Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

Konstituohet Kuvendi në Kosovë! Pas kryetares, zgjidhen edhe 5 nënkryetarët

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

Vendimi i Qeverisë, rriten pagat për zjarrfikësit, indeksim 2.5% dhe shtesë specifike për gradat e ulëta

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In