• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë

by Mero Baze
08/01/2019 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Të gjithë ata që duan të shpallin dështimin e protestës së studentëve, duke ju referuar karikaturës së dy ditëve të fundit në Bulevard, në fakt duan të fshehin suksesin final të protestës studentore, gjunjëzimin që protesta po i bën opozitës.

Nëse në fazën e parë të saj, kur ajo ishte protestë e studentëve, kur ishte e vërtetë dhe e prekshme për problemet që ngriti, ajo shkundi fort qeverinë dhe shkaktoi një tërmet brenda saj, vazhdimi është një film që i përket opozitës.

Degradimi i protestës dhe përpjekja për ta kapur atë, është mënyra më e mirë që dëshmon  se si protesta e studentëve pas shuplakës ndaj qeverisë, po gjunjëzon opozitën.

Përpjekja për të kapur protestën e studentëve, dëshmitë e shumta se si LSI paguan studentë të rrijnë në Bulevard, përfshirja e Berishës dhe familjes së tij deri në përpjekjet për mbyllje dyer fakultetesh, shfaqja e drejtorëve ikonë të vjedhjes dhe korrupsionit të LSI, me megafonë në dorë në krye të studentëve, dhe kthimi në pronarë të protestës të forumit rinor të LRI apo FRPD, bënë diferencën e madhe mes fuqisë së një proteste të lirë dhe impotencës së opozitës për të përdorur qoftë dhe një protestë që ishte në kulmin e saj në rrugë.

Mënyra se si studentët ju larguan opozitës dhe u kthyen në auditore, pas përpjekjes për kapjen e protestës prej saj, është një leksion i hidhur politik dhe ndoshta një nga fitoret reale të protestës studentore ndaj klasës politike në Shqipëri.

Studentët nuk kanë fuqi dhe as vullnet të përleshen fizikisht me grabitësit e protestës. Ata nuk kanë banditë si LRI apo FRPD që të qëllojnë pedagogët që protestojnë e t’i quajnë “agjentë”. Por studentët kanë fuqinë të të kuptojnë që po u vjedhin protestën dhe të të lënë vetëm në rrugë.

Një opozitë e refuzuar dhe kur del vetë në rrugë, i ngjan sot një gruaje të përdalë, që nuk do t’i afrohet askush.

Në rastin konkret, më shumë se sa qeveria, me ofertën që bëri për plotësimin e kërkesave, studentët i largoi nga rruga opozita, e cila tentoi të vjedhë protestën e tyre.

Refuzimi i studentëve për të qenë maskë e opozitës, është humbja më e hidhur që një opozitë mund të pësojë në një shoqëri, ku ndaj opozitës ka një frymë mosbesimi më të madh, edhe se sa ndaj qeverisë.

Ndaj protesta e studentëve ka korrur dy herë sukses. Një herë për shuplakën që i dha qeverisë dhe e detyroi të reflektonte, dhe së dyti ndaj braktisjes që i bëri përpjekjeve të opozitës për ta përdorur atë në favor të vet, duke e nxjerë “offsajt” dhe duke e lënë të vetëm në Bulevard me disa studentë militantë të paguar të forumeve rinore partiake.

Është kjo arsyeja që shumë opozitarë po shfryjnë tani ndaj studentëve, duke tentuar ta quajnë protestën e tyre të dështuar.

Në të vërtetë, studentët arritën të fitojnë dhe mbi qeverinë, dhe mbi opozitën, duke ruajtur forcën e tyre për hallet e tyre, dhe jo për hallet e impotencës politike në Shqipëri.

Mënyra se si opozita lutet që studentët tashmë të vazhdojnë protestën për llogari të saj dhe indiferenca me të cilën studentët po i përgjigjen, është tortura më e madhe që mund të përjetojë një opozitë e refuzuar nga protestuesit e lirë dhe e mbështetur nga protestuesit e paguar.

Next Post
Dieta 3-ditore dhe këshilla për të humbur peshë

Dieta 3-ditore dhe këshilla për të humbur peshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Dyshohet se ranë në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari, në gjendje të rëndë elektricisti

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

Shqipëria drejt BE-së/ Ja si do të llogaritet kontributi financiar që do të paguajë vendi pas anëtarësimit

August 29, 2026
Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

Vdekja e Ratko Mladiçit/ Haga i përgjigjet pretendimeve nga Serbia për trajtimin mjekësor të ish-gjeneralit

August 29, 2026
“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

“Do të bashkohet, është e pashmangshme”, ish-kryeministri britanik zbulon të ardhmen e Irlandës

August 29, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë sipërfaqen me pisha

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com