• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përfundim zgjedhor: Standardet sërish janë prekur!

by Ben Andoni
23/06/2017 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një thirrje e përsëritur e kryetarit aktual të KQZ-së ndaj partive kryesore që të paraqesin në afatet e duhura komisionerët, nuk ka marrë përgjigje, të paktën deri 48 orë para votimeve të 25 qershorit. Neglizhencë apo mospërfillje?! Frikë e ka etiketuar KQZ-ja me gojën e primatit të vet, sepse paradoksalisht partitë nuk u besojnë as komisionerëve të tyre nga frika e korrupsionit! Dhe, nuk mbaron këtu. Në disa KZAZ s’janë krijuar ende komisionet e qendrave të votimit, pasi sërish partitë nuk vendosin se kujt do t’i besojnë dhe jo më t’i çojnë në trajnimin konform ligjit.

Kjo është më e pakta që vjen nga mungesa e reflektimeve të duhura mbi Kodin Zgjedhor, që u mbajt peng nga partitë politike shqiptare për një mandat të tërë legjislativ, kurse vetë zgjedhjet që tani janë të prekura sa i përket standardeve më bazike, paçka raportit të OSBE/ODHIR. Këtë e mëson përmes fakteve që partitë kanë rrëfyer mbi njëra-tjetrën.

Në orët e fundit një zyrë e LSI-së është hedhur në erë, rrahjet e militantëve kanë qenë të zakonshme, ngado ka pasur incidente mes militantësh, kurse një numër shumë i madh nëpunësish të administratës publike i të gjithë niveleve është diktuar dhe penalizuar se ka shkelur etikën zgjedhore, duke shfrytëzuar infrastrukturën e punës dhe pjesëmarrjen direkte, pa marrë parasysh mospërfshirjen në oraret zyrtare.

Në qytete janë filmuar dhe raportuar raste ofrime parash për blerje votash dhe dhurime mallrash ushqimore jetikë me qëllimin e fiksimit të votës. Verdiktet e Task Forcës, ngritur pas marrëveshjes së 18 Majit, janë kthyer në një makth për burokratët militantë, por që në masë po godet LSI-në, partinë e cila më së shumti është e lidhur dhe e identifikuar me beneficet e pushtetit të administratës dhe tashmë kundër marrëveshjes PS dhe PD.

Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se standardi themelor: vota e lirë edhe në këto zgjedhje, paçka përfundimeve është i prekur paq, ndërsa një pjesë e madhe e administratës është sërish në një presion nga ligjërimi politik agresiv. Të mos harrojmë se ende një pjesë e madhe e votuesve që punojnë në administratë duhet të raportojnë për votat që duhet të sjellin! Njësoj si në zgjedhjet e shkuara, kur raporti i OSBE/ODHIR ka nënvizuar veçanërisht presionin dhe kontrollin mbi punonjës të administratës nëpërmjet kërcënimit për largim nga puna dhe ka shprehur edhe frikën e tyre për t’u parë apo filmuar nga mediat në aktivitetet e subjekteve joqeveriare, situata nuk është se ka ndryshuar aq shumë.

Fatkeqësisht edhe më 2017, votat e shqiptarëve preken dhe ngacmohen, po njësoj.

Me shumë gjasa dhe habitshmërisht, opozita paszgjedhore 2017 duket se do të jetë nga forcat e majta! Po projektohet LSI-ja, si forcë opozitare, thjesht prej disa vijave të kuqe që janë shtrirë dhe që nuk mund të preken. PS-ja nga ato që ka artikuluar kryetari i saj Edi Rama në takimet e fundit nuk do të bashkëpunojë më për koalicion me LSI. Në asnjë rast, edhe pse kjo mbetet për të diskutuar. Kurse Ilir Meta, ideatori i LSI-së, njësoj, jo vetëm e përjashton bashkëpunimin e PS-në për sa kohë është Edi Rama, por në ditët e fundit e ka konsideruar atë deri të paaftë mendërisht!

Në sfond ende duket një koalicion PS dhe PD, që nuk është provuar deri më tani, por që ka ngjallur tmerrin në administratë me vendimet blitc të largimeve. I vetmi moment, që i bashkon ende partitë, është artikulimi për respektimin e Kodit Zgjedhor që për hir të së vërtetës nuk është respektuar aq shumë, për të mos thënë është nëpërkëmbur natyrshëm. Ndaj thirrjet e kryetarit të KQZ-së ngjajnë disi të zbehta para interesit të partive që thjesht as nuk e vlerësojnë institucionin kryesor zgjedhor, kurse votimet duan t’i bëjnë gjithnjë në sensin që duan, por kuptohet asnjëherë duke respektuar si duhet Kodin Zgjedhor. (Javanews)

 

 

Next Post

Tërhiqen kandidatët e PAD dhe PSD në Elbasan, mbështesin PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com