• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një rrugë në Shkup merr emrin ”Stoltenberg”

by A R
06/09/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit të Shkupit ishte i pranishëm në ceremoninë me rastin e emërtimit të një prej rrugëve të qytetit për nder të babait të tij, Torvald Stoltenberg, i cili është edhe Qytetar Nderi i Shkupit.

Kryetari i bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se këtë vit është 55-vjetori i tërmetit katastrofik që goditi qytetin e Shkupit në vitin 1963, duke shtuar se kjo është edhe viti lamtumirës me mikun e Shkupit, Torvald Stoltenberg.

Shilegov tha se është nder të flitet për Torvald Stoltenberg meqë veprat e tij janë gjithkund rreth qytetarëve të Shkupit. Ai tha se qytetarët e Shkupit e kujtojnë Torvald Stoltenberg për nga ndihma që ka dhënë në ditët e para menjëherë pas tërmetit, për shkak të cilës Shkupi fitoi Klinikën për Fëmijë, u koordinua aktiviteti i Kryqit të Kuq të Norvegjisë, për shkak të barakave të ndërtuara norvegjeze si dhe për shkak të ndihmës së koordinuar mes Mbretërisë së Norvegjisë dhe Mbretërisë së Suedisë.

“Stoltenberg për qytetin tonë bëri gjithçka që një njeri mund të bëjë për njerëzit tjerë. Shkupjanët nuk mund, nuk guxojnë dhe nuk do t’i harrojnë veprat e tij. Pikërisht për këtë shkak unë si kryetar i bashkisë fillova nismën që kjo rrugë e cila është hyrja në Parkun e Qytetit rreth stadiumit të qytetit dhe shpie deri në bregun e lumit Vardar, të emërohet si ‘Rruga e Stoltenbergut’”, tha Shilegov.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu kënaqësinë të jetë i pranishëm në solemnitetin ku në Shkup emërohet një rrugë e cila do të bartë emrin e babait të tij. Ai rikujtoi se për herë të parë e vizitoi Shkupin në vitin 1960, kur babai i tij Torvald punoi në ambasadën e Norvegjisë në Beograd dhe ka pasur lidhje të veçantë me Shkupin, meqë ishte përgjegjës për koordinimin e ndihmës së Norvegjisë pas tërmetit.

Stoltenberg theksoi se i vjen mirë të shohë se Shkupi si qytet është zhvilluar në shumë sfera si dhe i pëlqen atmosfera në Shkup.

“Në zemrën e babait tim çdo herë kishte vend të posaçëm për Shkupin meqë ishte afër Shkupit pas tërmetit. E kishte nder që u emërua si qytetar nderi i Shkupit ndërsa tani do të ishte edhe më i nderuar nëse e di se një rrugë në Shkup është emëruar me emrin e tij”, theksoi Stoltenberg.

Torvald Stoltenberg, babai i Jens Stoltenberg, ishte një politikan norvegjez. Gjatë karrierës së tij politike ai ishte ministër i Mbrojtjes dhe dy herë ministër i Punëve të Jashtme i Norvegjisë.

/b.d

Next Post
“Pyes kryetarin e opozitës, e njeh një ‘Hakim’…?” Çfarë po paralajmëron deputeti i PS?

Braçe: Po vettingut në politikë, por jo për t'i zgjidhur hallet Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In