• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë në Tiranë merr emrin e aktorit të madh Agim Qirjaqi/ Veliaj: Nderojmë figurat më të çmuara të qytetit

by Java News
28/01/2021 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agim Qirjaqi, aktori i dashur i dhjetëra roleve në kinematografi dhe teatër, i cili u nda nga jeta 11 vite më parë, është nderuar me emrin e një rruge në Tiranë.

Tabela me emrin e tij iu dorëzua simbolikisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vëllait të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Maks Qirjaqi, në prani edhe të regjisorit Kujtim Çashku.

Kryebashkiaku Veliaj tha se shembulli i qytetit të Tiranës, për të përkujtuar artistë me kontribute të jashtëzakonshme, të cilët kanë lënë shenjë dhe kanë frymëzuar shoqërinë shqiptare, duhet të ndiqet edhe nga institucione të tjera.

“Ambicia jonë, si qytet, është të përkujtojmë figurat e çmuara të vendit e ndoshta, emërtimi i rrugës “Agim Qirjaqi” do të frymëzojë edhe institucione të tjera sepse ka ardhur koha që ai të shpallet “Nderi i Kombit”. Duhet t’i përkujtojmë më shumë ata që kanë lënë gjurmë. Agim Qirjaqi ka lënë shenjë në këtë qytet, është nder për ne që një nga rrugët e Tiranës të mbajë emrin e tij. Është koha që fëmijët, teksa ecin rrugëve, të lexojnë emrat e njerëzve frymëzues, ndërsa prindërit të kenë mundësi t’u tregojnë se cili është aktori i famshëm, një qytetar i dobishëm i kombit tonë, që ka frymëzuar breza”, u shpreh Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai tha se Bashkia e Tiranës do të ketë në vëmendje dhe do t’i përkujtojë artistët e mëdhenj. Vëllai i aktorit dhe regjisorit të njohur, Maks Qirjaqi, tha se ndihet i vlerësuar që Agimi nderohet nga Bashkia e Tiranës, teksa një rrugë e kryeqytetit do të marrë emrin e tij.

“Ju falënderoj shumë, që 11 vjet pas ndarjes së Agimit nga jeta, bashkia e nderon me këtë ceremoni. Të tjerët nuk u kujtuan, por ai e ka triumfin dhe vlerën e tij atje ku është,” u shpreh ai. Rruga që do të marrë emrin e të madhit Agim Qirjaqi ndodhet në kufirin midis Tiranës dhe Yzberishtit, një lagje e re e kryeqytetit.

g.kosovari

Next Post
Vota e emigrantëve/ Balla: S’gjej arsye pse demokratët e paepur, me patericën LSI e kundërshtojnë

Vota e emigrantëve/ Balla: S'gjej arsye pse demokratët e paepur, me patericën LSI e kundërshtojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In