• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë në kryeqytet merr emrin e aktores së njohur Antoneta Papapavli, Veliaj: “Frymëzim për fëmijërinë tonë dhe brezat”

by Ardit Rada
08/03/2021 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrugë në Kryeqytet do të mbajë emrin e aktores së njohur Antoneta Papapavli, e cila kujtohet për karakteret e spikatura plot temperament në kinemanë shqiptare. Tabela me emrin e saj iu dorëzua simbolikisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, djalit të aktores, Albencit. Kryebashkiaku theksoi se Antoneta Papapavli është frymëzim për breza të tërë, që janë rritur me art të mirëfilltë.

“Jam shumë i lumtur sot që, në 8 Mars, kujtojmë Antoneta Papapavlin, një aktore simbol të fëmijërisë tonë. Ishte privilegj që në ato kohë të vështira kemi pasur aktorë klasi. Është një përpjekje e Bashkisë së Tiranës për të nderuar njerëzit dinjitozë të qytetit. Nëna juaj ka qenë një grua dinjitoze, ka frymëzuar jo vetëm fëmijërinë tonë, por breza të tërë, që janë rritur me art të mirëfilltë, me aktrim të mirëfilltë në film e në Teatrin Kombëtar”, theksoi Veliaj.

Rruga që nga sot do të quhet “Antoneta Papapavli” kryqëzohet me rrugën “Agim Qirjaqi”, një tjetër personalitet i artit.

Në emër të familjes, djali i aktores i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për këtë vlerësim në një ditë të veçantë si 8 Marsi. “Ndjeva një kënaqësi sepse ka kaluar kohë e gjatë që mamaja nuk është më dhe ky vlerësim për mua është një “ringjallje” e vogël. Edhe kjo ditë e shënuar, dita e 8 Marsit, ma solli mamanë ashtu siç ishte gjithmonë”, u shpreh i emocionuar ai.

Antoneta Papapavli ka interpretuar mbi 50 role në Teatër, si dhe shumë role në kinematografi. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Next Post
“Me këto mend që ke, do përfundosh shitës domatesh”, Julian Deda u bën karshillëk mësuesve për 7 Mars

E vendosi në fund të listës: Zhgënjehet humoristi Julian Deda, refuzon Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Michel de Montaigne dhe Shefqet Peçi

January 23, 2026
Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

Përplasja me 45 viktima e dy trenave në Spanjë, hetimet zbulojnë arsyen e aksidentit tragjik: Shkak u bë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In