• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një replikë e detyrurar me vulgun dhe banalitetin politik në Kuvend

by A R
07/02/2019 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elisa Spiropali/

Edhe në rast se ne do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake, më vulgare dhe më banale, nuk do mund ta kishim thurur në mënyrë kaq perfekte. Shembulli më banal, më vulg i të bërit politik sapo e dëgjuam, tani dhe më parë:

Në seancën e parë u ngrit kryetari i opozitës dhe iu drejtua me dorë dhe me gisht ministreve të reja, i quajti kukulla.Nuk i quajti kukulla sepse janë ministre, por i quajti kukulla sepse janë gra.

E kush? Një pupac i vendosur në atë pozicion nga ky njeri që del dhe flet këtu me gjuhën e vet të shthurur, një pupac i vendosur aty pa asnjë meritë, pa asnjë kontribut, pa asnjë talent politik, një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare dhe ky guxon të përdorë një gjuhë misogjene, seksiste dhe ofenduese ndaj grave ministre këtu që kanë më shumë eksperiencë, më shumë dinjitet dhe më shumë punë se ai dhe çdo njeri tjetër që ai ka futur në kryesinë e partisë së tij dhe këtu në grupin e tij parlamentar, një njeri që anëtar kryesie të Partisë Demokratike bëri atë të vezës, këtë kokëvezën këtu [Endri Hasa] që goditi me vezë në Parlamentin e Shqipërisë e bëri anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike, e vetmja meritë.

Nuk na intereson se ç’bëni ju me partinë tuaj, por na intereson gjendja e opozitës shqiptare.

E paimagjinueshme që edhe në këtë foltore, ashtu si në komisionet parlamentare, sidomos të drejtuara nga kjo zonja këtu [Albana Vokshi] që është dëshmi e vulgaritetit politik, flitet për një të mitur.

Heshtni more zotërinj!Jua detyron dhe ligji të heshtni për një të mitur që është viktimë.

Boll! Unë nuk denjoj të them asnjë fjalë. Ministri i Brendshëm me shumë fisnikëri u mundua ta shmangte temën, jo sepse ka përgjegjësi, sepse përgjegjësitë ejani, shikojini, merrini letrat, kur janë ndaluar, kur është bërë denoncimi, si po e ndjek Prokuroria, çfarë po bën Agjencia e Mbrojtjes së Fëmijëve, çfarë po bën Ministria e Mbrojtjes Sociale dhe të gjitha institucionet, ejani, merrini letrat dhe nxirrini këtu dhe të jeni të sigurt, janë ashtu siç thotë ministri Brendshëm, por, të përdorni një vajzë të mitur dhe të mitur të tjerë si mjete politike për të goditur kundërshtarin, ky është një turp i paimagjinueshëm dhe i padëgjuar.

Turp për ju!

Unë fola me familjarët dhe të jeni të sigurt që ishin të gatshëm të dilnin publikisht në rast se nuk do kishin atë hall të madh që u ka rënë mbi shpinë, të cilin ju tani po ua rëndoni me këto që nxirrni nga goja.

Një replikë me znj. Kryemadhi në lidhje me atë që tha për diplomën!

Zonja Kryemadhi, në vitin 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe zonja Malaj, që ju e keni në grupin parlamentar, që ka qenë nëndrejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” ku unë kam qenë, mund t’ua thotë se ua thotë dhe juve, e thotë edhe publikisht, që kam qenë nxënësja më e mirë e atij gjimnazi dhe jo vetëm, një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fitoi një bursë në kolegjet e Kombeve të Bashkuara së bashku me ministren e Arsimit, në doni ta dini dhe ishim dy përfaqësueset nga Shqipëria dhe nga Kosova në një vend ku ishin 200 nxënës me 86 nacionalitete, ku President Nderi ishte Nelson Mandela. Dakord zonjë?

Në atë kohë, në 1999-ën, ju ishit duke vjedhur votat e FRESSH-it dhe duke u bërë kryeministra dhe duke u marrë Shqipërinë, nga i pari te i fundit. Ju shkatërruat sistemin edhe brenda Partisë Socialiste, edhe sistemin shtetëror edhe mënyrën sesi funksiononte administrata, edhe mënyrën sesi funksiononte media dhe këtë mund ta dëshmojnë edhe kolegët që kemi këtu, por unë nuk jam këtu të merrem me ju, ndryshe nga ju.

