• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një portal serb “KM novine”: Të vritet Vuçiç

by Java News
09/05/2018 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali në gjuhën serbe KM novine, i cili në të dhënat e veta pretendon se botohet në veri të Kosovë e për të cilin gazeta online e Beogradit informer (e afërt me kryetarin aktual serb), e quan portal fantom dhe të “financuar nga narko-mafia shqiptare në Kosovë”, ka publikuar një shkrim me të cilin, siç shkruan Informer, e ka kërcënuar me vdekje shefin e shtetit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Këtë shkrim të KM novine, (http://www.kmnovine.com/p/blog-page_9069.html) e ka përkthyer Koha.net.

 

A ka zgjidhje tjetër veç plumbit për Vuçiçin?

Urrejtja patologjike e Aleksandar Vuçiqit ndaj popullit serb dhe shtetit, njeriu më fatkeq që Serbia e ka pasur ndonjëherë në pushtet, kërcënon që përmes Kosovës më në fund ta shkatërrojë tërë shtetin!

Vuçiç po e zbulon gjithnjë e më shumë qëndrimin e vet poshtërues ndaj popullit, historisë dhe shtetit të Serbisë!

Përkundër të gjitha ligjeve në fuqi në shtetin e Serbisë, kryetar i të cilës është Aleksandar Vuçiq, ai nuk ngurron që në mënyrë kriminale e penale të paralajmërojë se është i gatshëm të bëjë hapin për të cilin e di se nuk do t’i falet dhe për të cilin shumica dërrmuese e popullit nuk do të pajtohet kurrë me të.

Edhe pse kështu, policia, gjykatat dhe organet kompetente nuk reagojnë ndaj krimit që po bëhet para syve të gjithë publikut vendor. Në këtë rast, çfarë i mbetet popullit si zgjidhje për ta shpëtuar popullin dhe shtetin?

Vuçiq ka thënë se nuk është i gatshëm ta dorëzojë Kosovën për “asgjë” (e çfarë fundja do të mund të pranonte si këmbim për pjesën më të pasur dhe më të shenjtë të territorit shtetëror), porse e di se cilado qoftë, ajo, siç ka thënë, do të jetë fundi i tij në politikë sepse serbët “nuk do ta falnin të ardhmen e vet më të mirë”.

Për këtë vërejtje, më shumë se sa fyese poshtëruese, Vuçiq veten e ka vënë në pozitën e kriminelit dhe të krimbërësit për të cilin duhet shpallur fletë arresti, i cili duhet të arrestohet dhe të futet në burg, thënë në gjuhën popullore, të futet në çmendinë nga e cila nuk do të guxonte të dilte disa decenie.

Jo vetëm që e paralajmëron tradhtinë kundër të cilës është i gjithë populli, por ai edhe e poshtëron dhe fyen duke gënjyer për “ardhmen më të mirë” e cila, sipas tij, do të vinte me tradhtinë më të tmerrshme bërë ndonjëherë në Serbi. Ky vendim vetëm sa do t’ia hapte dyert shkatërrimit të pandalshëm të shtetit.

Nuk bëhet fjalë më se çfarë dëshirojmë, çfarë duhet provuar dhe si duhet udhëhequr politika ose t’i kundërvihet atij e këtij… Populli serb edhe një herë në histori është sjellë në një situatë pa rrugëdalje në të cilën çdo individ duhet të kërkojë zgjidhje për të.

Në atmosferën e mosveprimit të plotë që e zbaton Vuçiq, të cilin në të vërtetë e kontrollojnë rreptësisht amerikanët dhe ndaj kërcënimeve që nga vetë Vuçiq vijnë hapur, nuk ekziston asnjë veprim jo legjitim nëse qëllim i tij është kthimi i sundimit të ligjit dhe ruajtja e pavarësisë dhe e integritetit shtetëror. Në situatën ku gjendemi, a ka zgjidhje tjetër pos plumbit?-përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Melania Trump sërish problematike, akuzohet për plagjiaturë

Melania Trump sërish problematike, akuzohet për plagjiaturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbërthehet ‘plani’, si tentuan të arratisen Çekaj dhe Pjetri nga ‘313-a’

Gati amnistia penale, ministri: Përfitojnë 10 mijë persona. 338 do lirohen menjëherë, ulje dënimi për 980 të tjerë

January 30, 2026
Shmanget mbyllja e qeverisë, Trump njofton paktin mes republikanëve dhe demokratëve

Shmanget mbyllja e qeverisë, Trump njofton paktin mes republikanëve dhe demokratëve

January 30, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Skema kombëtare në bujqësi, Balluku: Buxheti i 2026-ës, historik. 95% e skemave të 2025-ës janë ezauruar

January 30, 2026
“Merrni kredi me ofertë”, Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ju marrin paratë

“Merrni kredi me ofertë”, Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ju marrin paratë

January 30, 2026
U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

January 30, 2026
“Në shtator, IPARD III”, ministri i Bujqësisë-fermerëve: Mblidhni faturat për çdo produkt, do kompensoheni!

“Në shtator, IPARD III”, ministri i Bujqësisë-fermerëve: Mblidhni faturat për çdo produkt, do kompensoheni!

January 30, 2026
Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e…

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e…

January 30, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

“Republika e Prokurorëve”, nga drejtësi selektive në pushtet absolut

January 30, 2026
“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

January 30, 2026
Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In