• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një rekuim për aktorin e famshëm Bruno Ganz

by Java News
17/02/2019 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bruno Ganz e luajti rolin e Hitlerit me përsosmëri të frikshme. Në jetën e përditshme ishte njeri shumë i përzemërt – sidomos kur e takoje në tren buzë Liqenit të Zürichut. Në njërin nga gishtat e tij ai e bartte unazën e Ifflandit, e cila dikur i ishte vendosur mbi arkivol një gjeniu tjetër të aktrimit: Aleksandër Moisiut.

Nga Enver Robelli

1.Kur hynte në tren, Bruno Ganz gati se nuk vërehej. Ai nuk dëshironte të binte në sy. Nuk maskohej, nuk bartte kapelë siç bartin snobët në mesin e aktorëve për të mos rënë në sy ose për t’iu ikur fansave të mërzitshëm. Ganz hynte në tren në njërin nga stacionet e Zürichut për të marrë udhën drejt siujdhesës Au, pranë Liqenit të Zürichut, një parajsë e vogël ku kalonte ditët e pleqërisë dhe ku kishte shëtitur si fëmijë me prindërit e tij. Babai – mekanik, nëna – amvise dhe italiane, ajo kishte kaluar alpet për të ardhur në Zvicër, siç thoshte i biri i saj i famshëm Bruno Ganz, aktori më i madh i Zvicrës, i cili vdiq në moshën 77-vjeçare natën nga e premtja në të shtunën, në Zürich.

2.

Bruno Ganz është bërë i njohur në mbarë botën me rolin e tij të Adolf Hitlerit, të cilin e luajti me përsosmëri të frikshme. Vetë Ganz frikësohej se rolin e tij do ta keqpërdornin neonazistët, sepse në filmin «Fundosja» («Untergang») ai ishte – Hitleri. Më zërin çmendurak, me dorën që i dridhej dhe për ta fshehur e mbante pas shpinës, një përbindësh i aftë të urrejë e vrasë dhe i paaftë të dashurojë apo së paku respektojë njeriun.

3.

Bruno Ganz në njërin nga gishtat e tij bartte unazën e Ifflandit. Kjo unazë ka të stampuar portretin e aktorit, drejtorit të teatrit dhe dramaturgut August Wilhelm Iffland (1759-1814), i cili në teatrin e Mannheimit luajti rolin e Franz Moorit në dramën «Cubat» të Friedrich von Schillerit. Sipas traditës unazën e bart aktori më i rëndësishëm dhe me i denjë i teatrit gjermanofolës. Ky ishte amaneti i Ifflandit. Që nga atëherë aktori që e bart unazën e Ifflandit vendos se cili do ta bart këtë mirënjohje pas vdekjes së tij. Më 1935, kur vdiq Aleksandër Moisiu, aktori Albert Bassermann ia vendosi unazën e Ifflandit mbi arkivol. Pastaj gisht pas gishti unaza përfundoi te zvicerani Bruno Ganz. Tani mediat në Zvicër, Gjermani e Austri pyesin me kureshtje se kujt ia ka lënë Ganz unazën e Ifflandit.

4.

Karrierën e tij Bruno Ganz e nisi në Gjermani në vitet ‘60. Atje, siç thuhet në një portret lamtumirës të portalit zviceran Watson, Ganz mësoi gjermanisht. Tingëllon paksa ironike kjo, por është e vërtetë: zviceranët e pjesës gjermane të Zvicrës flasin një dialekt të rëndë, të cilin gati askush nuk e kupton në Gjermani. Kur zviceranët provojnë të flasin gjuhën standarde gjermane, menjëherë dallohen si dele të zeza linguistike.

5.

Në filmin e Wim Wendersit «Qielli mbi Berlin» Ganz luajti rolin e një engjëlli. Në skenë ai ishte Hamlet dhe Odise, Promete dhe Faust, por edhe Peer Gynti i Henrik Ibsenit. Në shkollë mësuesi u tha prindërve të tij se vogëlushi Bruno «ka mbetur prapa», sepse shikonte tepër në dritare dhe vetëm ëndërronte. Ganz s’e mbaroi as gjimnazin dhe u hodh në botën e aktrimit.

6.

Në fillim të viteve ’70 Bruno Ganz pati një lidhje amuroze (ai nuk do të thoshte kurrë aferë) me Romy Schneider, aktoren e famshme austriako-franceze. Gjatë një viti gjithçka ndodhi mes Hamburgut, Berlinit e Parisit. Pas një viti gjithçka përfundoi. «Ajo më la. Ajo ishte yll i kinematografisë. Ishte një telefonatë e çuditshme». Kështu ka treguar Bruno Ganz vite më vonë në një intervistë. Ganz nuk dinte vetëm të dashuronte. Më 1976 zvicerani me sy të përzemërt e rrahu (nga xhelozia!) aktorin amerikan Dennis Hopper gjatë xhirimit të filmit «Miku amerikan».

7.

Pas lajmit mbi vdekjen e Bruno Ganz në Zvicër po mbretëron një gjendje e jashtëzakonshme, ndonëse e pashpallur. Kryetari i Zvicrës Alain Berset ka vlerësuar veprën e madhe të aktorit, njëjtë si kryetarja e Zürichut dhe shumë artistë. Vdekja e tij jehoi edhe në gazetën mbase më të rëndësishme të botës, në «New York Times». Zoti Ganz dhe buzëqeshja e tij – diçka e tillë s’përsëritet më. As në trenin S8 pranë Liqenit të Zürichut.

Next Post
FOTOT/ “Don Kishotët” e opozitës, lufta me derën e Kryeministrisë

Bilanci i Protestës / Policia vë në pranga 7 qytetarë dhe shoqëron 80 të dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In