• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë që nuk i njeh “semaforët politikë”

by Alfred Peza
10/11/2020 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare ka çdo gjë tjetër, përveçse një projekt të mirëfilltë politik, për tu rikthyer në pushtet. E në mungesë të tij, është e kuptueshme, përse nuk ke një program elektoral. Përse nuk ke një alternativë qeverisëse. Përse nuk ke një plan konkret për ta drejtuar vendin nesër, ndryshe. Ndaj për rrjedhojë, nuk arrin as të përqafojë kauza të vërteta, as të ketë kuaj betejash reale.

Afërmendsh që pas kësaj, nuk mund të kesh as ekip përfaqësues të vlerave më të mira opozitare, duke vijuar të riciklojë të njëjtët emra, të njëjtët liderë, të njëjtët kryetarë partish politike. Duke dëshmuar se as nuk mësoi nga humbja e 2013, as nuk e analizoi atë, e as nuk mori përgjegjësitë për të ardhmen. Për rrjedhojë, garon me të njëjtët emra, edhe më 2021. Duke mos ngjallur as frymë ndryshimi e as pritshmëri, po nxit krijimin e alternativave të reja politike, jashtë gardhit të “Opozitës së Bashkuar”.

Projekti i opozitës është për rrjedhojë herë projekt biologjik. Herë projekt ëndrrash me sy hapur, e sy mbyllur, prej gjumashësh që edhe ditën e bëjnë natë. Herë projekt bojkoti. Herë projekt dhune. Herë projekt molotovësh. Herë projekt “babalesh”. Herë projekt fake news-esh. Herë projekt kopaçesh të trasha. Herë projekt gënjeshtrash të holla. Herë projekt “revolucionesh popullore”. Herë projekt protestash. Herë projekt propoganditik. E herë here, projekt diversionesh te mëdha, përmes qëllimesh të vogla.

I keni parë besoj që për tu rikthyer në pushtet, asnjëherë nuk e kanë projektuar rrugëtimin e tyre, përmes respektimit të semaforëve politikë, sinjalistikës, nën kalimeve e mbikalimeve, rrethrrotullimeve dhe vizave të bardha mbi asfaltin e zi. Por, gjithmonë kërkojnë që të ecin herë kundravajtje, herë mbi shpejtësinë e lejuar, herë me semafor të kuq, herë duke parakaluar në krah të kundërt, herë duke e ngarë makinën të dehur dhe herë herë duke i rënë borive si të çmendur.

Është kjo qasje, kjo filozofi, kjo mënyrë e të bërit opozitë që i ka bërë që të jenë drejt kërkimit me çdo kusht, çmim, mjet e rrugë për tu rikthyer në pushtet. Pak rëndësi kanë për ta etika, skrupujt, kodet, procedura, protokollet, rregullat e shkruara e ato të pashkruara. E aq më pak precedentët, shembujt, modelet, kazuset, sistemet, doktrinat, filozofia dhe simbolet.

Ndaj nuk ndalen para asgjëje dhe nuk e kanë fare për gjë, që ti thonë të zezës, të bardhë. Antivlerës, vlerë. Të keqes, e mirë. Djallit, engjëll. Ferrit, parajasë. Vdekjes, lindje. Katastrofës, festë. Antisistemit, sistem. Dhe antirregullit, kulmi i rregullsisë.

Kanë bërë politikë edhe me ato që nuk i bën asnjë politikan tjetër, asnjë lider tjetër, asnjë kryetar tjetër, asnjë parti tjetër dhe asnjë opozitë tjetër në botën demokratike. Duke mos u ndalur për të shfrytëzuar për këtë, edhe me fatkeqësitë e natyrës, që nuk janë në dorë të robit por vetëm të Zotit. Sikundër këto ditë, edhe me katastrofën shëndetësore përmes episodesh, rastesh dhe fatkeqësish, që po shënon mbi njerëzimin virusi vrasës.

Ishte kjo edhe arsyeja se përse Kryeministri, u përfshi në një debat publik me Presidentin e Republikës, duke iu drejtuar në mënyrë të troçtë: “Ilir, infektimet dhe humbjet e jetës po shtohen fatkeqësisht kudo në botë, pavarësisht nga testimet e nga dënglat e tua, Lulit, Monikës e Saliut! Si shpjegohet që tërë kjo botë nuk poi a del dot më mirë se ne, meqë këtu e paska fajin qeveria për rritjen e numrave”?!

Por, asgjë nuk pi ujë në një ambjent të tillë opozitar. As një debat i mirëfilltë me logjikë politike, me argumenta shkencore, me prova profesionale, me fakte mjekësore, me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. E aq më pak një debat realisht, rreth mënyrës së reagimit të qeverisë dhe institucioneve të specializuara, përballë pandemisë më të rëndë të 100 vitet e fundit në historinë e njerëzimit.

Nëse Presidenti do të kishte vërtetë hallin e qytetarëve, më e pakta që duhet të bëjë, është të mbajë një maskë si të gjithë ata. Ndërsa Kryetarja e LSI, nuk do të predikonte se covid-19 nuk ekziston, ndërkohë që i janë prekur prej tij, bashkëpunëtorët më të afërt. Nëse ish Kryeministri do kishte hallin e shqiptarëve, nuk do bëhej përhapësi i lajmeve të pavërteta rreth pandemisë. Ndërsa Kryetari i PD, do të bëhej bashkë me qeverinë, për ta përballuar atë.

Kjo qasje mund ta çojë opozitën tonë kudo, përveçse jo në pushtet, për aq kohë sa rruga e saj nuk kalon përmes semaforëve politikë!

Next Post
Iu vetëvra gruaja pas sherrit në familje, arrestohet polici në Durrës (FOTO)

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ I riu te “Komuna e Parisit” vetëvritet?!(Detajet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

March 6, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

Kriza në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, Trump kërkon dorëzimin pa kushte të Iranit

March 6, 2026
Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

Presidenti i Sirisë vihet në shënjestër nga ISIS, i vijnë në ndihmë shërbimi sekret turk dhe ai britanik

March 6, 2026

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In