• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një opinion për dy çështje që polli 28 marsi

by Java News
28/03/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Së pari, ndalimi kategorikisht i pensionistëve që të dalin nga banesat për pazar, duke filluar nga data 30 mars.

Në parim Edi Rama ka të drejtë, sepse e ruan këtë shtresë nga e keqja e madhe dhe vetë këta nuk bëhen mbartës nga jashtë të infeksionit, në shtëpi a tjetër ambjent. Për ata që kanë pjestarë të familjes, që mund t’i ndihmojnë çështja është e mbyllur, por evidencat e gjendjes civile japin një shifër goxha të madhe si pensionistë, burrë e grua ose të vetmuar, pa pjestarë tjetër në familje.

Gazetari i njohur, Carlo Bollino, i njohur me këtë shqetësim, tregon shifrën 81 mijë të tillë dhe arsyeton se janë ku e ku më shumë për shkak se në mijëra gjendje civile të tjera pjestarët e familjes figurojnë të pranishëm, por fizikisht nuk jetojnë me prindërit. Shumica është larguar jashtë shtetit ose banon diku, në një banesë tjetër, por jo me prindërit dhe jo afër tyre. Një i tillë jam dhe unë, me certifikatatën familjare plot, por me shtëpinë bosh. Kjo llogjikë të çon te shifrat (apriori), mbi 200 mijë pensionistë të vetmuar të cilët janë mësuar t’i dalin vetvetes zot dhe ta ruajnë bukur lëkurën. Këtë e tregojnë më së miri shifrat e të infektuarve.

Për këtë shtresë të shoqërisë kryeministri premton që do ndihmohen nga shteti. E vë në dyshim se do ndodhi kështu dhe kam arsye! Së pari se nuk i kanë të evidentuar; së dyti se nuk u dinë adresat; së treti ështe ajo që thashë më sipër, që jetojnë vetëm por figurojnë në gjendje civile me plot pjestarë të familjes; së katërti, se fizikisht ndihma më duket e pa mundur.

E zemë, se këto që përmëndëm, kapërxehen e zgjidhen dhe vjen momenti i ndihmës. Këtu shoh se na u dashka një ushtri me njerëz, ushtarë ose vullnetarë qofshin. Dhe jo një ushtri me 5 mijë veta sa kanë forcat tona të armatosura, por shumë më tepër.

Shpresoj që shteti im ta përmbushë premtimin. Unë, si zbatues tipik e i përulur i ligjeve të shtetit, i urdhërave të administratës së lartë shtetërore, do veproj si më thotë kryeministri, do rri në shtëpi! Kam në banesë bukë për 2 ditë. Nëse deri ditën e tretë nuk vjen njeri të më ndihmojë, natyrisht që do dal dhe në furrën e dyqanin më të afërt të lagjes, do blej artikujt për të mbajtur shpirtin gjallë. Shteti im në këtë rast le të veprojë me gjoba (pensionin do më mbajnë) ose me burg (ku e kam jetën më të sigurtë).

Para se të ndodhë kështu (dhe nuk dua të ndodhë), i bëj thirrje kryeministrit ta shqyrtojë propozimin e Carlo Bollinos (shihni murin e tij në facebook) për vendosjen e një fashë orari të kufizuar për pensionistët. Nuk është vetëm propozim i një

njeriu, person publik i njohur zotëria, por e kanë dhe shumë e shumë të tjerë.

Me këtë rastin tragjik të korona virusit, ndjej detyrimin, me pak rreshta, të theksoj histerinë e këtyre ditëve prej njerëzve të papërgjegjshëm në qëndrimin ndaj pensionistëve dhe përgjithësisht moshës së tretë. Para nja dhjetë vetësh, një kryeministër japonez dha dorëheqje sepse, duke raportuar mbi buxhetin (i shpëtoi pa dashur) përmendi numrin e lartë të pensionistëve dhe ndikimin negativ që ata kishin në ekonominë e japoneze. U kuptua se aludoi mbi vdekjen e shumë syresh, e cila do i shëndoshte financat e vendit. Pastaj, më tej, shohim kontraversin britanik i cili pak a shumë tha të njëjtën gjë në pragun e shpërthimit të korona virusit. Idem e përsëriti dje një senator amerikan.

