Një alarm u dha herët në mëngjes të shtunën në NATO, e cila ngriti me nxitim dy avionë ushtarakë pasi vuri re një “objektiv ajror” që po i afrohej kufijve lindorë të Aleancës, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.
Konkretisht, në një deklaratë më 17 tetor, Ministria deklaroi se të shtunën sistemi i radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare zbuloi një objektiv ajror që lëvizte mbi territorin e Ukrainës, duke u drejtuar drejt kufirit me Rumaninë.
Dy avionë F-18 të Forcave Ajrore dhe Hapësinore Spanjolle, të cilët po kryenin një mision si pjesë e kontrollit të shtuar të hapësirës ajrore, u ngritën nga Baza e 57-të Ajrore “Mihail Kogalniceanu”.
Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare raportoi se objekti nuk hyri në hapësirën ajrore kombëtare. Mobilizimi vjen në një kohë kur shqetësimet për sulmet ruse ndaj objektivave të NATO-s po përshkallëzohen.
Dy tankerë kimikate kanë shpërthyer në flakë në ujërat territoriale rumune, në një përshkallëzim të mëtejshëm të asaj që autoritetet perëndimore dyshojnë se është një shkelje e territorit të NATO-s nga dronët rusë.
Anija “Wine Trader” me flamur të San Marinos dhe ajo “Yara J” me flamur të Komorëve u përfshinë nga flakët ndërsa ishin të ankoruara në Detin e Zi pranë Kanalit Sulina, një rrugë ujore jetësore pranë kufirit ukrainas që të çon në rrugët e transportit detar të brendshëm në Danub.
Autoritetet rumune nuk i kanë sqaruar ende shkaqet e zjarreve, por media lokale citoi zyrtarë të kenë thënë se të paktën një nga anijet u godit nga drone.
The post Një objekt i dyshimtë po afrohej në kufinjtë e Rumanisë, avionët F-18 operacion për kapjen e tij appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë

