• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përdhunues të gjallësh dhe të vdekurish

by Mero Baze
06/12/2023 19:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndriçim Xhepa është një nga aktorët e mëdhenj që kemi gjallë dhe një qytetarë race,  që I është imponuar shoqërisë si I tillë.

Sot, ndërsa ai përcillte një nga miqtë e tij, Mirush Kabashin dhe fliste para kamerave për të ndjerin, u shfaq Sali Berisha, dhe duke I ndërprerë fjalën,   lëshoi përroin e tij psikik, për Mirush Kabashin duke e trajtuar atë si udhëheqës të “Foltores”.

Përtej gjestit të ndyrë të fyerjes së një artisti të madh, ajo skenë flet shumë më tepër se aq, për karakterin, paturpësinë, hipokrizinë dhe përdhunimin  e shoqërisë shqiptare nga Sali Berisha.

E para flet për hipokrizinë e Sali Berishës ndaj artistëve me vlera të këtij vendi. Ai që vraponte gjoja të nderonte një “të vdekur”,  poshtëron publikisht artistët e mëdhenj që janë gjallë, ata që kanë nevojë të respektohen dhe nderohen si të tillë.

Sali Berisha ka problem me njerëzit e mëdhenj, sa janë gjallë.

Ka problem se ata nuk e pranojnë, nuk e gëlltisin dot primitivizmin e tij dhe mbi të gjitha etjen për ti përdorur. Dhe merr hak ndaj tyre kur vdesin kur vrapon të bëj sikur I ka pas miq e sikur I nderon.

E bën këtë rëndom dhe me armiqtë e tij. Mjafton të shikoni si sillet pas vdekjes me Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon Sokol Olldashin e gjithë kundërshtarët e tij edhe brenda partisë. Njëjtë dhe me të tjerë që nuk I ka bërë dot ushtarë. Kur ata janë të pafuqishëm si të vdekur, ai merr hak duke vrapuar të bëj sikur I nderon.

Dhe për të kuptuar sa fals është respekti i tij, për një artist të vdekur, shiko mungesën e respektit dhe primitivizmin që shfaq ndaj të gjallëve që janë në funeralin e tij.

Do të mjaftonte skena brutale ndaj Ndriçim Xhepës, që këtij njeriu të mos i jepte dorën më kurrë asnjë artist.

Së dyti ajo skenë flet shumë për standardin e medias shqiptare dhe hipnozën që Berisha ka krijuar mbi të. Në vetëdijen e çdo reporteri apo pronari televizioni është ngulitur ideja se kamerat janë pronë e Sali Berishës dhe në një ceremoni varrimi, edhe pse i ndjeri ishte një aktor ri madh, që po nderohej nga miqtë e vet dhe qytetarët e Shqipërisë.

Fakti që asnjë gazetar nuk pati guximin ti thoshte “Më fal zoti Berisha se na ndërpreve intervistën” por me buzën në gaz regjistronin broçkullat e tij, tregon shumë për keqkatandisjen e shtypit në Shqipëri, para një përdhunuesi publik edhe të një ceremonie private.

Dhe akoma deri tani nuk e gjej dot ndonjë cop interviste nga Ndriçim Xhepa që ky ja ka ndërprerë. AI  e përdhunoi atë ceremoni dhe mbi të gjitha ju pranua përdhunimi.

Së fundmi ajo skenë tregon shumë edhe pse Sali Berisha nuk e pranon verdiktin e drejtësisë, apo pse nuk u nënshtrohet rregullave të këtij shteti apo kulturës urbane, si gjithë të tjerët. Ai ka një vetndjerje, që aty ku është ai, nuk mund të ketë njeri tjetër pushtet, ka një vetndjerje, se ai nuk është njeri I zakonshëm dhe nuk mund të trajtohet si gjithë të tjerët.

Fakti që një artist po fliste para gazetarëve për kolegun e tij, e kthente atë në vetëdijen e tij si qytetarë të dorës së dytë dhe duhet doemos të thyente çdo rregull dhe kod etik dhe të imponohej. Ai nuk e pranon dot radhën, rregullin, ligjin dhe natyrisht as ndëshkimin.

Është kjo arsyeja pse ai ngjan I xhindosur, pse ligji kërkon ta trajtoj atë si gjithë të tjerët, si gjithë ata që ka rrotull tij. AI instinkt e shtyu të bënte atë gjest poshtërues dhe ndaj aktorit të madh Ndriçim Xhepa, I cili me I hapi rrugë, jo thjesht se “budallait I duhet hapur rruga”, por thjesht si një kafshe që kish hyrë në një banesë në një ditë zie dhe po bënte rrëmujë.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

‘Kaçaku’ Berisha me dosjet e rënda ‘stivë’ dhe ngurrimi i SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In