• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit italian që shkroi për shqiptarët

by A R
08/09/2018 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrugë e re në kryeqytet do të mbajë emrin e një shkrimtari dhe gazetari të njohur italian, i cili ka shkruar e rrëfyer jetën dhe peripecitë e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj. Tabela me emrin e Alessandro Leogrande-s u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, miq dhe kolegë të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur, gjatë një ceremonie të posaçme të organizuar pranë Parkut të Liqenit.

“Jam shumë krenar që me miratimin e Këshillit Bashkiak kemi vendosur të emërtojmë ‘Alessandro Leogrande’ një nga rrugicat më të bukura të Parkut të Liqenit, si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e tij në gazetari, po mbi të gjitha për humanizmin e tij, sidomos në çështje të shqiptarëve, të emigrantëve, të të huajve, të atyre që janë më të dobët dhe që kanë nevojë për një avokat, siç ishte ai”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se janë pikërisht njerëzit ata që afrojnë më shumë qytetet dhe popujt me njëri-tjetrin, ndërsa theksoi se përmes veprës së tij, Alessandro Leogrande i la një pajë të rëndësishme shoqërisë. “Jam i sigurt që miku im Alberto bie dakord kur themi se është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, që qytetet të binjakëzohen, por në fund të ditës e kuptojmë se janë njerëzit ata që bëjnë diferencën, janë ata që realisht afrojnë popujt. Miku ynë, gazetari i njohur italian Leogande, i jetoi 40 vitet me shpejtësinë e një Ferrari, bëri distanca që shumicës prej nesh nuk i mjaftojnë as 100 vjet për t’i përshkuar. E teksa unë i afrohem 40-vjeçarit tim, mendoj, kam bërë kaq punë, kam dhënë këto ide, kam shkruar, kam lënë një pajë, dhe besoj se është apel për këdo prej nesh për të reflektuar mbi jetën e vet, çfarë bëjmë me ditët tona”, shtoi Veliaj.

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, e vlerësoi nismën e Bashkisë së Tiranës për të nderuar gazetarin e njohur përmes emërtimit të një prej rrugëve ku e gjithë Tirana takohet dhe jeton. “Jam shumë i lumtur dhe i prekur që jam këtu me kryetarin e bashkisë dhe me të gjithë ju sot. Për mua, Alessandro Leogrande që e njoh nëpërmjet veprave të tij, është një personazh që simbolizon këtë afërsi mes dy popujve tanë, mes dy vendeve tona. Mund të them se do të ndihej shumë i kënaqur të dinte se emri i tij, figura e tij, janë sot të lidhura me këtë rrugë, këtë park të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha, siç po thoshte kryebashkiaku, një vend ku e gjithë Tirana takohet dhe jeton jetën e saj”, u shpreh Cutillo.

Alessandro Leogrande, një nga zërat më autoritarë të medias italiane, ishte shkrimtar dhe gazetar, por mbi të gjitha një intelektual që zotëronte virtytin e rrallë për të rrëfyer realitetin dhe historitë me kthjelltësi, analizë dhe në të njëjtën kohë në mënyrë poetike. Drejtor i të përmuajshmes “Lo Straniero”, mbulonte gjithashtu rubrika të përjavshme në “Corriere Dell Mezzogiorno” dhe “Il Fatto Quotidiano”. Ai ishte reporter i problematikave të ndryshme të aktualitetit, si lëvizjet e protestës, shfrytëzimit të punës së papaguar të emigrantëve në Itali etj. Gjithashtu, ai është autor i shumë librave, si: “Mbytja e anijes”, “Adriatiku” dhe “Kufiri”, emblema të vërteta të romanit-reportazh, të përkthyera edhe në shqip.

Next Post
“Zyrtarët e lartë duhet t’i tremben burgut më shumë se gjyqtarët e prokurorët”

ANKETA / Shqiptarët nuk kanë 'haber' për institucionet e reja të Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e tregut / Zv.ministri: Fermerët shqiptarë duhet të bashkohen, kështu bëhen faktor

Skema kombëtare për vitin 2026/ Nisin aplikimet për subvencionimin e fermerëve, afatet dhe kriteret

May 22, 2026
Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Digjet nga zjarri një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hoshtimë të Vlorës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

May 22, 2026
Një fjalim i palexuar i Berishës

Një fjalim i palexuar i Berishës

May 22, 2026
Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

Aktivistët e flotilës drejt Gazës akuzojnë Izraelin për tortura, përfshirë edhe përdhunime

May 22, 2026
Vendos qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën!

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, qeveria: Hyjmë në fazën e re të negociatave! Vendimi vlerëson ecurinë dhe reformat

May 22, 2026
Historia e çuditshme e vlonjatit Nuredin beu dhe pritja madhështore në SHBA

“Qeveria në Japoni”

May 22, 2026
“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

“Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, shihemi në Arbitrazh”, Pacolli i shkruan Ramës për konfliktin në Aeroportin e Vlorës

May 22, 2026
Një dokument zyrtar i depozituar në KLGJ zbulon një skandal të rëndë institucional me efekt domino

Një dokument zyrtar i depozituar në KLGJ zbulon një skandal të rëndë institucional me efekt domino

May 22, 2026
Monika Kryemadhi hedh akzua të forta ndaj Lulzim Bashës: Financon portale për sulme denigruese ndaj meje dhe familjes sime

Monika Kryemadhi hedh akzua të forta ndaj Lulzim Bashës: Financon portale për sulme denigruese ndaj meje dhe familjes sime

May 22, 2026
“Shteti të reagojë”/ Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda

“Shteti të reagojë”/ Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda

May 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In