Një qytezë në Francë do të pagëzojë një nga rrugët e saj me emrin “Brexit”. Kjo do të bëhet në nder të popullit sovran britanik i cili zgjodhi për të dalë nga Bashkimi Europian, shpjegoi kryetari i bashkisë së kësaj qyteze i cili i përket partisë të së djathtës ekstreme Fronti Nacional.
Kritikët theksuan se rruga është një zonë e shëmtuar industriale dhe sipas tyre nuk të çon askund pasi është rrethore, shkruan The Telegraph.
Në një lëvizje simbolike, Julien Sanchez, kryetari i bashkisë së Beaucaire, i vuri rrugës emrin “Brexit” duke u përshtatur edhe me idetë e partisë së Frontit Nacional. Marine Le Pen, liderja anti-BE e Frontit Kombëtar, ka premtuar se do të mbajë një referendum në Francë për të lënë BE-në nëse zgjidhet Presidente në muajin maj, duke e quajtur këtë një “domodoshmëri demokratike”.
Liderja e FN është e bindur se zemërimi që nxorri Britaninë nga BE-ja dhe që zgjodhi Trump-in president në SHBA, mund ta ngjisë atë në pushtet, pavarësisht sondazheve që tregojnë të kundërtën.
BW/d.i.