Ditët e sotme, teksa globalizmi konsolidohet dita-ditës, shkëmbimi i ideve inovative dhe urave të bashkëpunimit mes të rinjve është kthyer në një trend të nevojshëm për zhvillim ekonomik, politik, social dhe kulturor. Ky zhvillim është bërë i mundur edhe në sajë të ngritjes dhe ekzistencës së organizmave ndërkombëtarë të cilat punojnë me misionin për të përforëcuar rolin e të rinjve dhe bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm. E tillë është edhe Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor, e njohur si RYCO.
Themeluar nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, RYCO ka për qëllim dhe mbështet e promovon idetë e shkëlqyera të të rinjve, nxitës të bashkëpunimit dhe dialogut në rajon, përmes mbështetjes dhe financimit të projekteve që të rinjtë dhe organizatat që punojnë me ta, propozojnë dhe zhvillojnë.
Programet e RYCO-s fokusohen në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë në rajon, në mënyrë që ata të përfshihen e të jenë aktivë në iniciative dhe procese që synojnë pajtimin dhe zhvillimin e rajonit në aspekte të ndryshme të jetës sociale, edukative, kulturore dhe sportive. RYCO është nje lobues dhe advokues i reformave që përmisojnë jetën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor. Për më tepër, RYCO është në mbështetje të politikave të cilat lehtësojnë dhe fuqizojnë shkëmbin e të rinjve në rajon duke ju mundësuar udhëtimin dhe shkëmbimin rinor në të gjithë rajonin.
Në përmbushje të qëllimit dhe misionit, RYCO vepron në përputhje me zbatimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor dhe ndërtimit të paqes të qëndrueshme bazuar në respekt, tolerancë, mirëkuptim dhe besim të ndërsjelltë.
Idea e parë për krijimin e RYCO-s u propozua në Samitin e parë të Ballkanit Perëndimor (BP), pjesë e Procesit të Berlinit, të mbajtur në Berlin në vitin 2014. Prej këtij fillimi e tutje, cdo samit i mbajtur ka shënjuar një etapë të re në zhvillimin dhe përforcimin e organizatës.
Në Samitin e BP, mbajtur në Vienë në vitin 2015, Kryeministrat në fuqi të BP firmosën marrëveshjen për krijimin e grupit të punës qe do të përpilonte dokumentat bazë të funksonimit të organizatës (si Statuti, buxheti, aktivitetet etj.).
Më tej, në Samitin e BP, mbajtur në Paris në vitin 2016, është firmosur midis Kryeministrave në fuqi të BP, Marrëveshja për Krijimin e RYCO-s. Marrëveshja më pas është ratifikuar nga të gjashtë parlamentet e vendeve të BP (në Shqipëri marrëveshja është ratifikuar më ligjin 118-2016). Organizata është bërë operacionale në Gusht 2017.
Që prej Gushtit të 2017-ës, RYCO ka avancuar rritjen e bashkëpunimit rinor dhe rajonal nëpërmjet arritjeve të listuara më poshtë:
- Thirrja e parë për projekt-propozime në 2017
Në këtë thirrje, të cilës i janë përgjigjur 421 aplikime nga i gjithë rajoni, RYCO ka alokuar 900.000 Euro. Cdo aplikim i dorëzuar përbën një bashkëpunim midis të paktën dy vendeve të BP (midis organizatave të shoqërise civile, shkollave të mesme, institucioneve kulturore ose sportive etj.). Kjo do të thote që këto 421 aplikime përkthehen në mbi 1300 organizata/shkolla të mesme të cilat janë rrjetëzuar dhe kanë bashkëpunuar për të sjellë një projekt-propozim pranë RYCO-s. Ky numër është shumë domethënës për të kuptuar dëshiren që ka në rajon për të rritur bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm që punojnë me dhe për të rinjtë. Nga 421 aplikime, 53 prej tyre ishin nga Shqipëria. Në thirrjen e parë kishte vetëm aplikime të sjella nga Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC).
