• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një person me bombë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe stafi mbyllen brenda

by Java News
28/03/2017 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë është rrethuar nga forca të shumta sigurie gjatë mëngjesit të kësaj të marte, pasi një person dyshohej se kishte në zotërim një bombë, në kohën kur presidenti Donald Trump gjendej brenda saj.

Raportuesit e medieve u mbyllën në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zona “North Lawn” u spastrua urgjentisht në mënyrë që snajperët të mund të mbërrinin shpejt dhe të kishin pamje të qartë përreth vendngjarjes.

Shërbimet sekrete amerikane konfirmuan përpara orës 11 të mesditës, me orën lokale, se po hetonin mbi një pako të dyshimtë pranë kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.

Trey Yingst, gazetar i “One America News Network”, shkroi në “Twitter” se një agjent i shërbimeve sekrete i kishte thënë se shkaku i mbylljes së Shtëpisë së Bardhë ishte një person mashkull që i ishte afruar ndërtesës dhe pretendonte se kishte një bombë me vete. Agjenti kishte thënë më tej se agresori ishte arrestuar, ndërsa më pas u mësua se ndaj tij kishte edhe një fletarresti.

Presidenti Trump ishte duke shkruar “cicërimat” e radhës mbi “dështimin” e “New York Times”, në vazhdën e sulmeve ndaj medieve, gjatë momentit që ndodhi ngjarja. Shërbimet sekrete kanë përdorur një robot për çaktivizimin e bombave, në mënyrë që të shohin se çfarë përmbante pakoja e dyshimtë.

Sipas gazetarit Yingst, i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë ishte udhëzuar të futej në vendstrehime të sigurta. Ngjarja u raportua fillimisht rreth orës 10:25 të mëngjesit.

Disa raportues që kishin mbërritur në Shtëpinë e Bardhë pak orë përpara seancës së përditshme informuese, u panë teksa kalonin kohën në telefonat e tyre në pritje që “shtetrrethimi” të përfundonte. Ngjarja në Uashington vjen vetëm një javë pasi një grua u përpoq të kalonte gardhin e Shtëpisë së Bardhë, por e penguan lidhëset e këpucëve, sikurse edhe pas sulmit ndaj Parlamentit britanik të javës së kaluar.

a.ç

Next Post
Edhe Britania si SHBA, paralajmëron ndalimin e emigrantëve nga BE

Divorci plot telashe i Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In