Forcat e Sigurisë në Turqi kanë identifikuar vrasësin e Ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.
Siç raporton Reuters, ai ka qenë punonjës policie dhe ka shërbyer në kryeqytetin turk, Ankara.
Autori ëhstë identifikuar dhe bëhet fjalë për 22-vjeçarin Mevlut Mert Altintas.
Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, ka ndërruar jetë pas sulmit të sotëm në një galeri arti në kryeqytetin turk.
Disa persona raportohet se janë lënduar nga sulmi, një ditë pas protestave në Turqi për intervenimin e Rusisë në Siri.
Mësohet se autori i atentatit është vrarë./a.m.