Nga këto aplikime, për shkak të fondit te alokuar, RYCO mbështeti 33 projekte rajonale, të fokusuara në fushat e dialogut dhe mësimit ndërkulturor, pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, përfshirjen sociale të të rinjve, përballja më të shkuaren, etj. Nga 33 projekte, 5 prej tyre kanë pasur aplikant kryesor organizata nga Shqipëria. Ndërkohë, kanë marrë pjesë dhe 10 OSHC dhe 2 shkolla profesionale të cilat kanë qënë partnere.
Katër nga projektet e mbështetura nga Shqipëria kanë punuar nën objektivin e pjesëmarrjes aktive dhe përfshirjes sociale të të rinjve dhe një prej tyre është fokusuar në fushën e mësimit dhe dialogut ndërkulturor. Me specifikisht, këto projekte kanë punuar në fushën e sipërmarrjes sociale, përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje nëpërmjet përdorimit të metodave më të fundit dixhitale, advokim dhe lobim në nivel lokal, rritjen e kompetencave ndërkulturore për të luftuar paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë në rajon.
- Thirrja e dytë për projekt-propozime në 2018
Në Dhjetor 2018, RYCO hapi thirrjen e dytë për projekt-propozime, ku alokoj një buxhet prej 1 milion Euro. Kjo thirrje financohet nga RYCO dhe nga United Nations Peace Building Fund (UNPBF). Në këtë thirrje u dorëuzuan 300 aplikime, të cilat përkthehen në mbi 850 aktore të rrjetëzuar në kuadër të saj. Nga këto aplikime 44 ishin nga Shqipëria (nënkuptojmë këtu që origjina e aplikantit është Shqipëria) dhe 89 orgaizata/shkolla nga Shqipëria të cilat kanë aplikuar si partnere. Duke marrë në konsideratë numrin e aplikantëve dhe partnerëve në raport me popullsinë e vendit, Shqipëria pati nje rritje nga thirrja e parë për projekt-propozime, duke arritur gati një balance dhe përfshirje perfekte.
Në këtë thirrje të dytë RYCO mbështet 33 projekte. Këto projekte përkthehen në rreth 140 organizata dhe shkolla të cilat do të implementojnë projekte rinore në partneritet. Nga keto projekte, 7 prej tyre janë të drejtuara nga organizata në Shqipëri.
Ndryshe nga thirrja e parë, në thirrjen e dytë Shqipëria ka pasur më shumë bashkëpunime me organziata dhe shkolla nga Maqedonia e Veriut.
Projektetet e mbështetura nga Shqipëria në këtë thirrje implementuan projekte në fushat si më poshtë:
- Mësimi dhe Dialogu Ndërkulturor (3 projekte)
- Përballja me të shkuarën (2 projekte)
- Rritje kapacitetesh (1 projekt)
- Pjesëmarrja e të rinjve në jetën sociale, ekonomike dhe politike (1 projekt)
- Thirrja e tretë për projekt-propozime në 2019
Në fund Gushti 2019, RYCO hapi thirrjen e tretë për projekt-propozime dedikuar vetëm për shkollat e mesme publike në rajon. Kjo thirrrje mbështetet nga Ministria e Jashtme Federale Gjermane me nje buxhet prej 350 mijë Euro. RYCO është ndër të paktat organizata që mundësojnë skema grantimi për shkollat e mesme në rajon. RYCO beson se pajtimi i rajonit nuk mund të bëhet pa kontributin e shkollave të mesme, stafit dhe nxënësve të tyre.
Kjo thirrje u mbyll në 15 Tetor, dhe tërhoqi 100 aplikime (ku aplikanti kryesor është një shkollë e mesme). Nga këto aplikime, 26 prej tyre ishin nga Shqipëria. Për shkak të promovimit të vazhdueshëm që zyra lokale e RYCO-s ka zhvilluar në Shqipëri, Shqipëria arriti të renditet e dyta pas Serbisë në numër aplikimesh.
