• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një qeveri ndryshe për një Shqipëri ndryshe

by Plator Nesturi
22/07/2021 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Një qeveri ndryshe për një Shqipëri ndryshe. Ky ishte thelbi i një interviste të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ceku ndërkohë dhe çështje të tjera si të politikës ashtu dhe për angazhimet konkrete në shndërrimin e mëtejshëm të Tiranës. Prej disa kohësh, kur kamerat dhe vemendja e oponionit publik ishin fokusuar në selinë blu, mbi qerthulllin e problematikave prej të cilave PD nuk po del dot, ish vërejtur se maxhoranca e kish përcjellë me shpërfillje rrëmujën e rizgjedhjes së Bashës si kryetar. Ndaj dalja e Veliajt, edhe si drejtues politik i PS për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit, dha disa piketa si për vizionin e PS për vështjen e bashkëpunimit me opozitën ashtu dhe për qeverisjen e ardhshme. Ndërsa shtatori afrohet dhe çështja e qeverisë mbetet më tërheqësja, Veliaj parasheh se Kryeministri Rama do të ndërtojë një qeverisje ndryshe, dhe të përbërë kryesisht nga të rinj. Jo më kot janë bërë seanca të shumta dëgjimore me të rinj të spikatur dhe prej të cilëve do përzgjidhen për tu dhënë një mundësi për aftësitë e tyre e për ti dhënë më dinamikë qeverisjes së vendit. E parë në këtë këndvështrim, mandati i ri duket si një sfidë më shumë për të projektuar ndryshe të ardhmen e vendit sesa si prelud lavdie për suksesin e mandatit të tretë. Administrata dhe reformimi i saj, hapja e PS ndaj të resë dhe modernes, dhe besimi për ti dhënë më përgjegjësi brezit që tashmë ka cekur suksesin dhe në shoqëritë perëndimore, japin një garanci efiçence jo vetëm për qeverisjen por dhe për suksesin e kësaj force politike dhe në të ardhmen.

Sidoqoftë, për Veliajn, Shqipëria ndryshe si vizion nuk mund të bëhet i plotë dhe pa opozitën. Ftesa që i është bërë PD është pikërisht për ti shërbyer kësaj rruge të ndryshme që duhet të ndjekë vendi, larg luftës shterpe politike dhe harxhimit të energjive për ti penguar çdo të kundërshtarit, edhe kur kjo i shërben vendit. Përzgjedhja e Presidentit të ri do ish një rast i mirë që vendoseshin kontaktet e bashkëpunimit me opozitën u shpreh Veliaj. Por kjo duket ende larg, pasi duket se ka një klimë mosbesimi në PD, qoftë edhe se në proceset që aty kanë nisur nuk duket se ka një ndarje nga e vjetra. Basha nuk arriti të ngrihej në pozitat e liderit, ndonëse mbeti sërish kryetar i PD, dhe të shfrytëzonte shpalljen Non Grata të Berishës, për të shpëtuar veten dhe PD nga influenca e tij./fjala.al

 

Next Post
FOTO/ George mbush 8 vjeç dhe fansat shohin te ai një ‘kopje’ të babait të tij

FOTO/ George mbush 8 vjeç dhe fansat shohin te ai një ‘kopje’ të babait të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com