• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ‘përshesh’ alias Sali në strehën e Enverit

by Frrok Çupi
03/12/2021 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Liljana i kishte shumë për qejf tropojanët e Tiranës gjatë asaj periudhe; aq sa edhe Sokolin e kishte bërë njëfarë maxhordomi për ta. Nuk u kuptua kurrë qartë pse: A i mungonte njeriu i Alpeve që nga momenti kur Vita- e ëma, i kishte folur për ata burra shtatlartë të Tropojës?, apo ajo thjesht luante me ta si ‘Zonja me kone’?. Liljana ishte gruaja më ledhatare e Tiranës në atë kohë. Më vonë u lidh miqësisht shumë ngushtë me Arshin Xhezon- kryeredaktor i Zërit të Popullit, një njeri i verdhë në fytyrë, i cili nuk e duroi ardhjen e demokracisë dhe vrau veten dy herë, por mbijetoi… Por deri atëherë kishte udhëtuar në Tropojë e kishte lidhur miqësi shumë të fortë me tropojanët e Tiranës. ‘Si e kemi shokun Enver?’, e pyesnin në rrugët e qytetit dhe ajo ndihej sa vetë Enveri.

Lidhja shumë e ngushtë e Liljanës dhe Sokolit ka qenë shpëtimtare për Saliun, aty pas vitit 1981, kur Sali Berisha u vu në pozitën më të rrezikshme të jetës së tij në Bllok. Në Bllokun e Politbyrosë ai e kishte futur këmbën falë një tropojani tjetër, dr. Dine Abazi, që vuri peng besimin e tij para udhëheqjes për ta pranuar edhe dr. Berishën në punët e Bllokut.  Më vonë dr. Dine Abazi, sa dëgjonte emrin e Saliut bëhej keq e turfullonte si para një përbindëshi; Saliu ia kishte punuar, i kishte zënë vendin dhe i kishte thurur njëmijë intriga. Edhe pasi ‘erdhi demokracia’, Saliu vazhdoi ta provokonte bashkëfshatarin e tij, shokun e klasës e të bankës dhe njeriun që e futi në Bllok. Një ditë, kur Saliu tashmë kishte makinë (sepse e vunë ‘në krye të demokracisë’), e shikon Dinen në rrugë dhe urdhëron shoferin t’i ndalojë para këmbëve. Ndalon, hap xhamin e makinës, ngre dy gishtat dhe gati ia fut në sy Dines. Dr. Dine ngre çantën që mbante në dorë dhe ia përplas në fytyrë me sa kishte fuqi. Truproja e Berishës, më vonë tha se ‘Dine Abazi kishte pistoletë’, por kjo nuk ishte e vërtetë…

Në momentin kur Saliu ndihej ‘para ferrit’ të një skandali në bllok, në atë moment i doli Liljana që e mbajti ‘në duar të zotit’. Ishte vitit 1981, Kongresi i tetë i Partisë së Punës. Prej kohësh udhëheqja e lartë e kishte ‘fryrë’ imazhin e  Berishës; e kishin vënë në tribuna të larta në radhën pas Enver Hoxhës duke  rritur edhe kureshtjen e njerëzve ‘cili është ky i riu?’. Ne gazetarët, dhe të tjerë rrotull, kishim marrë vesh se në Kongres Sali Berisha do të zgjidhej kandidat i Byrosë Politike të Partisë. Kjo ishte aq e vërtetë saqë skandali në sallën e Operas, ku mbahej Kongresi, i nxori të gjitha në shesh:

Ishin orët e fundit, pak para se në tribunën e Kongresit të shpalleshin emrat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe të Komitetit Qendror, ku ndodhej edhe emri i Saliut. Dikush i afrohet tribunës dhe nga pas perdes i bën një shenjë Kadri Hazbiut, ministër i Brendshëm. Ishte funksionar nga Ministria e Hazbiut.

-Ka një informacion shumë urgjent, shoku Kadri- tha i ardhuri dhe e tërhoqi ministrin në një dëshmi, teksa po i merrej fryma.

