Një burrë i moshuar humbi jetën këtë të hënë në Durrës. Policia bën me dije se dyshohet që ai të jetë mbytur duke u larë në det.
I moshuari u dërgua për ndihmë në spitalin e qytetit, por mjekët thanë se ai kishte mbërritur pa shenja jete.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari