• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për organizimin e “Rama ik” në stadium/ Duka: S’jam dakord që tifozët të bëjnë kore politike

by Java News
22/11/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Java” në Rtsh, krah analistëve Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli.

Duka foli kryesisht për stadiumin e ri, emrin e tij dhe të tribunave, si edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, si dhe zëvendësin e tij në qeveri, Erion Braçen.

STADIUMI I RI – 1001 probleme ka çdo vepër, por kjo mendoj se ka edhe më shumë. Stadiumi ndikon në futboll, tek futbollistët dhe në të gjithë sportin. Projekti për të ndërtuar një stadium ka filluar prej kohësh. Nëse do bësh një stadium të tillë, pa para nga buxheti i shtetit, nuk mund ta bësh ndryshe pa biznese. Mund të jetë kullë, ose shtim në sipërfaqe. Qeveria nuk ka dhënë asnjë lek për këtë stadium, ndërsa Bashkia Tiranë ka fituar madje 3 milionë euro nga taksat.

EMRI I STADIUMIT – Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimet e veta. Ne menduam më mirë që duhet të ishte emër komercial, për më shumë të ardhura, dhe kemi përjetësuar 4 emra në tribuna. 3 futbollistë të njohur, dhe një emër si Qemal Stafa. Ne jemi menduar të zgjedhim një futbollist nga Tirana, një nga Partizani dhe një nga Dinamo. Unë mendoj më shumë do ndikojë në cilësinë e njerëzve që futen në stadium, më shumë se në cilësin e lojës. Për komoditetin e mediave, spektatorëve dhe atyre që do vijnë, është më cilësor, për të kaluar 3 orë të gëzueshme në një ambient të mirë organizuar dhe komod.

BIZNES – Ne do tentojmë të prodhojmë para, edhe gjatë ditëve të javës, jo vetëm ditën e ndeshjes. Më akuzojnë se mendoj vetëm për paratë, por pa para nuk bëhet ky futbolli. Është e pamundur të arrish objektiva pa atë. Do mundohemi që stadiumin ta kemi të hapur dhe të vizitueshëm gjithë javës. Kemi një muze, kemi dy ambiente tip kinemaje, që ata të shohin historinë e Tiranës dhe stadiumit. Do e përdorim për kampionatin kombëtar.

ÇMIMI PËR NJË NDESHJE – Kemi një problem, duke qenë se fusha nuk është e lidhur plotësisht. Nuk e di nëse do jetë gati. Po të jetë gati, do luhet derbi aty. Po bëjmë disa analiza, dhe presim përgjigje nëse do luhet derbi. Shifra për klubet nuk do jenë të pamundura, por që të fitojnë më shumë se në të kaluarën.

MIQËSI ME RAMËN, ARMIQËSI ME BRAÇEN – Kam marrëdhënie të mira me kryeministrat, por unë shaminë e bardhë ia hedh çdo partneri që mund të bashkëpunoj për të mirën e asaj që unë drejtoj. Kur shamia të kthehet mbrapsht, do reagosh. Është një personazh i botës shqiptare, që ju e njihni më mirë se unë. Tifoz me Partizanin? Nuk ka qenë vetëm tifoz i Partizanit, por edhe i zgjedhjeve në FSHF.

THIRRJET “RAMA IK” – Duka ik? Kanë thënë më shumë se kaq, edhe gjëra të tjera për mua. E kam marrë vesh 24 orë më vonë, se një nga organizatorët për “Rama ik” isha vetë unë. Më vjen keq për fenomenin. Nuk jam dakord që tifozët të bëjnë kore politike. “Duka ik” mund të thonë se janë të pakënaqur me FSHF, por Shqipëria është vend demokratik. Të gjithë turmat mund të organizojnë një tubim, por atë ditë e mendoja që të festonim. Atij mund t’i thonë në bulevard, por jo në ‘dasmën’ e futbollit.

g/kosovari

Next Post
“Përgjimet e paligjshme”/ Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi janë regjistruar me emra të veçantë “Deda” dhe “Shvaler”

“Përgjimet e paligjshme”/ Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi janë regjistruar me emra të veçantë “Deda” dhe “Shvaler”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In