• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Një në tre banorë në Shqipëri ka makinë, por norma mbetet ende ndër më të ulëtat në Europë

by A R
31/07/2025 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1 mijë banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1 mijë banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1 mijë banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria.

Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1 mijë banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë. Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit./Monitor

Next Post
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Përmirësimi i kushteve të banesave, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bulku emocionon para Eurovisionit: Jam nëna e gjithë shqiptarëve në këtë skenë

Finalja e Eurovizionit/ Alis shkëlqen në finalen e Eurovizionit me baladën “Nân”

May 16, 2026
Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In