• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Një replikë e detyruar me Kalanë”, Meta: Akuzat janë mashtrim i SPAK, regjimi ka frikë nga e vërteta

by A R
27/11/2025 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një reagim ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pas një deklarate të saj në debatin televiziv të A2 CNN me gazetarin Andrea Danglli.

Ish-presidenti ndalet te një pasazh i përmendur mbrëmë në studio, që lidhet me dosjen ndaj tij dhe pretendimin se Meta ka ndikuar për ndryshime në ligjin e “sektorit minerar” në favor të një biznesmeni.

Meta thotë se Kalaja “duhet ta lexojë edhe një herë episodin”, duke këmbëngulur se “emri im nuk ekziston askund në këtë akuzë”. Sipas tij, amendamentet janë propozuar nga një deputete e PS-së, ndërsa ndryshimet, sipas Metës, “synonin rritjen e sigurisë në miniera” dhe nuk lidhen me favore individuale.

Ai akuzon SPAK-un se ka “shtuar ujë e miell” për të justifikuar “rrëmbimin tim banditesk”, ndërsa njofton se në seancën paraprake do të kërkojë të merret si provë regjistrimi i plotë i seancës parlamentare ku u miratuan ndryshimet, si dhe të pyeten “të 80 deputetët që kanë votuar pro, duke nisur nga Edi Rama”.

Nga Ilir Meta

E nderuar Znj. Kalaja!

Pata kënaqësinë t’ju ndjek edhe mbrëmë në debatin televiziv A2CNN, të gazetarit Andrea Danglli.

Unë ju ndjek përherë me vëmendje se ju jeni një misionare e vërtetë e interesit publik në luftën kundër korrupsionit, jo me fjalë, por me vepra dhe dhjetëra kallëzime zyrtare në SPAK dhe Prokurori.

Po kështu, ju nuk e luftoni  korrupsionin me gjasme apo në mënyrë selektive.

Nuk e teproj po të them se kontributi juaj vullnetar kundër korrupsionit është shumë më i madh se Struktura e Posaçme, që paguhet aq shtrenjtë për të luftuar korrupsionin.

Por, po e bëj këtë reagim ndaj qëndrimit tuaj dje, për një palo akuzë në dosjen time lidhur me gjoja ndikimin tim për t’u miratuar një ligj në “sektorin minerar”, në favor të një biznesmeni.

E nderuar Znj. Kalaja, ju lutem lexojeni edhe një herë këtë episod në akuzën ndaj meje, që të kuptoni mashtrimet e spakistëve të Narkoregjimit.

Emri im nuk ekziston asgjëkundi, e nderuar.

Po kështu, amendamentet për ndryshimin janë bërë nga një deputete e Partisë Socialiste dhe jo e LSI.

Po kështu, për hir të së vërtetës, ndryshimet synonin forcimin e sigurisë në miniera dhe nuk ishin në interes të vetëm një biznesmeni, i cili kishte komunikuar me disa deputetë të Komisionit të Aktiviteteve Prodhuese në emër të të gjithë investitorëve në këtë sektor.

Por, spakistët e Narkoregjimit, meqënëse nuk hetonin  dot gjithë ato kallëzime të bëra në SPAK nga Ilir Meta si President për ligjet me porosi dhe emra të veçantë që bënte Edi Rama, shtojnë ujë e shtojnë miell për të justifikuar rrëmbimin tim banditesk.

Megjithatë, për ta hetuar plotësisht edhe këtë pretendim idiot të akuzës, ne do të kërkojmë, në seancën paraprake të merret si provë rregjistrimi i plotë i seancës për ndryshimin e këtij ligji dhe të shohin të gjithë në sallën e gjyqit se ku është ndikimi i Ilir Metës në miratimin e tij.

Po kështu, do kërkojmë që të 80 deputetët që kanë votuar pro, duke nisur nga Edi Rama, të pyeten se cila ka qenë arsyeja që kanë votuar pro këtij ligji.

Si ky rast do veprojmë me të gjitha pretendimet mashtruese të SPAK-ut ndaj Ilir Metës.

Ndërsa Z. Andrea Danglli dhe çdo gazetari që ke mundësinë të takosh, u thuaj se janë të mirëpritur nga unë, të vijnë këtu me kamera dhe dosje të SPAK-ut me vete dhe të pyesin për çdo gjë se do marrin përgjigje për gjithçka. Se unë nuk jam Edi Rama që u fshihet gazetarëve pasi u fshihet të vërtetave të tij të zeza sterrë.

Të bëjnë kërkesë zyrtare te institucionet e kësaj Shqipërisë që ecën me “sukses të paprecedentë” drejt Europës dhe të shohim a do u japin leje.

Edhe në Rusinë e Putinit, Navalni e Khodorkovski lejoheshin të intervistoheshin.

Ndërsa në Afrikën e Jugut të aparteidit, Nelson Mandela, lejohej të lunate tenis.

Ndërsa mua më kanë ndaluar ping-pongun prej gjashtë muajsh, vetëm pse j’u përgjigja 2-3 pyetjeve të një gazetareje.

Por, kjo sjellje e tyre më argëton në planin personal.

Tmerri i tyre nga të vërtetat do të shtohet çdo ditë dhe më shumë me luftën e pakompromis që bëni ju personalisht, por edhe shumë të tjerë pavarësisht nga kapja e mediave me paratë e inceneratorëve që nuk ekzistojnë dhe PPP-ve që vazhdojnë.

Me konsideratën më të lartë për integritetin dhe patriotizmin tuaj, ju përshëndes i bindur se s’ka komardare të brendshme e të jashtme që e shpëton Narkoregjimin duke luftuar të gjithë çdo ditë pa kompromise e pazarllëqe.

Shqipërinë do ta shpëtojnë vetëm shqiptarët e ndërgjegjësuar dhe të bashkuar dhe kurrë ambasadat dhe sidomos McGonigalët. 

Next Post
Apeli shqyrton sot kërkesën e Erion Veliajt për t’u liruar nga qelia

Në qeli që prej muajit shkurt, Erion Veliaj çon në Gjykatën Kushtetuese 'arrestin në burg'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In