• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazi: Emërimi i Kalos në Kushtetuese, Shqipëria plotësoi të gjitha kërkesat e BE!

by S M
24/12/2020 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryenegociatori për anëtarësimin në BE, Zef Mazi ka deklaruar sot se tashmë, me emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykates Kushtetuese, Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet e BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ja çfarë thotë Mazi:

Para disa ditësh u shpreha se vendit tone i kishte mbetur edhe nje kërkesë nga ana e BE, që të plotësonte formalisht kushtet per mbajtjen e konferences nderqeveritare. Ky interpretim rridhte nga ecuria logjike e gjërave. Ishte në zgrip plotësimi i kërkesave. Nuk mbante më. Eshtë krejt anormale që progresi i vendit, e ardhmja e tij në rrugën integruese të vazhdonte të mbahej peng. Dje i gjithë vendi mori një lajm shume të mirë! Gjykata Kushtetuese u plotësua me anëtarin e 6-të të saj. Pas betimit të Zotit Kalo tek Presidenti, Gjykata Kushtetuese bëhet plotësisht funksionale.

Si Kryenegociator për aderimin e Shqipërisë në BE ndjehem mjaft i gëzuar për këtë akt. E di mirë sesa peshë dhe intensitet kishte plotësimi i kësaj pike! Përshëndes vendimin e KED-se dhe dekretimin e Presidentit të Republikës për anëtarin e 6-të të Gjykatës Kushtetuese, Zotit Perparim Kalo. Ai është jurist/avokat i njohur, me emër të respektuar brenda dhe jashtë vendit, me përvojë të gjatë. Me këtë emërim, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale, ka kuorumin prej 6 anëtarësh të nevojshëm për të kryer gjithë funksionet e saj.

Kishin mbetur vetëm dy emërime në Gjykatën Kushtetuese për të arritur kuorumin. Bashkëbiseduesit e shumtë nga BE dhe vendet anëtare që kam takuar, kanë përsëritur si refren plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese si një nga kërkesat kyc për hapjen formale teknike të negociatatave, uljen në tryezë, përmes Konferencës të 1-rë Nderqeveritare.

Sot kjo është realitet. Gjithë kërkesat e Konkluzioneve të Këshillit të Marsit 2020 janë plotësuar. Lajm mjaft i mire, bashkepunim pershendetes i KED, Presidentit dhe Parlamentit për marrjen e vendimit që të gjitheve i dhanë një lajm të madh – Gjykata Kushtetuese është funksioonale. Nuk ka tashmë asnjë kërkesë të paplotësuar, nuk ka arsye që të shtyhet më tej por te merret vendimi për mbajtjen e Konferencës të 1-rë Nderqeveritare. Shpresoj fort se ky vendim do merret deri në pranverën e vitit 2021.

Next Post
Miratohet me 96 vota anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Përparim Kalo betohet para Presidentit, Gjykata Kushtetuese zyrtarisht funksionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com