• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ‘Non’ lufton kundër një ‘Non-i’ tjetër

by Frrok Çupi
20/12/2021 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Si njëri, edhe tjetri përballë, të dy janë ‘Non’, domethënë ‘hiç’, ‘asgjë!’, ose ‘jo’. Bota diplomatike ka gjetur fjalën ‘Non grata’ për  një person si “i pa mirëseardhur në çdo kokë, por pa i shpjeguar pse-në e vendimit”.(Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike”). Si Sali Berisha, edhe Aleksandër Vuçiç janë dy persona ‘Non’. Berisha është një ish president dhe kryeministër i Tiranës që i ‘ka ardhur hakut’ vendit dhe popullit shqiptar si edhe ka shkelur rëndë gjendjen e paqes e të stabilitetit në rajon. Për këto arsye madhore, Amerika e ka shpallur ‘Non grata’, veç për të neutralizuar një rrezik për Shqipërinë dhe për rajonin. Ndërsa Vuçiç është president i Serbisë, që mes shqiptarëve nuk është se gëzon statusin ‘Po’, edhe ky është një ‘Non’ tjetër.

Sot presidenti i Serbisë, Vuçiç, vjen në Tiranë për një arsye politike e shtetërore; gjë që mirëpritet edhe nga SHBA dhe BE. ‘Non-i’ i Tiranës, Sali Berisha, ka vendosur që me një tufë militarësh t’i dalë përpara atij tjetrit dhe t’i thotë se ‘Je non- grata, nuk të lejoj të vish!’.

Çfarë po na ndodh kështu ne si komb e si racë?

E para, po na ndodh kotësia, vaniteti. Para nesh kruajnë brirët dy ‘non-a’, që si njëri edhe tjetri, nuk i duhen gjë kujt këtu në këtë vend. Sali Berisha mban statusin e njeriut që ka ‘minuar demokracinë ‘, që ka vënë autoritetin shtetëror për të ndalur rrugën e ‘drejtësisë njerëzore’,  dhe që ka vjedhur pasurinë publike për vete dhe familjen duke përdorur postin zyrtar. Ky që nuk i ka lënë gjë pa bërë krijesës njerëzore të këtij vendi, ky del e ‘lufton’ kundër ‘Non-it’ tjetër që nuk i intereson njeriut këtu. Të dy këta dalin ‘në livadh’ e kruajnë brirët për ta emërtuar publikun si ‘budalla’ i cili mahnitet prej brirëve të rremë.

E dyta, prapë ne shikojmë e çuditemi sikur po vërejmë dy zogj që ndërtojnë folenë e tyre në degën mbi ne:

Sali Berisha, tashmë i zbuluar për krimet e tij ndaj kombit, po kërkon një folè. Foleja e fundit nga ku doli përjetësisht, ishte Parlamenti dhe Partia Demokratike. Në Amerikë dhe në vendet e Evropës nuk i shkel më këmba. Në Tropojë, ku ka lindur- u shoqërua nga një ushtri e tërë militarësh për në Foltore; atje thonë se ‘është edhe në gjak’ kanunor… Atëherë, ku do ta ndërtojë ‘çerdhen’? Fatmirësisht për të, erdhi zoti Vuçiç. Bashkë me këtë po ndërtojnë çerdhen e ‘nacionalizmit’. Kjo është çerdhja e fundit e maskarenjve, thotë Makiaveli.

E treta, si u zgjuan kaq fort ‘puplat’ nacionalsite të Berishës në këtë ‘kohë kolere’ për atë?

Nuk do të kishte dhuratë më të çmuar se sa ardhja e Vuçiç në Tiranë. Pse?

1.Sepse Vuçiç është një bashkëpunëtor i njohur i Milloshevic, ka qenë edhe ministër i tij. Por një bashkëpunëtor akoma më i zjarrtë i Millosheviç ishte Sali Berisha. Ai hodhi poshtë vendimin e Shteteve të Bashkuara në vitin 1993 për koncesione dhe izolim të diktaturës së Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe e furnizoi me energji makinën ushtarake të Sllobos që do të shtypte për vdekje shqiptarët. Ndërsa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e quajti ‘marksiste, terroriste!’. Berisha është urryesi më i tmerrshëm kundër kombit shqiptar.

2.Me rastin e vizitës së Vuçiç, Berisha ka një aleancë me presidentin serb; ky bashkë me të ndërton alibinë se duke dalë në rrugë ‘e pastrova fytyrën, luftova kundër presidentit të Serbisë’. Në fakt Berisha e bën këtë që ta dëgjojnë budallenjtë rreth tij.

  1. Me këtë rast i vjen në ‘ndihmë’ edhe ideja e ‘Ballkanit të Hapur’. Ballkani i Hapur mbyll dhe asfikson Berishën dhe të gjithë banorët e ‘strofkës nacionaliste’. E para, pse lufta kundër ‘Hapjes së Ballkanit’ është luftë kundër strategjisë së Perëndimit. Berisha ka misionin që të ndalojë çdo korridor të strategjisë Amerikane për të kontrolluar Rusinë… E dyta, me rastin e ‘Hapjes së Ballkanit’, Berisha shikon rrezikun e hapjes së dosjeve në Beograd, ku ka kapituj të mëdhenj si i përfshirë në punët kundër shqiptarëve dhe kundër Perëndimit.

Dhe më në fund, pse e ndjekim lojën e ‘Kotësisë’?

Në këtë fushë dyluftimi sot nuk ka asnjë ‘Po’, ka vetëm ‘jo’ dhe ‘Non’. Berisha dhe Vuçiç bëjnë lojën… Atëherë cila është kureshtja? Mbi kokat tona ndërtohet ‘lufta false’ dhe fole e maskarenjve, ndërsa në fushë nuk ka asnjërin ‘po’, vetëm ‘Non’.

Ka vetëm kureshtje…

Next Post
Dash Sula var banderolën në foltoren e Kuvendit: Një ministër bleu xhup “Hermes” 13,200 euro…

Dash Sula var banderolën në foltoren e Kuvendit: Një ministër bleu xhup "Hermes" 13,200 euro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In