Robert Elsie ka publikuar në faqen e tij një punim monografik të Eqrem Vlorës mbi historinë e sundimit Osman në Shqipëri.
Ai titullohet: “Kontribute për një histori të sundimit turk në Shqipëri” dhe Elsie e sjell në format PDF.
Punimi zgjerohet në 1200 faqe gjermanisht të shtypura në makinë, realizuar në vitet 1955-1956.
Elsie paralajmëron se vepra e pabotuar ka dobësi të dukshme, shënime me dorë, renditje jo të mirë, pra ajo nuk ka qenë gati për botim në kohën kur Vlora e bëri gati.
Megjithatë, Elsie tërheq vëmendjen te fakti se nuk ka punime të tilla në historiografinë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja, sot në Shqipëri dhe në Turqi “nuk ka historian me interesa studimore që të dijë të lexojë si shqipen ashtu edhe turqishten osmane”, raporton Respublica.
Një referencë e dobishme për punimin e gjatë të Vlorës, e jep profesori Armin Htzer nga universiteti i Bremen, të cilin Elsie e citon të plotë.
Vlerësimi ka rëndësi pse Hetzer e ka lexuar veprën, por edhe sepse ai udhëzon të tjerët që ta konsiderojnë atë një libër që duhet të shërbejë si metër për punime të këtij lloji në Shqipëri.