• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një penallti shpëton kuqezinjtë/ Shqipëria fiton miqësoren me Gjibraltarin

by Os De
04/09/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka fituar në miqësoren e luajtur përballë Gjibraltarit me rezultatin 0-1, falë një penalltie të Jasir Asanit.

Sfida e luajtur në “Europa Point Stadium” dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, nis me një ritëm të ulët, teksa rastet ishin të pakta.

Kuqezinjtë provuan disa herë me Asanin dhe Berishën nga distanca, por pa e tundur dot rrjetën.

Gjithsesi, goli erdhi në minutën e 69’, falë një 11-metërshi që u fitua nga një prekje e topit me dorë në zonë dhe që u shndërrua në gol nga Jasir Asani.

Skuadra e Sylvinhos u mundua të shënonte dhe golin e dytë, por pa mundur të depërtonin mbrojtjen vendase.

Kështu Shqipëria shpëtoi nga një rezultat i turpshëm përballë një kundërshtari modest, ndërsa kuqezinjtë do të përgatiten për duelin e radhës me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, e cila gjithashtu do të transmetohet drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

REZULTATI

GJIBRALTAR 0-1 SHQIPËRI

Asani (P) 69′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 0-1 të Shqipërisë!

90+3′ Asani shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Shpendi lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por ndalet nga portieri kundërshtar.

84′ Shpendi merr një top në zonë dhe tenton dy herë të godasë, por bllokohet nga mbrojtja vendase.

80′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Pozo dhe në vendin e tij futet El Hmidi.

76′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Valarino, në vendin e tij futet Mauro.

75′ Çokaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Bajrami dhe në vendin e tij futet Çokaj.

69′ GOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Jasir Asani tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

68′ Penallti për Shqipërinë pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Pozo.

67′ Zëvendësim te Gjibraltari. Largohet Del Rio dhe në vendin e tij futet Gomez.

63′ Jolley shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Dajsinani dhe në portë e zëvendëson Simoni.

60′ Hoxha hyn në zonë dhe godet me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

57′ Bajrami hyn bukur në zonë dhe pason për Shpendin, i cili godet jashtë kuadratit.

56′ Balliu hedh një krosim në zonë, por devijohet nga McClafferty, i cili rrezikon autogolin.

52′ Hoxha pason për Asanin, i cili me portën e boshatishur e çon topin në rrjetë, por anësori ndaloi aksionin për një pozicion të parregullt.

51′ Pajaziti godet nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

48′ Maldini Kacurri shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Tre zëvendësime te Gjibraltari. Largohen Torrilla, Lopes dhe De Barr, në vendet e tyre futen Perera, Olivero dhe Borge.

46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Daku, Hysaj dhe Broja, në vendet e tyre futen Shpendi, Balliu dhe Hoxha.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Medon Berisha tenton sërish me një gjuajtje nga distanca, por këtë herë topi devijohet nga mbrojtësi dhe më pas nga traversa.

34′ Medon Berisha tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi devijohet në fund nga portieri Banda.

31′ Nedim Bajrami hedh një kros në zonë, me topin që largohet nga mbrojtja kundërshtare.

20′ Del Rio provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dajsinani ishte i përgatitur duke e kontrolluar topin pa probleme.

19′ Asani merr një top në krahë dhe tenton të surprizojë portierin, por topi shkon sërish jashtë.

17′ Asani tenton me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

16′ Valarino shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Broja lëviz bukur drejt zonës, duke pasuar për Dakun, i cili nuk godet siç duhet.

1′ Nis sfida në Europa Point Stadium!

 

Next Post

Paralajmërohet presidenti francez: Nuk lejohet vizita në Tel Aviv, nëse nuk heq dorë nga njohja e Palestinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
Sot seanca me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Diplomati Çejku: Ish-krerët e UÇK u lanë në hije, në Prishtinë u luftua për pushtet

February 14, 2026
VIDEO/ Momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi në Fushë-Krujë

18-vjeçarja gjendet e plagosur me armë zjarri, çfarë ndodhi pak pas mesnate në Sauk

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In