• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Një problem i vjetër dhe i ri

by S M
01/02/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Dikur problemi paraqitej ndryshe. Kreu i opozitës nuk ishte fare në sallën e Kuvendit. Ndodhej në bashki, e kjo e pengonte të ishte njëherësh edhe deputet. Sot, kur nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme kanë kaluar 19 muaj, Lulzim Basha ka një tjetër problem. Në fakt nuk është as problem i ri dhe as i panjohur: rivalitetin e paraardhësit.

Kush e pa degjenerimin e seancës së fundit të parlamentit në një lumë sharjesh e fyerjesh ku u përfshinë të gjithë, panë se përtej fjalëve të ndyra e akuzave të skajshme, ndodhi një fenomen që e kemi parë shpesh të konsumohet pas vitit 2013. Sa herë që Berisha ngre tonet në prezencë të kryetarit të Partisë Demokratike, ky i fundit futet në krizë. Më saktë, në krizën e heshtjes dhe të mpakjes. Kjo ndodhi e qartë si drita e diellit edhe të enjten e fundit, kur Rama e Berisha ju “futën” njëri-tjetrit me libër shtëpie, në një nga përplasjet më të shëmtuara të viteve të fundit. Të dy krerët në fjalë i ngacmuan grupet e deputetëve, të cilët nuk kursyen duartrokitjet, ndërkohë që shefi zyrtar i opozitës vështronte i heshtur dallgët e entusiazmit partiak.

Është folur e shkruar shumë për dualizmin në kokën e Partisë Demokratike pas vitit 2013. Shpesh kjo rrethanë është komentuar si më kryesorja në profilin e munguar të Lulzim Bashës. Dhe e gjitha kjo ka një arsye. Berisha dhe hija e tij e kanë shbalancuar, turbulluar dhe shkundur rregullisht formatin që Basha është munduar të krijojë me kalimin e viteve në poltronin që më parë i takoi për 22 vjet liderit historik. Natyrisht, siç u pa dhe të enjten, as Berisha s’e ka ndihmuar fare në këtë drejtim. Ai ka vazhduar të bëjë zhurmën e tij, duke i rënë “teneqeve” të rrjetit social, ka vijuar të mbajë fjalime të forta dhe plot kërcënime për qeverinë, duke e kushtëzuar qartë dhe drejtpërdrejt edhe sjelljen e Bashës.

Oktavat e zërit të Berishës, ato që ai thotë dhe bën, kanë qenë pasqyra me gropa ku Lulzim Basha ka parë profilin që duhej të ndiqte por që (për fat të mirë), s’e ka ndjekur dot deri tani. Çeshtje moshe, formimi dhe pamundësie për të prodhuar energjinë negative që Sali Berisha ka ditur të hedhë mbi kokat e shqiptarëve që nga dita e parë e tranzicionit shqiptar.

Sali Berisha vazhdon ta tërheqë PD drejt një të shkuare që sot, kur opozita ndodhet në vështirësi të dukshme, është edhe tunduese por edhe e rrezikshme. Tunduese, pasi Berisha reklamon jo pa të drejtë trashëgiminë e dikujt që e mbajti partinë e tij në pushtet për rreth një dekadë e gjysëm. Të rrezikshme, pasi stili politik i Sali Berishës përfaqëson gjithçka të rëndë, traumatike dhe arbitrare që tranzicioni i rezervoi shqiptarëve.

Duartrokitjet që Berisha mori të enjten në Kuvend, teksa shthurte gojën në mënyrën më të shëmtuar ndaj Edi Ramës dhe familjarëve të tij, janë një shuplakë direkte për liderin e heshtur Basha, i cili sa herë del në podium përpiqet të përdorë gjuhën dhe tonet e Berishës. Por që, siç e kemi parë tashmë, nuk i ka të vetat, nuk i shkojnë, sepse i rrinë si një kostum i marrë borxh.

Lulzim Basha mund të ketë shumë defekte, por ai nuk e pati kurrë aciditetin, negativitetin dhe egërsinë e gjuhës së Berishës. Edhe kur është përpjekur, ka tingëlluar fallco. Ka qenë vërtetë ministri i brendshëm i 21 janarit, por atë ngjarje e ka marrë përsipër të gjithën shefi i tij i vjetër, pa i lënë askujt rastin që të “mburret” më të vrarët në bulevard. Basha nuk e replikon dot Doktorin, ai vetëm e vuan hijen e tij. Nëse duhej një rast tjetër flagrant i këtij dyzimi, shihni seancën e fundit të parlamentit.

Next Post
FOTO / Banesa e rrallë në Berat, drejt restaurimit të plotë

FOTO / Banesa e rrallë në Berat, drejt restaurimit të plotë

Comments 1

  1. ppa says:
    8 years ago

    C’thua moj Kati…di te lexosh apo jo; tjeter analizon Minxhozi, tjeter kumbore i bie ti…!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

Tensionet në rritje, Moska hakmerret ndaj Berlinit, paralajmëron mbylljen e qendrave kulturore gjermane në Rusi!

September 3, 2026
Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

“Embargoja” e mishit nga Brazili, mbyllen porositë për sasitë e gjedhit dhe derrit, ngarkesat e fundit deri në dhjetor!

September 3, 2026
Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!

Zjarret në Lezhë dogjën banesa në Kalivaç dhe Zimaj, kryebashkiaku Ndreu: Situata po vihet nën kontroll!

September 3, 2026
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër -

“Më i dobët se kurrë”- Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran nuk është e pamundur!

September 3, 2026
“Epsteini” ynë

Protestuesit që vetëndihen në pushtet mbi Edi Ramën

September 3, 2026
Tragjedia në Nepal/ Mbi 900 viktima dhe 4 mijë të zhdukur, vijon “gara me kohën” për të mbijetuarit

Rëndohet bilanci i katastrofës nga përmbytjet në Nepal, shkon në 1259 numri i viktimave, mbi 5000 të zhdukur!

September 3, 2026
Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB

Vodafone Albania lidh me Wi-Fi falas 61 bashki, përmes projektit europian WiFi4WB

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Qeveria s’ka lidhje me çaktivizimin e rrjeteve sociale”- Rama: Turp grupit që përhap absurditete, duan t’i japin jetë revolucionit të shfryrë! Janë të njëjtat burime si…

September 3, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Zubin Potok, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë!

September 3, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca vijojnë përplasjen me Vetëvendosjen, Kuvendi mbetet i bllokuar!

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com