E gjitha ishte rreth Sali Berishës. Në Ministrinë e Brendshme, me rastin e zgjedhjes së Saliut në Byronë Politike, ishte zgjuar dosja e Sigurimit; fashikujt rreth nënës së gruas së Saliut, Milica. Ajo ishte me origjinë serbe; familja e saj kishte qenë aktive në shërbimet sekrete serbe.

Ky ishte informacioni. Por nuk kishte kohë, lista po shpallej; duhej njoftuar Enver Hoxha. Enveri tha se duhej hequr emri, ‘të zëvendësohet me një tropojan tjetër’. Atëherë Ramiz Alia shpejtoi dhe propozoi emrin e Mehmetit, gazetar në Zërin e Popullit. Mehmetit,, teksa ndiqte punimet e Kongresit si kronikan i gazetës,  i vjen dikush ‘nga aparati’ dhe i thotë se ‘e kërkonte Ramizi’. E pastaj dëgjoi emrin e tij nga tribuna dhe u zgjodh sekretar i Parë i Rinisë.

Që në atë moment Saliu u bë një ‘rrodhe’ e një tropojani tjetër. Por ‘ferri’ mbetej në bllok. Tani që e mori vesh udhëheqja për lidhjen me Serbinë dhe shërbimet e fshehta, Saliu mund të fluturonte keq. Por Saliu nuk fluturoi kurrë; ai shkeli me këmbë mbi fatet e vendit e të popullit, ia nxiu jetën njeriut, përdori armët e mashtrimit, të gënjeshtrës, të shpifjes, të intrigës, të vrasjes dhe vjedhjes, për të bërë më të keqen. Por kurrë nuk fluturoi e nuk u largua.

… Kësaj here, pas Kongresit të Tetë, lidhjen me bllokun e mbajti përmes Liljanës, Sokolit dhe Mehmetit. Liljana kishte fuqi të mëdha marramendjeje për vjehrrin e saj, Enverin. Por edhe Enveri vetë dhe regjimi i tij, po fundoseshin përditë në duar degradimit. ‘Spiranca’ e vërtetë e Saliut dhe e djemve tropojanë të Tiranës u bë Enveri, edhe pse Liljana e fillimit vinte aty rrotull strehës së Enverit, pa pushim. Saliu mbeti mjek i bllokut, në shtëpinë e Enverit kishte shpirtin, aty bënte fotografi, lëvdata, rapsodi, dhurata dhe miqësi të afërt. Saliu u kthye në njëfarë ‘Liljana’ në atë strehë; si Saliu edhe Liljana ishin nuse të ardhura në strehën e Enverit.

Por çfarë po ndodhte realisht?

Pse po vazhdonte të mbahej në Bllok Saliu, një dhëndër serb? Pse nuk po shpallej edhe ky ‘armik i futur nga shërbimi sekret serb’, siç ishin shpallur të tjerë më parë? Nga cila anë ishte drejtimi i ‘oksigjenit’ për Berishën?, Oksigjeni vinte nga shërbimi sekret serb ku kishin shërbyer familjarët e Berishës drejt Bllokut? Apo nga blloku i Tiranës drejt Beogradit? Apo Liljana dhe djemtë e Tropojës në Tiranë kishin aq shumë fuqi sa të bënin zëro një histori të tërë të PPSH me ‘spiunët e UDB’? Si u vu ky njeri në krye të Partisë Demokratike? Si nuk i tha njeri ‘ndal’ në veprat e tij anti- kombëtare të shkatërrimit të vendit?

… Sa shumë dilema e pikëpyetje varen mbi këtë fat të ndyrë që na solli lidhja e Berishës me Enverin e me të tjerë të neveritshëm…

( Nga libri në proces ‘Trapi i Vjetër’)

Next Post
Veliaj: Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhen këtë dielë fitojmë 4 nga 6 bashki

Veliaj: Nëse zgjedhjet lokale të pjesshme bëhen këtë dielë fitojmë 4 nga 6 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com