• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një politikan dyshohet se në 2013 ka pastruar paratë përmes një familjari të tij

by Java News
04/04/2017 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka hetuar dhe ka dërguar në Polici e Prokurori,  rastin e një politikani i cili fshihet pas një familjari 26 vjeçar.

I riu që Drejtoria e Pastrimit të Parave e identifikon si shtetasi “A”, në një periudhë të shkurtër kohore, gjatë vitit 2013, ka lidhur 4 kontrata për marrje hua të një shume totale prej 110 mijë euro, nga 4 shtetas të ndryshëm shqiptarë.

Shtetasi “A” së bashku me vëllain e tij shtetasin “B”, kanë regjistruar në maj të vitit 2011 një shoqëri tregtare, konkretisht shoqërinë “L” shpk, e cila ka objekt veprimtarie “dhënie me qira të automjeteve”.

Pak ditë pasi është regjistruar, kjo shoqëri ka lidhur një kontratë financim qiraje në shumën 130 mijë  euro “për blerje automjetesh”, nga të cilat 90 mijë euro janë financuar nga një kompani leasing dhe diferenca (rreth 40 mijë euro) është paguar nga vetë shoqëria nëpërmjet një depozitimi CASH të kryer nga njëri prej ortakëve – shtetasi “A”.

Pjesa tjetër e mbetur e shumës së marrë (90 mijë EUR), nëpërmjet kontratës së financim qiraje nga shoqëria “L” shpk është shlyer brenda një periudhe 1-vjeçare nëpërmjet depozitimeve me para në dorë nga shtetasi “A” (aksioneri i saj), por edhe nga një shtetase tjetër, punonjëse e shoqërisë nga e cila shtetasi “A” ka marrë një nga huatë e sipërpërmendura.

Në raportin për vitin 2016, Drejtoria e Pastrimit të Parave cilëson blerjen e pasurive të paluajtshme si një prej rrugëve kryesore që përdoren për futjen në qarkullim të parave të pista.

Sipas saj, në vitin 2016 janë konstatuar 315 blerje pronash pa treguar burimin e fondeve. Ndërkohë që ajo rendit edhe disa prej skemave kryesore të pastrimit të parave: Transaksione biznesi të kryera CASH në vlera të larta; Blerje pasurie të paluajtshme në vlerë të lartë nëpërmjet ankandit; Qarkullim i dyshimtë i shumave të larta në sistemin bankar; Qarkullim i shumave të larta në llogari nëpërmjet transfertave bankare; deri manipulimi i aksionerëve në sipërmarrje të ndryshme.

Next Post
Frika nga triumfi i ekstremistëve, kandidati i qendrës mbështet të pavarurin Macron

Macron favorit në zgjedhjet presidenciale në Francë, Evropa merr frymë më lirshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In