• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë në Tiranë me emrin e akademikut Alfred Uçi, Veliaj: “Një qytetar i mirë dhe i denjë i këtij qyteti, model frymëzimi”

by Ardit Rada
31/01/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Segmenti që lidh rrugën e “Elbasanit” me rrugën “Pjetër Budi”, ku kalojnë çdo ditë mijëra studentë, do të mbajë emrin e akademikut të njohur Alfred Uçi. Në një ceremoni të veçantë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike, vajzës së tij, Albana Avrami, një kopje të tabelës së rrugës me emrin e studiuesit të njohur, i cili u nda nga jeta në vitin 2016.

Veliaj theksoi se është një nder shumë i madh që një nga rrugët e Tiranës, do të mbajë emrin “Alfred Uçi”, një model frymëzimi edhe për brezat e rinj.

“Tek fëmijët nuk kultivojmë vetëm kulturën e të ngrënit shëndetshëm, e të lexuarit, e të qenit qytetar i denjë, por ekosistemin e tyre duhet ta pasurojmë edhe me emra personalitetesh, për të cilët ata do të pyesin se kush ka qenë dhe çfarë ka bërë. Kështu, qyteti merr përmasa njerëzore”, tha ai. Veliaj shtoi se Alfred Uçi ishte një qytetar i mirë dhe i denjë i këtij qyteti.

“Për ne është nder i veçantë, por edhe qytetit i bën nder të kujtojë personalitete si Alfred Uçi, i cili frymëzon studiues të tjerë që do të kontribuojnë për gjuhën shqipe e do investojnë në shkencë. Pavarësisht nga punët që bëjmë, ka një kryepunë për secilin prej nesh, të jetë qytetar i mirë. Alfred Uçi ishte një qytetar i mirë dhe i denjë i këtij qyteti!”, u shpreh kryebashkiaku.

Vajza e akademikut të njohur, Albana Avrami falenderoi kryebashkiakun për këtë vlerësim. “Ju jemi shumë mirënjohës, jo vetëm ne, fëmijët e tij, por edhe nipërit, mbesat. Edhe nëna ju është jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë dhuratë, është shumë e çmuar për ne dhe për babin”, u shpreh ajo.

Alfred Uçi është konsideruar si një nga emblemat më të çmuara të kulturës shqiptare. I edukuar që fëmijë me idealet atdhetare të gjyshit të tij, Petro Nini Luarasi, dhe korifenjve të tjerë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Alfred Uçi u përfshi në Lëvizjen antifashiste që në moshën 14-vjeçare. Pas studimeve dhe punës së tij disavjeçare, në vitin 1970, iu dha titulli “Profesor” e më pas “Akademik”.

Next Post
“Po Tiren e ke lënë në vijën e dytë?”, Rama ia kthen komentuesit: Është në burg, aty do shkojë kushdo që bën poshtërsi

Rama publikon foton dhe jep mesazhin e ‘koduar’: Kali vrapon me mushkëritë, reziston me zemrën, fiton me karakterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In