• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një orvatje për të shpjeguar presidentomaninë

by Shpëtim Luku
25/04/2022 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Kemi ardhur në fazën ku fillon procesi i zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës dhe po shikojmë se ky proces ka fituar fatkeqësisht edhe doza humori. E cila vjen nga masivizimi i dëshirës së shfaqur prej shumëkujt për tu ulur në kolltukun e zyrtarit më të lartë të shtetit. Janë jo të paktë ata që kësaj dukurie i kanë vënë diagnozën e delirit.

Nuk është se nuk kanë të drejtë ata që e “lexojnë” në këtë mënyrë atë që po ndodh aktualisht, por problemi është të ndalojmë disi, tek shkaqet që kanë “prodhuar” tipin e shqiptarit që nuk e njeh veten, që del mbi destinimin e tij natyral e social, duke u bërë kështu  një figurë qesharake që nuk di të thotë “jo”, por e quan veten të aftë për çdo lloj detyre.

Edhe sikur ti afrosh për shembull  atë Kryetarit të Akademisë së Shkencave, sërish është e vështirë të gjendet shqiptar që të mund të thotë: faleminderit për vlerësimin, por është një detyrë për të cilin përgatitja ime nuk mjafton. Si shpjegohet pra kjo që po ndodh me rastin e zgjedhjes së Presidentit?!

Le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër rreth karrierës në regjimin e kaluar të para 90-tës. Në poste të larta improvizoheshin drejtues, të cilët nuk kishin asnjë lloj përgatitje përkatëse, për rrjedhojë aspak kompetencë për atë post. Dhe kur ata, të emocionuar pasi merrnin emërimin, shfaqnin një lloj pasigurie nëse do të ishin të aftë për ta kryer atë detyrë që iu ishte besuar, i deleguari i partisë ia hiqte me magji pasigurinë duke i thënë se ai, pra i emëruari, do ta kryente siç duhet detyrën e re, mjafton të kishte parasysh mësimet e partisë dhe shokut Enver.

Shkolla më e “çmuar” në atë sistem ishte ajo e Partisë. Kjo praktikë emërimi ishte mëse e zakonshme, por edhe po të mos ishte e tillë emërimi në postet më të larta e personave nga klasa punëtore apo fshatarësia kooperativistë ishin stimuj të mjaftueshëm për euforinë e secilit për ti thënë vetes: pse, çka ai më shumë se unë?! Kur e bën ai, pse nuk e bëkam unë!?

Asgjë nuk u përmirësua në këtë aspekt pas 90-ës, kur në vend u vendos një sistem i ri politik. Demokratizimi i jetës së vendit u shtri edhe  në të drejtën “demokratike” për tu zgjedhur dhe emëruar në ofiqe të larta publike, pavarësisht nivelit mjeran e pa asnjë lidhje të të emëruarit me postin. U vazhdua me të njëjtin mentalitet, si në kohën e diktaturës. I gjendej njeriut puna dhe jo puna njeriut. Administrata publike u kthye në vend punësimi të militantëve të partisë. E gjithë sfida e të të punësuarit dhe e karrierës në shtet ishte sigurimi i një diplome formale nga universitetet kioska që lindën si kërpudha, kurse mediokrit që kishin siguruar një diplomë normale dukeshin gjeni të vërtetë krahasuar me armatën e militantëve partiakë të punësuar.

Ilir Meta dhe Pandeli Majko thyen rekorde duke u bërë kryeministra që në moshën 30 vjeçare. Standarti i vendosur prej tyre shndërronte viktimë  çdo 30 vjeçar që kishte mbaruar një fakultet, thjesht sepse ishin fatkeqë e nuk kishin lidhjet e duhura politike. Ministra janë bërë edhe Flamur Noka e Nard Ndoka, ndonëse po qe se do të kishte një radhë, ata do të ishin të fundit, ndër 3 milionë shqiptarët për tu emëruar në krye të atyre institucioneve ku janë emëruar dikur.

Akoma më problematike situata me ofiqin e lartë të deputetit. Për këtë mjafton të sjellim ndërmend Kujtim Gjuzin, Selami Jenisherin, atë ish deputetin sarandiot që kishte qenë king në rininë e tij dhe që qeraste f emrat me xhin e shumë e shumë të tjerë, për të kuptuar pse çdokush e quan veten të përshtatshëm për tu ulur në Parlament. Për të ardhur pastaj tek Posti i Presidentit. Mënyra si e interpretoi Ilir Meta këtë post i rrit besimin çdo shqiptari, me shkollë e pa shkollë se do ta bënte këtë detyrë më mirë se sa ai që po e dorëzon këtë detyrë.

Në fakt hierarkia e një shoqërie duhet ndërtuar mbi bazë vlerash e meritash. Duhet ndërtuar në mënyrë të tillë që të stimulojë tek të tjerët një lloj dekurajimi, sepse çdokush, në subkoshiencën e tij e ka një raport të drejtë krahasues me të tjerët. Për shembull, nëse diku kërkohet që i emëruari të njohë shumë mirë fjala vjen gjermanishten,(se anglisht mendojnë të gjithë se e dinë) ata që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk kanë se si të ndjehen viktima padrejtësie. Por po qe se megjithëse egziston ky kusht, i emëruari apo i përzgjedhuri nuk e plotëson këtë kriter, atëhere të gjithë të tjerët, në të njëjtin nivel me të, do të ndjenin që iu është bërë në padrejtësi.

Si përfundim, është e vërtetë që shqiptarët janë ca euforikë dhe secilit i duket vetja mbret, por fatkeqësia është se mënyra si janë  e nga kush janë qeverisur ua ka kultivuar dhe forcuar akoma më shumë delirin.

Next Post
VIDEO/ “Benz”-i “fluturon” në Tiranë, policia nuk e fal. 17 leje drejtimi të pezulluara

VIDEO/ “Benz”-i “fluturon” në Tiranë, policia nuk e fal. 17 leje drejtimi të pezulluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij: Mbrojtja, investimet dhe…

VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij: Mbrojtja, investimet dhe…

November 6, 2026
“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

November 6, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensionit!

November 6, 2026
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In