Po ju them edhe njëherë, nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne, as tani dhe as kurrë nuk do keni.

Ne nuk do biem kurrë në nivelin tuaj të të bërit politik.Nuk do biem kurrë në këtë nivel banaliteti që nuk kursen askënd, nuk kursen as të mitur për t’i përdorur politikisht.

Nuk u përgjigjëm në seancën e parë dhe e lejuam që ju të shfaqnit fytyrën tuaj, jo se kishim gjë për të fshehur, jo se nuk dimë t’ju përgjigjemi, por zgjodhëm të qëndrojmë jashtë atij bataku i cili pataksi të madh e të vogël nga ekrani.Të jeni të sigurt që ua mbajnë shënim të gjitha, një më një, ashtu siç u mbajtën shënim në 2017-ën ku humbët për turp.

Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh.Frika juaj është që do humbni gjithnjë e më thellë.Frika juaj është që do bëheni të parëndësishëm.Frika është që shqiptarët do ju nxjerrin jashtë.

Frika është që, Edi Rama do fitojë sërish dhe ju do bëheni gjithmonë e më të margjinalizuar, gjithmonë e më të vegjël, gjithmonë e më të parëndësishëm.

Thirrini mendjes!

Bëni politikë kombëtare!

Bëni politikë për njerëzit!

Bëni politikë e cila i shërben të ardhmes.

Politikës tuaj të vjetër u ka ardhur fundi.

Dhe një gjë të fundit. Ato grupet që keni ngritur dhe e dini mirë se ku i keni zyrat, por do t’jua nxjerrim së shpejti, me njerëz që komentojnë, me portale që i paguani, me paratë që keni bërë në kurriz të shqiptarëve, para Gërdeci etj., do dalin emër më emër, kush është aty, si targeton karaktere, si keni vendosur të fyeni, sidomos gratë, si keni vendosur të kriminalizoni mjedisin politik, të gjithë do dalin dhe nuk do kenë asnjë bodrum dhe asnjë vrimë miu ku mund të fshihen nga ligji.

Padi pas padie, do gjeni belanë!

Këtu do jemi dhe në zgjedhjet lokale ju do dilni ashtu siç jeni, me fytyrën tuaj përpara shqiptarëve.Në 16 shkurt, ua tha ministri i Brendshëm, ne nuk kemi ndërmend të bëjmë atë që bëtë ju.Ne nuk vrasim në bulevard. Ne nuk merremi me njerëzit. Do t’ju lëmë ashtu të protestoni, të dilni dhe të tregoni më në fund se kush jeni me numrat që keni.

Keni 2 javë që i vini vërdallë Shqipërisë, me në krye liderin e opozitës, 5 vjet këtë punë keni bërë ju dhe ju thoni njerëzve “dilni” dhe askush nuk iu kthen përgjigje.

Nuk ju kthejnë përgjigje sepse e dinë që nuk e keni seriozisht, sepse e dinë që doni t’i përdorni, sepse e dinë që ju synoni vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër.Kjo është arsyeja pse na votojnë ne dhe do na votojnë gjithmonë, sepse ne e kemi seriozisht dhe ne ta bëjmë këtë vend, doni, apo s’doni ju.

Next Post
Meta takohet me Mike Pompeon: Ja çfarë biseduam me Sekretarin e Shtetit

Gazetarja akuza Metës: Ndjek amerikanët për një foto, ke ndërtuar perandori me paratë e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Dash, shkallmoje pocaqinë

March 21, 2026
Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Irani: Do të lejojmë anijet japoneze të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

March 21, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

March 21, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

“Drejtësia sot është e pavarur”, Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Socialiste!

March 21, 2026
PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

PS cakton drejtuesit kyç në qarqe, dy emra për kryeqytetin

March 21, 2026

Pse nuk duhet bërë më shaka me kauzën 13-vjeçare të PD-së për qeveri teknike?

March 21, 2026
Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In