• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë e mërzitur nga lajmet e mira

by Mero Baze
12/04/2020 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I vetmi dështim i dukshëm deri tani i disa zërave opozitarë, është beteja me panikun që tentuan të përhapin mbi nevojën e testeve masive, për  “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë.

Për gati një muaj ka qenë një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës.

Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës, kanë pranur që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.

Eshtë një ish- deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në pubik vetëm si “kasandër”. Nuk jam i qartë pse i shijon ky rol. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjate epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtesh të mëdha.

Tani e shikoj që gjithë PD, poston lart e poshtë video me njerëz që kanë nevojë për më shumë ushqime, që kanë frikë nga papunësia, që u duken të vogla pakot e ushqimeve, ose pabarazi në listat e shpërndarjes dhe “drama” të tjera të këtij lloji.

Në fakt, dhe këtu janë të paaftë, se unë mendoj që në Shqipëri ka drama shumë më të mëdha se të atyre qaramanëve që kanë mundësi t’ia psotojnë pakon e ndihmave, Sali Berishës apo kësaj “Kasandrës” së PD.

Në Shqipëri ka vërtet njerëz që mund të mos kenë çfarë të hanë, që janë të sëmurë dhe me probleme të forta brenda familjes, që janë pa perspektivë për punë nga kjo epidemi, që mund të kenë pësuar fatkeqësi, që i janë bashkangjitur kësaj situate etj. Ka pasur dhe para epidemisë, por tani natryisht janë shtuar.

Pra nuk është se ne nuk do përballemi dhe nuk po përballemi me probleme të forta sociale dhe ekonomike nga kjo krizë.

Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për viktimat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vijë, tregon vetëm faktin se kasandrat e krizës së parë u dorëzuan.

Sot numri i të shëruarve në vend, e ka kaluar numrin e të prekurëve në vend. E di që mund të kontestohet dhe kjo, duke thënë se shumë të prekur nuk janë identifikuar, por po flasim për ato shifra që kemi zyrtarisht.

Kurba e sheshuar dhe në rënie, e infektimeve dhe vdekjeve, rritja e numrit të të shëruarëve dhe fillimi gradual i lirimit të karantinës, duket se i kanë bindur kasandrat e opozitës të heqin dorë nga strategjia e parë. Nuk pi më ujë të thuash që po vdesin dhe po i mbajnë fshehur.

Sot kur pashë që ankesa e vetme e Sali Berishës apo “Doktor Vdekjes”, siç quhet këto kohë, ishte fakti që një pako e mbushur plot me ushqime, nuk i kishte pëlqyer dikujt, e cila nuk ishte e sigurtë nëse ishte familje, kuptova që kasandrat po ndërrojnë kasetën.

Kështu që bëhuni gati tani e tutje të dëgjoni se nuk do vdisni nga korona, se na shpëtuan këshillat e Tritanit, por do vdesim për bukë. Por ndërkohë që dëgjoni, hani ndonjë gjë, se nuk shtyhet lehtë pamja e mërzitshme e fytyrave të kasandrave, që janë të pikëlluara pse nuk u doli fjala për vdekjet. Tani do t’u tregojnë si do vdisni nga uria.

Next Post
Dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar me COVID-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin, disa i çojmë në shtëpi pa u bërë test

"Koronavirusi mund të udhëtojë deri në katër metra në ajër, qëndron gjatë në dysheme"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In