• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një pritje 40-vjeçare/ Qindra familje jetojnë ende në baraka pas tërmetit të Potencës

by Java News
17/09/2020 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një pjesë të madhe të qytetit italian të Potencës, koha ka ndalur.

Më 23 nëntor 1980, një tërmet bëri që qendra të tëra të banuara të shkatërroheshin, bashkë me humbjen e jetëve të 2 900 personave midis Irpinias dhe Bazilikatës, shkruan  për ”Corriere della Sera”-n gazetari i njohur, Claudio Del Frate.

Ndërsa afrohet përvjetori i dyzetë i kësaj tragjedie, 350 familje në Bukaleto në qytetin e Potenës janë ende duke jetuar në ndërtesat e parafabrikuara, që ishin ndërtuar përkohësisht për të siguruar strehim për ata që mbetën të pastrehë.

Pavarësisht nga koha që ka kaluar, përkundër miliarda eurove të dhëna, banorët janë ende në baraka.

Viti 2020 dukej si një mundësi e mirë për të rindërtuar zonën, por Covid-19 i bllokoi sërish gjërat.

“Është turpi i fundit i atij tërmeti”, shprehet i hidhëruar Rocco Quaratino, president i shoqatës “Città bella”, i cili për vite me radhë është në krye të rikthimit të dinjitetit të zonës së Bukaletos.

Me qëllimet më të mira

Ashtu si shumë eksperimente të planifikimit urban, edhe Bukaleto kishte lindur si lagje, me synimet më të mira: do të bëhej një lloj kampusi universitar, një simbol model i një lagjeje të rilindur, por ndërkohë ishte e nevojshme të mendohej menjëherë për shumë familje që kishin parë shtëpinë e tyre të shkërmoqeshin nën lëkundjet e tokës me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter.

Kështu midis viteve 1981 dhe 1982 këto modele banesash prej druri dhe betoni u ndërtuan në periferi të qytetit të Potencës.

“Ne po flasim për shtëpi të vogla me përmasa 40 dhe 70 metra katrorë, me çati fillimisht eterniti. Ato u përdorën për t’u dhënë strehim familjeve të mbetura në rrugë. Familja ime gjithashtu jetoi në një nga ato shtëpi për një kohë të shkurtër’’, kujton Rocco Quaratino, i cili ishte në kohën e tërmetit ishte 13 vjeç dhe sot është 53 vjeç.

Të sistemuarit dhe ardhjet e reja

Jo të gjitha familjet e Bukaleto kanë pasur fatin të sistemohen, pasi 350 prej tyre janë ende atje në ndërtesat e parafabrikuara pavarësisht, 66 miliardë eurove të alokuara gjatë gjithë vitit 2010.

Jo të gjithë banorët e lagjes janë ”viktima” të vërteta të tërmetit të vitit 1980. Janë vetëm rreth 15% e tyre. Të tjerët janë për shembull fëmijë ose të afërm të qiramarrësve që u vendosën në ato baraka. Këto baraka shërbyen më pas për të përballuar emergjencat e tjera të strehimit dhe kështu mbërritën persona me probleme sociale ose migrantë.

Secili prej tyre i paguan bashkisë një tarifë mujore midis 50 dhe 100 euro në muaj. Ndërhyrjet e mirëmbajtjes gjatë viteve kanë qenë minimale. Çatitë prej eternitit kanë kanë qenë shkaktare që shumë njerëz të vdesin nga tumoret e mushkërive në Bukaleto.

Një pritje 40-vjeçare

”Fakti që për 40 vjet askush nuk ishte në gjendje të shkatërronte ndërtesat e parafabrikuara dhe t’i zëvendësonte ato me një strehim të vërtetë është një mister. Nuk ishte problem i parave, pasi u shtuan edhe 38 milionë euro, të vendosura në dispozicion të qarkut të Bazilikatës nga ligji për rizhvillimin e periferive”, shtoi Quaratino.

Qarku i Bazilikatës gjithashtu ka ndarë 15 milionë euro për të ndërtuar 150 banesa. Dukej koha e duhur, mungonte vetëm studimi gjeologjik mbi tokën në të cilën do të gërmoheshin themelet, por mbërriti pandemia dhe pritja për qiramarrësit e ndërtesave të parafabrikuara është zgjatur më tej.

“Por, sigurisht që nuk është çështje parash, por vullneti politik. Të gjitha administratat që morën drejtimin e qytetit, të djathta apo të majta, përdorën këtë vend për premtimet e tyre elektorale, por lanë gjithçka ashtu siç është. Por, ne nuk dorëzohemi. Jemi të zemëruar, por në të njëjtën kohë të vëmendshëm ndaj asaj që mund të ndodhë”, thekson  i indinjuar Quarantino.

g.kosovari

Next Post
Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD

"Krime mjedisore dhe korrupsion", PD padit në SPAK, Blendi Klosin dhe Tërmet Peçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In