• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një ndeshje futbolli, tepër shumë marrëzi

by Java News
10/06/2025 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shkodran Hoti

Si kudo në botë, edhe te ne, sporti është ngjarje që merr shumë vëmendje dhe prodhon shumë debat. Në veçanti futbolli, e me theks të veçantë në kompeticione ku ndeshen kombëtaret. Sidomos nëse përballë janë kombe që përtej fushës së blertë janë përballur në mënyra josportive përgjatë historisë.

E tillë ishte ndeshja Shqipëri-Serbi, e luajtur të shtunën në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e radhës. Marrë parasysh kontekstin historik shqiptaro-serb, dhe me një incident mjaft të rëndë të arkivuar para një dekade pikërisht në një ndeshje futbolli, organizimi kërkonte veprime e ndërhyrje shumë specifike. Në një rrethanë të tillë, Federata Shqiptare e Futbollit, e në fakt krejt shteti shqiptar, nuk kishte komoditet që fokusin ta kishte vetëm brenda fushës për një rezultat pozitiv. Barra e saj më e rëndë ishte si të përfundonte krejt ky organizim pa të papritura, tamam si një ngjarje sportive ku fiton më i miri. Dhe ia doli.

Por, kjo duket se për shumëkënd s’kishte fare rëndësi. Këtu flas për ata që stadiumin “Air Albania” e shihnin si Kosharen, ku shqiptarët dhe serbët edhe një herë do të duhej t’i kthenin tytat ndaj njëri-tjetrit. Ata, të cilët sfidën sportive e shihnin si një betejë e cila do të duhej të shërbente për t’i treguar Serbisë se ti do të ngelesh armiku i përjetshëm i shqiptarëve. Një pjesë e madhe e tyre, bij e bija të prindërve që gjatë luftës kur njëmend kërkohej kapja e armëve, edhe atëherë ishin në Shqipëri, por si refugjatë.

Në shumë raste kërkohet mirëkuptim për këtë qasje, gjë që unë s’mund ta kem. S’jam këtu për ta përmbushur deficitin patriotik të askujt. As për t’u bërë një me ata që përkthejnë e përshtatin parulla e brohoritje të ultras-tifozëve serbë për t’i përdorur kundër gjithë serbëve.

Pavarësisht pasojave që i kemi vuajtur apo i vuajmë si shoqëri nga veprimet e Serbisë përgjatë historisë, sjellja e saj s’mund të merret si model. Kjo, as në rrafshin politik, as në atë kulturor e as në atë sportiv. Të kaluarën sado të hidhur me fqinjin tonë, s’do të duhej ta mbanim si një hesap të paqëruar pafundësisht. E as të qenët viktimë dikur, s’na jep të drejtë për ta imituar sjelljen e tyre sot, qoftë edhe në nivele simbolike.

Në të kundërtën, mbesim peng i së kaluarës. Shndërrohemi robë të historisë, me të tashme të trazuar e pa të ardhme të qëndrueshme. Dhe kjo na lë në vendnumërim, prej të cilit shohim mundësi që ta keqpërdorim edhe një ndeshje futbolli për t’i ujitur botëkuptimet problematike dhe të shfrenuara që strehohen në ndërtesën e marrëzisë. Kështu përfundojmë duke abuzuar në tribuna, e duke harruar që në fushë jemi për të ecur drejt një kompeticioni për ta përfaqësuar sa më dinjitetshëm kombin. Për ta lartësuar namin e tij.

Dhe natyrisht… një situatë e tillë krijoi rrethana edhe për një kategori tjetër, që e ndërthurin fort mirë provincializmin, inferioritetin, sharlatanizmin, hipokrizinë dhe poshtërsinë. Këta problemin më të madh nuk e kanë me Serbinë, por me Shqipërinë. Një momemt i tillë për ta është adekuat për të ushqyer përçarje me shtetin shqiptar, e cila buron pikërisht nga elementet që e përbëjnë këtë soj. Të njëjtit e përdorin dhe keqpërdorin qoftë edhe incidentin më të vogël për t’i trumpetuar dërdëllitjet e tyre që “Shqipëria është armiqësore ndaj Kosovës”, “Edi Rama e bën kurban Kosovën për ta ruajtur miqësinë me Vuçiqin”…

Kjo kategori që për fat të mirë është e margjinalizuar, tradicionalisht ka tentuar ta njollosë çdo gjë që ka të bëjë me UÇK’në dhe luftën, e shndërron në problem kombëtar largimin e një flamuri me logo të UÇK’së në një rrethanë të pasqaruar. Të njëjtit papritmas bëhen “mburoja” e UÇK’së, ani pse po ata i kanë duartrokitur raportit të Dick Martyt që pa kurrfarë baze ka akuzuar krerët e saj, apo e kanë mirëpritur faktin që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Hagë kundër tyre.

Janë po këta që nën petkun e kosovocentristëve edhe përkrahjen reale të Edi Ramës në momente të caktuara për Kosovën e denoncojnë si ndërhyrje të tij në punët e brendshme të shtetit kosovar. Më pas, po të njëjtit e “gozhdojnë” atë për veprimet e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, pse shtetasin kosovar nuk e trajtojnë me privilegjet e shtetasit shqiptar. Nuk e kanë fare telash pse janë duke e ngarkuar Ramën si lider me përgjegjësinë e një “kujdestari të Kosovës”.

Kjo qasje mund të interpretohet ndryshe-ndryshe, jo pse është aq komplekse, por pse kemi të bëjmë me këtë soj njerëzish të kompleksuar. Me “flamurtarët” e patriotizmit  që e “ruajnë” flamurin e UÇK-së nga Shqipëria, flamurin e të cilës s’ngurojnë ta cilësojnë të njëjtë me të Serbisë pavarësisht që në shoqërinë e shtetin kosovar ai konsiderohet simbol kombërtar. Janë kjo pakicë me shumë komplekse, që bashkëjetojnë me izolimin e shumëfishtë të Kosovës, të cilët e baltosin çdo ndërveprim rajonal e ndërkombëtar të Shqipërisë.

Sido që të jetë, përtej poteres e poterexhive, e rëndësishme është që në fushën e blertë Shqipëria u shfaq dinjitoze. Ndonëse nuk i mori edhe dy pikë që i kishte në duar, kombëtarja shqiptare ishte dominuese dhe në asnjë moment inferiore. Luajti futboll të bukur. Mungoi veç një gol, i cili po të shënohej, kam përshtypjen që do të linte nën hije të gjitha këto diskutime.

Next Post
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

"Rinumërimi mund të zgjasë deri në 20 ditë”, Celibashi: Anuluam lejet vjetore të KQZ! S'ka fonde shtesë

Comments 1

  1. Builder says:
    4 days ago

    Zoti Hoti, fatkeqesisht ekzistojnë edhe sot, “diversantë”, por që përdoren nga Albin Kurti, për të rrënuar sado pak, dinjitetin e Shqipërisë në arenën nderkombëtare, të ngritur me shumë mund e sakrifica nga PS me Edi Ramën.
    Do apo nuk do Albin Kurti me Sali Berishen, Shqipëria me Edi Ramën, do të bëhet Europë.
    Kujt si pëlqen, të pëlcasë e të bëjë bum.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

June 13, 2025
Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

June 13, 2025
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta dhe gazi më të shtrenjtë, sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

June 13, 2025
Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

June 13, 2025
Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

June 13, 2025
Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

June 13, 2025
VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

June 13, 2025
Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

June 13, 2025
SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

June 13, 2025
“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

June 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com