• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë që del në rrugë, për të “bllokuar” Patozin!

by Mero Baze
25/04/2019 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk e kam menduar kurrë që Astrit Patozi, Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe të tjerë do ta trembnin kaq shumë Lulzim Bashën. Jo se nuk kam ndonjë vlerësim për ta, por kam menduar se Lulzim Basha, duke pasur vulën dhe logon e një partie të trashëguar nga Sali Berisha, do të ishte pak më serioz për të vlerësuar fuqinë e partisë së tij, e cila dhe pse është coptuar e lemerisur nga ai, është ende e fortë, pasi ka pas një histori 30 vjeçare, që e mban në këmbë.

Thelbi i fjalimit të Lulzim Bashës në Milot, dhe kulmi i zemërimit të tij, ishte tek pjesa që nuk do të lejojë që “opozita të klonohet”. Dmth që nuk do të lejojë të ngelet pa punë.

E thënë ndryshe Lulzim Basha është zemëruar më në fund, jo se nuk po e mund dot Edi Ramën, por se ky i fundit nuk po e ndihmon që Lulzim Basha të mos zëvendësohet. Marrëveshja e fundit e tyre, ka qenë që të hiqnin qafe LSI  në favor të Lulit dhe ky zhvillim i ri duket prerje e madhe në besë.

Ashtu sikundër tha dhe Besnik Mustafaj, zemërimi ndaj një partie të re opozitare është i pashpjegueshëm. Ata kanë gjashtë vjet kundër Lulzim Bashës dhe mënyrës se si ai drejton opozitën. Të poshtërosh dikë në opozitë, t’ia ndërpresësh karrierën politike pa shkak, ta zëvendësosh me delikuentë dhe njerëz pa peshë politike, me qëllim që të vrasësh konkurrencën në opozitë, dhe pastaj të betohesh se do djegësh Shqipërinë, pse ata dalin kudndër teje, është tragji-komedi.

Fytyrat e hakërryera të liderëve të sotëm të opozitës, demonstronin më shumë ankthin e humbjes së monopolit të opozitës, se sa revoltën ndaj kauzës së shpikur të djegjes së mandateve.

Për herë të parë, duket se ata po kuptonin fillimin e dështimit të tyre dhe jo fillimin e suksesit të tyre. Dhe kjo dukej jo vetëm tek fjalimi i Lulzim Bashës, por dhe i Kryemadhit dhe çdo kujt që merrte fjalën. Kryefjala e kërcënimeve të tyre, ishte opozita e re dhe jo qeveria.

Nëse ka një mënyrë që t’i bësh nder opozitës së re, është futësh mes dy zjarreve, mes zjarrit të opozitës së degraduar, që në fakt është gjëja më anti-popullore në Shqipëri dhe batutave të Edi Ramës, që nuk duron dot as opozitë të qetë në Parlament.

Për shumë shqiptarë, që shikojnë zjarr e tym në rrethrrotullime, duke mallkuar Rudinën e Astritin, për shumë qytetarë që dëgjojnë se Lulzimi dhe Monika, po djegin goma se dikush do t’u zërë vendin, por dhe për ata që duhet të dëgjojnë teoritë konspirative të Edi Ramës, se këtë parti e ka krijuar Saliu për të zëvendësuar Lulin me Patozin, pra në gjithë këtë çmendinë, ata ndoshta duken më normalë, edhe pse nuk janë më të mirët që meriton Shqipëria.

Dhe në ka një mënyrë për t’u bërë nder këtyre opozitarëve të rinj, është të dalësh, të bllokosh rrugët, të djegësh goma dhe të çirresh se je në hall, pasi ka dalë një opozitë e re që “po të merr punën”.

Mos vini bast se qytetarët mund të mërziten për këtë. Sidomos kur e dëgjojnë se njerëzit e mërzitur nga opozita e re, e kanë emrin Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi etj.

Ky është fundi i një revolucioni “haxhiqamilist”, që nisi për të rrëzuar Edi Ramën dhe po përfundon me thirrje për linçim të Patozit, Rudinës, Murrizit etj. Kjo në fakt tregon dhe hallin kryesor të tyre, atë pasojë që mund t’u vijë nga djegia e mandateve. Së paku kanë filluar ta mendojnë. Nuk është pak!

Next Post
Mes dialogut qytetar dhe monologut opozitar!

Pse 30 Qershori nuk mund të jetë një “1997” e dytë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In