• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje e detyruar për akademikun Rexhep Qosja

by Mentor Kikia
19/12/2018 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia/

I nderuar Profesor Qosja!

Ndjehem ngushtë t’ju shkruaj, pasi deri tani vetëm Ju kam lexuar. Por më besoni, ndjej detyrim ta bëj!

E lexova disa herë letrën Tuaj për studentët shqiptarë, për të qenë i sigurtë që nuk kam keqkuptuar asgjë.

Thelbi i saj është këshilla që studentët të pranojnë dialogun me shtetin (qeverinë d.m.th) dhe të mos bëhen vegla të partive politike. Duke kujtuar se gjithçka kemi bërë në këtë vend (d.m.th ne, prindërit e tyre) e kemi bërë për ta. Dhe ata do të duhet ta marrin këtë vend, e ta çojnë më përpara.

I nderuar Profesor!

Ata studentë janë aty vërtet për kërkesa me karakter ekonomik dhe kërkesa të tjera për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Por dijeni se ajo revoltë nuk shpërtheu vetëm për çështje tarifash. Ose, të paktën, nuk po mbahet gjallë vetëm për to. Ajo ishte mllefi i një gjenerate që ka provuar të mashtrohet e vidhet që kur ka lindur, sepse ka mësuar se babai ka paguar rryshfet edhe tek mjeku që e nxorri nga barku i nënës. Eshtë mllefi i fëmijëve të prindërve të vjedhur e të mashtruar. Eshtë mllefi i qytetarëve të rinj, që tani e dinë që kasta politike për më shumë se një çerekshekulli me radhë, e ka shndërruar Shqipërinë e tyre në çiflik, ku 5-6 “bejlerë” kontrollojnë gjithë pasurinë kombëtare. Kjo në fakt është edhe Shqipëria që ne u kemi lënë atyre, më e keqë nga ajo që na lanë prindërit neve, sepse ne u kemi shkatërruar pyjet, bregdetin, lumenjtë, parqet natyrore, u kemi zhvatur pasuritë natyrore, duke ua dhuruar “bejlerëve” koncensionarë. Ata nuk dinë ku dreqin ta çojnë këtë Shqipëri tani, ndaj dhe po zgjedhin të ikin vetë.

Ata e dinë tashmë se këtu shumë ligje bëhen posaçërisht për të ligjëruar zhvatjet e kastës politiko-financiare. Ata e dinë tashmë se kasta i vjedh dhe me paratë që vjedh ajo blen edhe votën e tyre dhe riciklon pushtetin.

Nëse nuk e dini Profesor, “shkolla” që po lulëzon më shumë tani në Shqipëri janë kurset e gjuhës gjermane. Sepse shumica e të rinjve kanë vetëm një qëllim. Të arsimohen sa të munden dhe të ikin.

Ata studentë janë aty në përpjekje për të shkundur nga letargjia e frikës prindërit e tyre, që janë strukur nga presioni e kërcënimi i vazhdueshëm me vendin e punës dhe bukën e gojës.

Ata janë aty për të promovuar pushtetin e protestës qytetare. Ju e dini Profesor, se shoqëritë që nuk ngrejnë kokë janë të destinuara të zhyten në diktatura, pavarësisht formës. Dhe Shqipëria është sot nën një diktaturë shumë të egër. Eshtë nën diktaturën e korrupsionit të ligjëruar dhe oligarkisë ekonomike më brutale në Evropë.

Ju i këshilloni që ata të mos bëjnë lojën e partive. Por ata i grisën flamujt e të gjitha partive. Ata i kanë refuzuar në mënyrë kategorike të gjitha partitë. Sepse ata nuk kanë besim më tek asnjë parti, sepse të gjitha partitë janë shkaktare të vrasjes së shpresës së tyre. Dhe këto radhë nuk janë një hartim patetik, por një realitet i dhimbshëm këtu në Shqipëri.

Ndaj dhe ne pëpiqemi që ata djem e vajza t’i inkurajojmë. Jo se do të bëjnë ndonjë revolucion, por edhe sikur të mos kenë shumë të drejtë, ani, le të bërtasin, sa të na nxjerrin frikën të gjithëve. Le të bërtasin, se asnjë demokracie nuk i vjen gjë e keqe nga protesta qytetare. Përkundrazi!

Ne nuk kemi vetëm një klasë politike të degraduar Profesor. Ne nuk kemi fare tashmë një elitë intelektuale, që në momente të caktuara, kur shoqëria përpëlitet si lepuri në çark e nuk di nga të marrë, të thotë fjalën e saj për ta drejtuar.

Profesor, të jesh në anën e pushtetit është komoditet i madh. Dhe këtu ky është një sport i preferuar ndër intelektualët në Tiranë. Por figurat e kombit duhet të jenë gjithnjë në anën e popullit, për të merituar të quhen të tilla.

Unë nuk marr përsipër t’i këshilloj studentët, nëse duhet të bëjnë apo jo dialog, pasi ata janë të vetëdijshëm për ta marrë vetë një vendim. Dhe mbi të gjitha, unë mendoj se kjo është gjëja më pak e rëndësishme në atë që po ndodh në Tiranë.

Së fundmi, Profesor! Kombi ynë nuk e ka luksin që përsonalitete si Ju, të cilët i shikojmë si të jenë mbi re, befas t’i shfaqen në tokë në të njëjtin batak me ca rreperë që i këndojnë “të bardhës” dhe të “kuqes”.

Qëndroni atje “lart” se na duheni!

Me konsideratë!

Next Post
Duka s’paraqitet në seancë, Gjykata mbyll padinë ndaj Braçes

Duka s’paraqitet në seancë, Gjykata mbyll padinë ndaj Braçes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

E enjta premton mot të mirë, dielli dominon në gjithë vendin, vranësirat do jenë kalimtare

December 11, 2025
Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

Sot, seancë maratonë në Kuvend: Nga interpelanca me Ramën, te zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe raporti i ODIHR

December 11, 2025
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

December 11, 2025
Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In