• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opozitë e lumturuar nga Damiani

by Mero Baze
07/02/2024 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Paloka ka “zbuluar” se Damian Gjiknuri në SHBA, gjatë bisedës në Gabriel Escobar paska thënë se Sali Berisha është forca kryesore opozitare në Shqipëri. Dhe kishte një gëzim në fytyrë kur e thoshte këtë.

Nuk di pse është lodhur të pyes Mediun apo Bardhin se çfarë ka thënë Damiani në një takim të hapur në SHBA, pasi Damiani këtë e ka thënë dhe në Shqipëri. E ka thënë në intervista televizive, e ka thënë në dalje para gazetarëve madje dhe në mbledhje komisionesh. Po dhe sikur të mos e thotë Damiani, ne kemi statistika elektorale që e nxjerrin Berishën forcë e parë opozitare.  Kemi zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit dhe ato të 14 Majit .

Nuk ka ndonjë konspiracion në atë që ka dhënë Damian Gjiknuri në një takim që nuk ishte sekret, përkundrazi ishte bërë kujdes të mos ishte sekret, apo “of record’.
Madje për këtë gjë nuk ka debat as në Shqipëri.

Ka vetëm një debat brenda opozitës se përse Sali Berisha nuk ndoqi rregullat e lojës të bëhej kryetar I PD, pasi Basha e përjashtoi nga Grupi parlamentar, por organizoi një kuvend paralel dhe rithemeloi një parti  që ja vuri emrin përsëri PD.
Kur dikush rithemelon një parti, ai ka bërë një parti të re, ndërsa letrat I kanë ngelur partisë së vjetër. Dhe ky nuk është më debat politik, por debat juridik. Një lider I fort, nuk pyet për vula dhe letra por për elektorat.
Problemi që ka Berisha është se ai kërkon të notoj në ilegjitimet, pasi parti e tij me atë kryetar, është një parti e papranueshme nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, një organizatë kriminale.

Kaq I thjeshtë është problemi. Kjo është arsyeja përse ai nuk regjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdor për vule dhe sigël.

Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe grat e burrat e tyre.

Kaq është e ndaluar se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.
Por nëse ata bënë një parti të re dhe kanë kryetar të ri, natyrisht duke mos pasur punë me familjen Berisha, nuk kanë pse të kërkojnë certifikim nga Damiani që janë parit e parë. E tregojnë vet në zgjedhje.

Ju deri më sot e keni akuzuar Edi Ramën se ja ka dhënë vulën Lulit, tani po gëzoheni që Damiani është gati tua jap ju.

Damian Gjiknuri nuk ka fuqi të shfuqizoj “non graten” e berishëve, dhe as të ndaj vula dhe logo. Ai thjesht nuk do ti zaptoni zyrën kur bën mbledhje dhe ti thoni, mos merr Enkelejdin në krah, por merr Gazin se është më i mirë.

Damiani nuk është një dhëndër që mund të zgjedh me kë do shkoj në shtrat nga opozita. Në këtë rast nuk është dhëndër fare, është krushk. Bëni partinë tuaj dhe çoni njeriun tuaj në krah të Damianit. Lulzim Basha e ka çuar të vetin.

Problemi është se ju nuk doni as vulë, as logo, as parti të as reforme zgjedhore, dhe as të vini në pushtet. Doni të zgjidhni vetëm hallin e radhës të Berishës. Por atij s’kanë për ti mbaruar më hallet deri në varrë. Kështu që nuk u ndihmon dot Damiani. Lëreni në hallet e tij.

Next Post
“Dhe Gramoz Rexhepi…”/ Hoxha: Ja kush është Dritan G, “shkodrani” i 2 ton e 377 kg kokainë që do sillej nga Ekuadori në Europë

"Dhe Gramoz Rexhepi..."/ Hoxha: Ja kush është Dritan G, “shkodrani” i 2 ton e 377 kg kokainë që do sillej nga Ekuadori në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In