• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një reflektim për katastrofën demografike të vendit

by Dritan Hila
26/03/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Kur ditë më parë media publikoi lajmin se një grup prej 39 personash kishin trafikuar rreth 1.000 shtetas shqiptarë drejt perëndimit me shuma që varionin nga 5-12.000 USD, askush nuk e mori si një fakt përtej kronikës së zezë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë që shtetas shqiptarë kanë paguar diku tek 10 milionë dollarë për t’u arratisur, por për faktin se nuk ndalon hemorragjia dhe psikoza e ikjes dhe mungesa e shpresës aq e madhe, saqë ikanakët paguajnë një pasuri të tërë vetëm që të ikin.
Le të flasim me shifra.

Në vitin 1990 Shqipëria kishte 3.3 milionë banorë. Në vitin 2017 mendohet të ketë 2.7 milionë. Ndërkohë 1.4 milionë janë jashtë. Sllobodan Milosheviçi u dënua për gjenocid për dëbimin e një shifre më të vogël shqiptarësh, diku tek 1 milionëshi. Këtu askush nuk mban përgjegjësi nga kjo klasë politike, e cila ka 28 vjet në fuqi. Në çdo vend tjetër ikja në të tilla përmasa e shtetasve të një kombi, në mungesë të luftës, epidemisë apo zisë së bukës, do të ishin dënuar për gjenocid.

Sipas censusit të fundit cituam që jemi diku tek 2.7 milionë, por këta janë ose të mitur, ose të moshuar. Sot krahu i punës ka emigruar dhe mendjet më të mira ikin jashtë. Pallate të tëra në Tiranë tashmë ose janë bosh, ose banohen vetëm nga pleq. Ndërkohë, kryeministri në një nga shpjegimet e veta arrogante për fenomenin, ka deklaruar që të iki kush të dojë, sepse ne do ta bëjmë Shqipërinë me këta që do të rrinë. Mirëpo këta që i kanë mbetur janë fasha joproduktive e shoqërisë. Me siguri ka parasysh skemën që të marrë borxhe dhe mbas tij, le të bëhet qameti. Mirëpo puna është se qameti nuk është me dekada larg, por në prag të derës.

Kur doja të bëja emisionin e ditës së mërkurë me temë për emigracionin, kërkova në listën e komisioneve parlamentare të partive dhe ajo që më shokoi ishte se grupi i socialistëve emrin më të dëgjuar ka Elisa Spiropalin. Edhe kjo jo për ndonjë studim shkencor, por për punë të tjera. Kusuri ishin tërësisht anonimë. Një nga të paktët deputetë të vjetër, më tha me humor se edhe vetë anëtarët e komisioneve iu ngatërrojnë emrat. Kjo tregon se kryeministrit nuk ka kush t’i flasë dhe japë mend, lere pastaj të ketë guximin ta ndalojë.

Në krahun tjetër është opozita më trularaskë në historinë e pluralizmit. Imagjinoni që lajmi më i përfolur ishte ‘romanca’ e Fevziut me Berishën. Ndërsa kanë një javë që merren me mbrojtjen e kryetarit të bashkisë së një province, i cili ka bërë kërdinë në prona.

Mendjet më të mira profesionale të këtij kombi, të majtë dhe të djathtë, ndajnë mendimin që vendi është në rënie të lirë. Ndërkohë, klasa politike ndodhet në delirin e narcizmit të vet dhe fundi duket i pashmangshëm. Të dhënat e akademikut Kosta Barjaba, sociologu më i mirë i vendit, tregojnë se deri më sot nga Shqipëria çdo vit largohen dyfishi i shtimit natyror të popullsisë. Tani jemi në fazën kur nuk ka më njerëz që largohen, thonë shifrat e tij. Kushdo burrë shteti serioz do të kishte shpallur emergjencë kombëtare, pasi vendi po kthehet në azil pleqsh, por askush nuk e ka mendjen.

Ata që njohin gjeopolitikën dhe mënyrën si funksionon ajo, e dinë se konfirmimi i faktorit shqiptar në fundshekullin e shkuar nuk ka lidhje me legjendat nacionaliste, por me faktin e thjeshtë të demografisë. Katërfishimi i popullsisë nën sundimi e Hoxhës dhe asaj kosovare matanë kufijve, sollën ridefinimin e kufijve të Ballkanit. Fuqitë e mëdha janë të zhveshura nga mitologjia ballkanase dhe e ndajnë tokën në bazë të frymëve të popullsisë.
Sot në të dyja anët e kufirit po përjetojmë zbraz
jen e vendit. Nëse nuk merren masa emergjente, nuk do të jetë e largët dita që të bëhemi rishtas shprehje gjeografike. Dhe ashtu si dikur, faji nuk ka për të qenë i Bismarkut të ri, por yni, i atyre që nuk folën dhe atyre që nuk dëgjuan./dritare.net/

Next Post
Me këto pajisje të vjetra sot fitoni mijëra euro

Me këto pajisje të vjetra sot fitoni mijëra euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

February 4, 2026
“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë

February 4, 2026
Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In