• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë si pula pa kokë

by Dritan Hila
28/09/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Edhe pse është fare afër zgjedhjeve për Tiranën, opozita shqiptare nuk ka një kandidat.

Dy muaj protesta para bashkisë së Tiranës, 7 muaj në burg të Erion Veliaj dhe dy muaj që na ndajnë nga zgjedhjet e reja, pra pothuajse një vit, dhe kjo opozitë nuk e di se çfarë ka dashur të bëjë që nga dita kur rrinte para dyerve të bashkisë. Njëmbëdhjetë muaj dhe ende nuk dinë pse e nisën këtë punë dhe si do ta bitisin.

E ndërkohë vendi i mbetur bosh në bashki u ka dhënë shkas nga radhët e PD-së, por jo vetëm, gjithfarë idioti dhe mitomani të vetëofrohet për kandidat të opozitës.

E gjitha tregon mungesën e organizimit të kundërshtarëve të Ramës. Nuk kanë strategji, nuk kanë lidership, nuk kanë strukturë.

Berisha është një hije e vetvetes dhe në vend se të mendojë për fitore, përpiqet të mbajë të bashkuar atë që tashmë quhet PD-ja por që i ka mbetur vetëm sigla nga e kaluara.

E nëse për Tiranën është e shpartalluar, për qytetet e tjera as që bëhet fjalë të ketë ndonjë emër, e lëre pastaj strategji.

Praktikisht vendi është pa opozitë. Ajo që quhet e tillë është vetëm një ndërmarrje sh.p.k që diku shërben për të marrë përfitime ekonomike, diku për të shpëtuar liderin nga burgu e këto të rejat asgjë më shumë sesa të vjetrat vetëm se në një shkallë 1 me 10.

Dy muaj para zgjedhjeve, opozita nuk ka 6 emra që do konkurrojnë për bashkitë e vendit. Përpiqet ta paraqesë si procedurë demokratike përzgjedhjeje, por në fakt është kaosi. Kaos që e ka pasur edhe në 2021-shin, 2025-ën, zgjedhje në të cilat vetëm muajin e fundit caktonte kandidatët dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërkohë që kundërshtarët kishin filluar prej një viti punën në terren. Rezultati dihet. Humbën për herë të katërt.

I pritshmi nuk ka nevojë për fallxhore që të parashikohet.

Vendi sot nuk ka opozitë. Nuk quhet e tillë një organizatë që dikur konkurronte për qeverisjen e vendit, kurse sot kënaqet me gjashtë bashki të humbura që nuk i tregon as Google Map. Dhe pastaj qahen pse pasagjerët zbresin nga autobusi i saj dhe kërcejnë tek ai i tjetrit. Nuk duhen shumë mend në kokë për të kuptuar se me një mjet që i punon vetëm boria, nuk shkohet askund. Ndaj ca kërcejnë tek autobusi i Ramës e ca të tjerë nisen me këmbë. Të paktën nuk do gremisen bashkë me ca që më shumë sesa parti politike ngjajnë me pacientë të urgjencës ku secili bërtet për hallin e vet, por s’ka doktor që t’u bëjë derman.

Next Post
Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

Alarm për bombë, evakuohet në ditën e zgjedhjeve ambasada e Moldavisë në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In