Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë.
Rohani i bëri këto komente teksa paraqiti hapat e reja për luftën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
“Mosmbajtja e maskës përbën shkelje të të drejtave të njerëzve të tjerë. Punonjësit qeveritarë që nuk do të ofrojnë shërbime për njerëzit që nuk kanë maska dhe punëtorët që nuk respektojnë këto rekomandime, do të dërgohen në shtëpi”, deklaroi presidenti Iranian.
Numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400, ndërsa ai i nfektimeve është gati 238 mijë. Mendohet megjithatë se shifrat reale të rasteve janë edhe më të larta se kaq.
/e.rr