• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë pa program, që i ka humbur busulla

by Alfred Peza
24/01/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Opozita jonë ka rënë në kurthin që Edi Rama dhe mazhoranca i ngritën me aq kujdes, sa edhe po të duan tani e deri më 25 prill, Lulzim Basha dhe gjithë të tjerët që e ndjekin, nuk kanë më as kohë që të ringrihen. Sepse kanë mbetur edhe vetëm 13 javë, ose 90 ditë, derisa vota të hidhet në kuti e të përcaktohet se kush do ta qeverisë Shqipërinë deri më 2025.

Ky është një kurth i ëmbël në formën e një ninulle politike, e cila tingëlloi aq ndjellëse për veshët e një gjumashi elektoral si Lulzim Basha, sa ishte e pamundur që ajo të mos e mbante deri tani në shtrat duke parë ëndrra me pushtet dhe karrike kryeministrore. Do të duhej të paktën që liderët tanë opozitarë të ishin zgjuar në mos një vit më parë, të paktën që në shtatorin e 2020, për ta ngritur në këtë periudhë dallgën e madhe të ndryshimit që do të sillte rrotacionin e pashmangshëm.

Por tani është vonë, shumë vonë për gjithçka, për aq kohë sa PD, LSI dhe aleatët e tyre ende nuk kanë gati gjërat më elementare që do duhej ti kishin prej shumë e shumë muajsh më parë.

Siç mund ta keni vënë re, opozita jonë nuk ka ende një program elektoral dhe platformë politike për qeverisjen e së ardhmes. Një opozitë pa busull, e ka të pamundur, që të mbërrijë një ditë në destinacionin e së ardhmes.

Opozita jonë nuk ka as edhe një koalicion të madh, përballë mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama, për ta bërë largimin e saj të pashmangshme.

Sikundër nuk i ka përcaktuar ende, koalicionet paraelektorale dhe nuk ka gati as listat e kandidatëve për deputetë, që gjithkush të kishte nisur me kohë punën në çdo zonë në tërren.

E kundërta ka ndodhur deri në këto momente. Lulzim Basha vazhdon ende të ëndërrojë se ai do të bëhet Kryeministër, vetëm e vetëm nga fakti se PS-së iu bënë 8 vite në pushtet dhe kësisoj vetëvetiu, ai duhet ti kalojë tani opozitës.

Një qasje tipike dembele, si ajo shprehja popullore se “do të bëhen kumbullat sivjet se i hahen” Lulit. Duke harruar se mund të bjerë një “breshër” elektoral votash më 25 prill, si ngricat e këtyre ditëve të akullta që po kalojmë tani në dimër dhe lulet e pemës së tij të preferuar të bien në tokë dhe Kryetari i opozitës sonë të vazhdojë ta shohi frutin e dëshiruar vetëm në ëndrra.

Atmosfera politike e këtyre prag zgjedhjeve, është kryekëput e kundërt me atmosferën elektorale të 2005 kur ndodhi rrotacioni i madh i pushtetit mes të majtës dhe opozitës së djathtë. Jo vetëm për shkak të përçarjes së PS dhe krijimit një vit e ca përpara të LSI së Ilir Metës. Por edhe nga krijimi i KOP (Komitetit të Orientimit të Politikave) me të rinjtë që u bënë më pas pjesë e listave të kandidatëve për deputetë dhe qeverisë së ardhshme të Kryeministrit Berisha. Hapja e PD dhe rikthimit të të gjithë të ikurve prej saj, që nga dhjetori 1990 e deri në atë kohë.

Era e madhe e ndryshimit të pushtetit u ndje shumë herët në mediat kryesore të printit dhe ato të reja radiotelevizive të kohës, duke shkuar natyrshëm deri në ditën e votimit, si një uragan që do të sillte pashmangshmërisht rënien e Fatos Nanos dhe PS nga pushteti.

E njëjta atmosferë u krijua edhe në zgjedhjet e 2013, kur pas 8 vitesh, u përsërit rrotacioni i pushtetit. Përmes programit të Rilindjes, Edi Rama e ngjizi shumë herët frymën e re të këtij ndryshimit, përmes debatit të madh për programin të udhëhequr nga një sistem progresiv taksimi, në vend të taksës së sheshtë 10% të qeverisjes së PD.

Debate këto që u pasuan me ato për prioritetet konkrete të qeverisjes së ardhshme të vendit, përmes reformave të thella që do ndërmerreshin, në qendër të të cilave ishte që në fillim ajo për shkatërrimin e kollonës së kalbur të drejtësisë dhe ngritjes së një sistemi të ri, siç edhe ka ndodhur. Natyrshëm të gjithë këto, çuan drejt majës së qeverisjes së vendit, Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Kjo histori këtë radhë nuk po përsëritet. Sepse asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh, që do të paralajmëronte që tani, ndryshimin e madh të pushtetit nesër. Lulzim Basha dhe opozitarët që ai udhëheq, ranë në kurthin e ëmbël që u ngriti mazhoranca, e cila i këndoi gjatë gjithë kohës ninullën që donin të dëgjonin veshët e tyre!

Next Post
Makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi ‘zhduket’ nga vendngjarja

Makina përplas për vdekje këmbësorin, drejtuesi 'zhduket' nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In