Herodoti, Tuqiditi dhe historianë të tjerë të lashtësisë përmendin si një nga rregullat kushtetuese më domethënëse në përmbajtjen e demokracisë athinase e spartane: ndalohej të zgjidheshin në Këshillin e Pleqve, organi i lartë që drejtonte qytetin, burra nën moshën 60 vjeç. Ai që don të kërkojë arsyen, e ftoj të rrëmojë te “Republika” e Platonit dhe “Historitë” e Herodotit.

Së dyti, njoftimi se në Itali do shkojnë të ndihmojnë për situatën 30 mjekë e infermierë, krahas pozivitetit të përgjithshëm që krijoi, u shoqërua me komente nga më rrugaçroret, sa të shpifura aq dhe të ndyra. Termat e thënjet: servilë, aventurierë, po braktisni vendin, etj., etj., tregojnë edhe një herë dyshimin e disa shteteve europiane, se ne e deshëm BE, futjen në të, për të përfituar në mënyrë të njëanshme; për të fituar ndonjë llokmë, për të marrë para nga financat e BE-së, pa dhënë gjë. Që shteti im e sheh edhe si detyrim pranimin në BE, disa ditë pas hapjes së negociatave, vendimi i mësipërm është një nga gjërat më të mënçura që ndërmerr qeverija në këto ditë të zymta për Italinë, për Europën dhe për ne.

Personalisht, sipërmarrja e qeverisë mua më bëri të ndjehem krenar, si për vendimin ashtu dhe për nismën vullnetare të mjekëve dhe infermjerëve. Italia, si kërkush fqinj tjetër, ka qenë kurdoherë avokati ynë, mbështetja jonë, besimi ynë se do jemi krah saj në Europë. Kurrë në këto 30 vjet nuk na la vetëm. Edhe në ditët e errta të vitit 1997, honi ku maskarenjtë provincialë çuan vëndin, më kujtohet qartazi se të vetmit udhëheqës që erdhën mes plumbave ishin Presidenti dhe kryeministri i Italisë.

Mirënjohje për jetë për strehën që u dhatë emigrantëve shqiptarë, tashmë të integruar falë jush!

Personeli mjekësor shqiptar, që shkon në Itali, qoftë i bekuar! Zoti e mbrojtë dhe ta dinë që jemi kurdoherë pranë tyre!

Next Post
Zv.ministrja apel qytetarëve: Kush ka patur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi të mos heshtë

Zv.ministrja apel qytetarëve: Kush ka patur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi të mos heshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

TKOB hap dyert për publikun: Një ditë në Teatër!

September 15, 2026
Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

Rama publikon pamjet nga rruga panoramike e Komanit: Transformim mes peizazhit spektakolar të veriut! (VIDEO)

September 15, 2026
Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s

September 15, 2026
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri viziton Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit: Urë lidhëse mes dy vendeve tona!

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri viziton Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit: Urë lidhëse mes dy vendeve tona!

September 15, 2026
Tensionet tregtare me Kanadanë, hyjnë në fuqi tarifat 50% të SHBA-së për 110 produkte kanadeze -

Tensionet tregtare me Kanadanë, hyjnë në fuqi tarifat 50% të SHBA-së për 110 produkte kanadeze –

September 15, 2026
Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2

Seri përmbysjesh, Interi i papërmbajtshëm, mposht me 5 gola Udinezen pas disavantazhit 0-2

September 15, 2026
Maran bën rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre edhe 3 lojtarë të Dinamo City! Lista zyrtare zbulohet më 18 shtator, emrat surprizë që priten

Maran bën rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre edhe 3 lojtarë të Dinamo City! Lista zyrtare zbulohet më 18 shtator, emrat surprizë që priten

September 15, 2026
Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore!

Nis dhe lufta hapësinore, SHBA pranon se ka armë në orbitë: Rusia dhe Kina konsiderohen kërcënimet kryesore!

September 15, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

I dënuar përjetë për krime të rënda, mister mbi 16 lejet e burgut ndaj Alket Rizait në Greqi! Nga arratisjet spektakolare, tek…

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com