• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një pëgjigje “dibrançe” ndaj arrogancës dhe dhunës

by Flogert Muça
12/09/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Ka ndodhur rëndomtë në këto 25 vjet demokraci që partitë politike të përdorin çdo mjet për të arritur atë që është edhe synimi i një partie politike, pushteti. I cili vjen nëpërmjet votës së popullit. Pikërisht mjetet e përdorura në fushata elektorale në këto 25 vjet na rikujtuan mbrëmë teksa numëroheshin votat në Dibër se si në fakt ka ndryshuar votuesi shqiptar dhe politikë-bërja.

Padyshim që simbol i përdorimit të çdo mjeti për të arritur të vota, duke e cënuar vazhdimisht atë është ish-kryeministri Berisha. S’ka nevojë të zgjatem në këtë pikë sepse e njeh i madh e i vogël doktorin dhe bëmat e tij.  Sali Berisha nuk ka dalë aspak nga PD, sado të thotë PD-ja që ajo ka dalë nga doktori. Sado figura të reja në moshë që Basha të integrojë në strukturat e partisë më të madhë opozitare, nuk mund të zhbëjnë faktin se thelbi nuk është mosha, por filozofia politike e një partie.

U pa qartë në Dibër se si PD u investua deri në paligjshmëri për të arritur një rezultat pozitiv. Nuk la as Xhelal Mziun e famshëm për aferat dhe skandalin seksual me “Shamikuqen”, as Sefgjinin e famshëm të SHIK-ut famëkeq të Gazidedes, as të tjerë të inkriminuar që nuk ngurruan të ushtronin edhe dhunë ndaj qytetarëve. Natyrisht nuk kishte si të mungonte deputeti Flamur Noka, i cili sipas raportimit të policisë nuk ju përgjigj ndjekjes së saj dhe sipas denoncimit të një qytetari e kishte kërcënuar me armë, së bashku me “bandën” e tij.

Arroganca do të vazhdonte me makinat e shtrenjta, xhirimet e gomave në orët e vona të natës për të mbjellë tmerr tek votuesi i majtë ose ai i pavaruri. Pushteti që ju jepte arma apo makina super e shtrenjtë, i bëri eksponetët e PD-së që të mos e kuptonin gabimin e madh që po bënin. Në një zonë ku varfëria është evidente, të shkosh mes luksit dhe të kërkosh votën është padyshim e tepruar. Pikërisht kjo arrogancë e PD-së, ju bëri alergji dibranëve, të cilët u ndeshën edhe me 2 pamje simbol të fushatës që qarkulluan në të gjtiha mediat. Momenti kur Sherefedin Shehu me një arrogancë të panevojshme i flet policit me fjalët “Provoje, guxo afrohu, guxo” dhe momenti kur kandidati i ASHE-së la në mes fushatën për t’i mjekuar plagën të dhunuarit nga PD.  Ky padyshim ishte një moment ku dibrani pa nga afër arrogancën e PD-së, më keq akoma,  të krerëve të saj.

Rezultati i deritanishëm nuk është as më pak e as më shumë se një përgjigje “dibrançe” ndaj arrogancës së PD-së, e cila me filozofinë e vjetër dhe me mjetet e vjetra shkoi t’i bënte karshillëk dibranëve në shtëpinë e tyre. Sa më shumë PD-ja dyndej në Dibër, aq më shumë rritej antipatia ndaj saj. Votat e numëruara deri më tani dhe trendi i tyre në çdo kuti është tregues i pakundërshtueshëm se sa më shumë PD-ja turrej në Dibër, aq më shumë largohej Dibra nga PD-ja. Është poashtu tregues i pakundërshtueshëm se sa më shumë Basha thotë se po largohet nga politka e Berishës, aq më shumë politika e doktorit ngulitet në PD. Këtë e tregoi në Dibër këtë fushatë. Kjo politikë kishte marrë përgjigje të qartë nga qytetarët në 2013-tën dhe më pas në 2015-ën. Vazhdimi i saj në këto zgjedhje  solli pasojën e pritshme, atë të thellimit të rezultatit për kandidatin e majtë. Kjo ishte gafa e PD, strategji e vjetër (që kishte treguar që është e dështuar) në një betejë të re. Basha kërkoi rezultat të ndryshëm me një formulë që e kishte nxjerrë 2 herë humbës.

Në një proces të mbarëvajtur që ka pasur shumë pak probleme krahasuar me ç’jemi mësuar të shohim në zgjedhjet që zhvillohen në Shqipëri, mbetet aspak për të kontestuar por shumë për të reflektuar nga ana e PD-së. E cila për fatin e saj të keq, duke u angazhuar kaq fort në Dibër veçsa tregoi se alternativë të sajën ka trembejn, dhunën dhe arrogancën. Që të treja këto,  qytetarët i kanë mundur e këtë fatkeqësisht mesa duket PD nuk e  ka kuptuar. Humbjet e zgjedhjeve në Dibër dhe pse u investua i madh e i vogël nga SHQUP-i, tregojnë edhe njëherë se sa nëvojë imediate e ka kjo parti pasjen e një alternative reale për pubikun, larg strategjisë së vjetër që i ka ikur moda dhe ndaj së cilës askush më nuk trembet, aq më pak një dibran në shtëpinë e tij. /Lexo.al

Next Post
Hekurudha Tiranë-Durrës, tenderi ndërkombëtar hapet në tetor

Hekurudha Tiranë-Durrës, tenderi ndërkombëtar hapet në tetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In