• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një plan i dështuar për të futur adoleshentët shqiptarë në “karantinë”

by Mero Baze
20/11/2024 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një histeri deri diku e kuptueshme për masat që duhet të merren pas vrasjes së tmerrshme të një adoleshenti në Tiranë nga shokët e tij me thikë. Secili ka një mendim, dhe të gjithë e kanë gjetur zgjidhjen: ta zgjidhë qeveria. Edhe qeveria, nga ana e saj, bën sikur po mendon për zgjidhjen dhe deklaron se do të mbyllë TikTok-un dhe Snapchat-in.

Kjo është thjesht histeri e një shoqërie që nuk pranon të shohë të vërtetën në sy, dhe një qeverie po ashtu si shoqeria.

Së pari, duhet të pranojmë se adoleshenca është një periudhë e rrezikshme, pavarësisht kohës, epokës apo vendit. Në SHBA, një nga vendet më demokratike dhe më të sigurt në botë, adoleshentë me devijime psikike kryejnë masakra duke hapur zjarr mbi shokët e tyre të klasës. Edhe në Evropë, ku siguria e shkollave është më e madhe, krimet midis të rinjve nuk mungojnë.

Së dyti, lufta ndaj rrjeteve sociale që propozohet si zgjidhje është një betejë e humbur. Po, rrjetet sociale mund të rrisin mundësinë për komunikim agresiv, por dhuna nuk fillon dhe nuk përfundon me to. Në epokën kur unë isha fëmijë, ishte heroizëm të kapje valët e RAI-t apo të ERT-së greke. Sot, mbyllja e TikTok-ut do të kthehej në një “sport” për të rinjtë që kërkojnë rrugë alternative për t’u lidhur.

Për më tepër, si mund të kërkojmë nga një fëmijë të largohet nga rrjetet sociale, kur prindërit e tij qëndrojnë gjithë ditën në Facebook apo Instagram? Kjo është hipokrizi. Është si të bërtasë një baba që kalon gjithë kohën në kazino, për t’i thënë të birit të mos bëhet bixhozçi.

Së treti, nostalgjia për kohët kur luanim futboll me top lecke apo hanim bukë me sheqer është thjesht një kujtim i bukur i fëmijërisë sonë, por nuk ofron zgjidhje për problemet e sotme. Nuk mund të rikthejmë komunizmin apo varfërinë si një mënyrë për të “ndëshkuar” adoleshentët e sotëm.

Zgjidhja nuk është një recetë e vetme, por një proces i gjatë që kërkon një arsim të shëndoshë, shkolla të disiplinuara dhe cilësore, si dhe familje të përgjegjshme.

Ne jetojmë në një shoqëri të hapur ku paraja dhe fitimi janë qëllimi kryesor. Intektualët dhe shkencëtarët shpesh shihen si “njerëz pa vlerë”, ndërsa personazhet boshe të ekranit glorifikohen.

Në ekranet tona, të rriturit që duhet të jenë model për fëmijët, shahen e kërcënohen me njëri-tjetrin në Parlament, djegin karrige dhe hedhin bojë në fytyrën e kolegëve. Dhe ne presim që fëmijët të mos konfliktohen për problemet e moshës së tyre?

Mos pretendoni se mund të shpëtojmë adoleshentët me plane “historike”. Në vend të kësaj, secili prej nesh duhet të përpiqet të bëhet më i mirë: një prind më i mirë, një mësues më i mirë, një qytetar më i përgjegjshëm. Ndryshimi fillon nga vetja.

Kjo është një betejë e gjatë dhe nuk ka fitues të menjëhershëm. Por nëse duam adoleshentë më të mirë, duhet të përpiqemi të bëhemi një shoqëri më e mirë.

Dhe mbi të gjitha, duhet të ndalojmë së qeni histerikë dhe të mos bëjmë tragjedinë tonë model për adoleshentë të tjerë, që tu duket kjo vrasje, si triumf i tyre mbi shoqërinë . Heshtja dhe reflektimi janë më të fuqishme se ulërimat primitive.

Next Post
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Insidor Rexhepi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Antikorrupsionit

Comments 2

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Bllokimi i Tok tokut është një mundësi parandaluese. Më pas edhe mundësitë e tua janë një hap drejt minimizimit të vrasjeve dhe dhunës në familje , shkollë, shoqëri.
    Por le të hidhet hapi i mbylljes. Tuk Tokio nuk ka fare vlerë komunikimi.

    Reply
  2. Beni says:
    2 years ago

    Dhuna gjenerohet nga parlamenti, nga kati i tete, nga politika, nga televizionet, nga gazetat, nga portalet . Cili televizion ne Shqiperi jep nje emision edukativ me ndikim kombetar . Jane te rralla emisionet edukuese ku promovohet e mira, e bukura, edukata, respekti i ndersjellte. Brezi i pas viteve 90 nuk i njeh fjalet magjike, ju lutem apo faleminderit apo me fal .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

Nga kabllot në ajër, te kryebashkiakët “që mungojnë”, Rama me mesazhe të forta për qytetet

June 24, 2026
Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Transformimi urban, Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

June 24, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

CEZ-DIA, avokati i Metës kërkon papërdorshmërinë e provave: Akuza është e motivuar politikisht

June 24, 2026
Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

Mbetet në burg vrasësi i fqinjit në Rrogozhinë: Kam qenë unë viktima, kam mbrojtur veten…

June 24, 2026
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, Merz mbështet reformën historike

June 24, 2026
24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

24 ditë protesta, Rama mobilizon PS-në dhe ministrat, kërkon prezencë të shtuar në terren dhe…

June 24, 2026
Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

June 24, 2026
Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

Brenda mendjes së Putinit, pse ai nuk flet kurrë për humbje

June 24, 2026
Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të Vlorës, punimet mbeten të bllokuara

June 24, 2026
“Kam qenë veç te dyqani i Celtic”, Meta kundërshton akuzat e prokurorisë: Nuk jam marrë kurrë me shpenzimet familjare

Gjyqi në themel, avokati i Kryemadhit refuzon t’i kontrollojnë çantën, mbetet jashtë seancës

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In