• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një replikë pak vulgare …

by Denis Dyrnjaja
13/03/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

E kam intervistuar disa herë Andi Bushatin në Top Talk. Edhe dje ndërsa ndiqja situatën që ndodhte në zyrat e FRD-së, një partie politike të krijuar nga ish-presidenti Bamir Topi, anulova të ftuarin e parashikuar dhe thashë po marr Bushatin.

Nuk u lidhëm dot dhe për pasojë se mora dot live reagimin dhe mendimin e tij në studio për atë që po ndodhte në përleshjen e stisur si rastësore mes Presidentit të Republikës dhe policëve bashkiakë që ruanin godinën e bashkisë, por të dhënë në përdorim një partie politike.

Bushati këtë qëndrim e shfaqi më vonë në një editorial në portalin e tij “lapsi.al” pas ngjarjes kur Ilir Meta u shfaq në atë skenë të paprecedentë me gjithë potencialin e tij personal fizik, gjestikulues dhe shantazhues.

Sigurisht do ishte habi mos habitesh me atë që panë shqiptarët, sesi presidenti u gjend aty “rastësisht” dhe pastaj kuptoi menjëherë se duhej të ndërhynte vetë fizikisht për të mbrojtur një të drejtë të shkelur të një partie politike.

Tani unë po i drejtoj disa pyetje që dje kisha planifikuar t’ia bëja Bushatit nëse do e kisha në një intervistë siç ua përshkrova më lart, por sot ato marrin tonin e pyetjeve retorike që s’kanë nevojë për përgjigje.

1) Ç’punë ka presidenti i Republikës të angazhohet në një konflikt administrativ mes dy institucioneve të tjera?!

2) Përse Presidenti nuk u pa asnjë ditë të shkojë të mbrojë godinën e teatrit ose banorëve të Unazës së Re fizikisht dhe si ra rruga pa dashje asnjëherë as te teatri as në Astir kur zhvilloheshin protesta?!

3) A është kjo mënyra e duhur sesi mbrohet e drejta dhe zgjidhen mosmarrëveshjet?

4) Është gjykata apo presidenti ai që vendos se çfarë është e drejtë dhe e gabuar?!

5) A është presidenti simbol i respektimit të Kushtetutës e cila njeh vetëm një parim: mosmarrëveshjet zgjidhen në gjykatë?!

6) A ishte një mesazh vetëgjyqësie qëndrimi i presidentit duke iu dhënë shtysë konflikteve sociale mes njerëzve që t’i zgjidhim vetë edhe me përdorimin e forcës mosmarrëveshjet mes tyre duke prodhuar pasoja fatale?!

7)  A dha presidenti shembullin e një shtetari apo gangsterri?!

Bushat ti mes të tjerash shkruaje në editorialin tënd këtë paragraf, citoj: arrij t’i përfytyroj të gjithë justifikimet e bythëpambukëve, frikacakëve, të dorëzuarve, neutralëve ndaj të keqes, të cilët kërkon të manipulojë agjitpropi i Rilindjes.

Vërtetë mund të ketë shumë bythëpambukë, frikacakë, njerëz të dorëzuar apo neutralë ndaj padrejtësive të qeverisë, siç ti përshkruan, por të gjithë këta që t’i përmend Bushat të paktën nuk janë “loqe” nga trutë sa të mendojnë e më tepër të besojnë se Ilir Metës i plas për demokracinë dhe Kushtetutën e aq më shumë për një seli partie?!

Sigurisht unë e di që ti nuk je i tillë, por se di pse bën si… duke anatemuar, apo shpërfillur ata që nuk mendojnë si ty dhe presidenti e që jo rrjedhimisht mendojnë si kryeministri?!

Next Post
VIDEO/ Në Skënderaj, Albin Kurtin e presin me vezë dhe me brohorima për UÇK-në dhe Thaçin

Certifikimi i fitores së Vetëvendosjes/ Apeli i Albin Kurtit: Fituam krejt, ecim drejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

Autor i 4 vjedhjeve të tjera në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar 26-vjeçarin duke vjedhur biçikletën

April 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 6 prill 2026

April 5, 2026
Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In