Në këtë thirrje RYCO mbështeti 20 projekte ku 3 prej tyre drejtohen nga organizata nga Shqipëria. Mes tyre, 6 OSHC/shkolla të mesme janë partnere.
- Thirrja e katërt për projekt-propozime në 2020
Në kuadër të projektit të mbështetur nga Komisioni Evropian dhë të implementuar nga RYCO, u hap thirrja e katërt për projekt propozime, në Shtator 2020. Në këtë thirrje u mblodhën 129 applikime, që përkthehen në gati 400 organizata dhe shkolla të rrjetëzuara me qëllim bashkëpunimi dhe implementim projektesh të përbashkëta. Nga këto aplikime, 30 prej tyre janë nga Shqipëria.
Përzgjedhja finale e projekt-propozimeve ende nuk ka perfunduar. Nga kjo thirrje pritet të mbështeten rreth 15 projekte.
- Rritje kapacitetesh
Me qëllim rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të aktorëve që implementojnë ose duan të implementojnë projektet e RYCO-s, RYCO ka organizuar disa trajnime në nivel te palëve kontraktuese dhe rajonale.
Për të gjithë projektet e mbështetura gjatë thirrjes së parë dhe të dytë për projekt-propozime, RYCO ka zhvilluar dy trajnime rajonale me fituesit e projekteve të fokusuar në fushat e mësimit dhe dialogut ndërkulturor, pjesëmarrjes së të rinvje në vendimmarrje, shkembimeve rinore etj.
Ndërkohë, RYCO ka zhvilluar dhe zhvillon dhe trajnime në shumicën e vendeve anëtare me OSHC dhe shkolla të mesme që nuk kanë shumë ekperiencë në fushën e menaxhimit të projekteve (3 në Serbi, 4 në Mal të Zi, 4 në Maqedoninë e Veriut, 1 nëKosovë dhe 1 në Shqipëri).
Për më tepër, në Tetor 2018, Zyra Lokale e RYCO-s në Shqipëri, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri , organizuan një trjanim për 20 mësues nga 20 shkolla të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, me qëllim për të rritur kapacitetin e tyre në fushën e shkrimit dhe menaxhimit të projekteve si edhe dhe mësimit dhe dialogut ndërkulturor.
6. Projekte të tjera
Deri më tani RYCO ka fituar mbështetjen e UNPBF, Ministrisë së Jashtme Norvegjeze, Komisionit Evropian, Agjensisë së Zhvillimit në Francë, GIZ, Ministrisë së Jashtme Gjermane, OSBE-së, etj.
Me Ministrinë e Jashtme Norvegjeze, RYCO ka filluar implementimin e një projekti rajonal që ka për qëllim ngritjen e një Skeme Rajonale të Vullnetarëve, duke mbështetur financiarisht organizata në pritjen dhe dërgimin e vullnetarëve brenda Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet bashkëpunimit me Agjensinë e Zhvillimit në Francë, RYCO do të mund të mbështesë projekte në fushën e sipërmarrjes sociale midis të rinjve të BP.
RYCO ka zhvilluar per dy vjet rradhazi dhe një shkëmbim ndërkulturor në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme Japoneze. Nëpërmjet këtij projekti RYCO ka mundësuar që 17 të rinj nga rajoni të vizitojnë dhe njohin Japoninë në vitin 2018, dhe 15 të rinj të tjerë u bënë pjesë e këtij programi në Nentor 2019. Në të dyja këto thirrje RYCO ka marr mbi 3000 aplikime nga i gjithë rajoni.
Deri më tani, RYCO ka arritur të mbështesë shkëmbimin e më shumë se 5000 të rinjve, nga mosha 15-30 vjec brenda Ballkanit Perëndimor dhe ka mbështetur mbi 2800 bashkëpunime dhe partneritete në rajon.