• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rrugë e Tiranës merr emrin e shkencëtares shqiptare me famë botërore/ Familjarët: Kënaqësi e veçantë, ka kontribuar për këtë vend

by Java News
17/03/2021 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga rrugët e Tiranës do të mbajë emrin e shkenctares shqiptare Jolanda Koçi. Epidemiologia ndërroi jetë në vitin 1994, dhe u bë e njohur për bashkimin e vaksinës së Difteri-Tetanozit me Pertusin, çka solli trivaksinën Difteri-Tetanoz-Pertus, e certifikuar sipas standarteve botërore.

Në shenjë simbolike, kryebashkiaku Erion Veliaj i dhuroi djalit të shkenctares me famë botërore tabelën me emrin e rrugës pranë ish-Fushës së Aviacionit, që kufizohet me Rr. “Artan Lenja” dhe Rr. e “Dafinave”, u shpreh se, nderimi i merituar që i bëhet sot Jolanda Koçit shërben edhe si një frymëzim për rinjtë.

I biri i Jolanda Koçit tha se është një kënaqësi e veçantë nderimi që i bëhet nënës, duke përkrahur fushatën që rrugët të marrin emrat e njerëzve të nderuar.

“Faleminderit për nderimin që i bëni nënës tonë! Është një kënaqësi e veçantë! Ju përgëzoj edhe për fushatën që keni ndërmarrë për t’i vënë rrugëve të Tiranës emra të njerëzve të nderuar, që kanë dhënë shumë dhe kanë kontribuar vërtet për këtë vend, siç ka kontribuar edhe nëna ime,” deklaroi Spiro Koçi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Sot, kur çështja e vaksinës, epidemive dhe shëndetit janë bërë kaq të ndjeshme për njerëzit, ishte momenti ideal për të kthyer pak kokën pas. Nëna juaj e nderuar, e cila ka qenë jo vetëm pioniere e mjekësisë dhe epidemiologjisë shqiptare, por edhe një prej historive të rralla të suksesit të një gruaje që bënte shkencë, që kishte guxim të kishte qasje nga bota, pavarësisht se Shqipëria ishte e mbyllur, është një frymëzim për brezat e rinj,” u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj veçoi faktin se qytetit i shtohet një rrugë me emrin e një gruaje të madhe. “Fakti që është një zonjë është kënaqësi e dyfishtë, sepse kur ecën nëpër qytet duket sikur vetëm burrat kanë luftuar, kanë shkruar e kanë bërë shkencë. Por, Jolanda do të frymëzojë edhe vajzat e vogla të kuptojnë se ky vend është edhe i zonjave e zonjushave,” tha ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kush ishte Jolanda Koçi

Jolanda Koçi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në një moshë fare të re, e shquar si një studente brilante. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi pranë Institutit të Higjienës dhe Epidemiologjisë, në departamentin e prodhimit të Vaksinave për Difterinë, Tetanozin e shumë të tjera. Është shkencëtarja e parë e shkollës shqiptare të mjekësisë dhe ka realizuar studime të thella në fushën e epidemiologjisë.

Në 1971, pas një specializimi 3 mujor në Bukuresht të Rumanisë, ajo arriti të kombinonte vaksinën e Difteri-Tetanozit, të cilat asokohe aplikoheshin të ndara. Më pas arriti të bashkonte DT edhe me Pertusin duke sjellë një trivaksinë Difteri-Tetanoz-Pertus, të cilën e certifikoi sipas standarteve botërore.

Ajo ishte e para grua shqiptare në fushën e mjekësisë profilaktike e cila nderonte vendin me pjesëmarrjet e saj në konferenca dhe forume ndërkombëtare mjekësore. Jolanda Koçi është dekoruar në vitin 2012 nga Presidenti i Republikës me medaljen “Mjeshtër i Madh”.

Next Post
“Është një sëmundje virale, s’mora…”/ Sulçebe rrëfen betejën me COVID: Po të ishim në një kohë tjetër, do thonim se kaluam një grip të zgjatur

"Vaksinimi me AstraZeneca duhet të vazhdojë’/ Sulçebe e quan politike pezullimin nga disa vende: EMA dhe OSBSH janë shprehur qartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In