• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Një ndërtesë me 300 dhoma! Pamje brenda vilës super luksoze prej 60 milionë euro të Erdoganit në Marmaris

by
08/07/2021 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndërtesë me 300 dhoma me rreth 90 mijë metra katrorë, e kompletuar me një pishinë, park dhe plazh me dalje private në det, është vila 60 milionë euroshe super luksoze që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte ndërtuar për pushimet verore në Marmaris, një nga vendpushimet më ekskluzive në bregdetin jugor të Egjeut të Turqisë.

Një pallat, i cili po ngjall kritika të forta në opinionin publik. Pamjet e “Pallatit të Verës”, siç u riemërua duke evokuar të ashtuquajturin “Pallati i Bardhë” që kreu i shtetit kishte ndërtuar në kryeqytetin Ankara, u shpërndanë nga gazeta laike e opozitës Sozcu.

Në pamjet e marra nga ajri të vendbanimit, të përfunduara në 2019, shihet edhe një pistë helikopterësh.

Vala e indinjatës ishte shumë e fortë, për arsye të ndryshme, së pari për koston e tepërt në një periudhë të vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e lirës turke për shkak të pandemisë, por edhe për shpyllëzimet masive të zonës së nevojshme për zgjerimin e ndërtesës, në vendin ku tashmë ishte vendosur rezidenca verore e ishpresidentit Turgut Özal.

Erdogan ndërkohë ka qenë nën kritika të forta dhe për pallatin ku jeton, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 500 mln euro. Rezidenca super luksoze, e ndërtuar me paratë e shtetasve turq, ka 1100 dhoma dhe ndodhet në periferi të Ankarasë, majë një kodre.

Pallati është super luksoz, si i çdo despoti, me dysheme mermeri, pajisje ari e qilime të kuq. Ndërtesa super luksoze e Erdogan është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë. 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina.

Në pallat ka spa, pishina, banjo turke, sauna dhe vetëm fatura e ngrohjes shkon 500 mijë sterlina çdo vit. Gjykata vendosi në vitin 2015 se pallati është një ndërtim i paligjshëm, por Erdogan vazhdoi projektin

 

/b.h

Next Post
Kushi pret në Ministri 40 maturantët me 10-ta, pas përfundimit të provimeve: Për këtë institucion s’ka krenari më të madhe sot

Kushi pret në Ministri 40 maturantët me 10-ta, pas përfundimit të provimeve: Për këtë institucion s'ka krenari më të madhe sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In