• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një i ndaluar e një i dënuar vdesin në QSUT, familjarët fajësojnë policinë

by Aalison Pearse Stevens
19/09/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona, një i dënuar për trafik droge me 4.8 vite burg nga Saranda dhe një i shoqëruar nga Lushnja për vjedhjen e disa kg ullinj kanë ndërruar jetë dje në QSUT si pasojë e problemeve me zemrën.

Viktimat janë Adem Alushi 60-vjeç nga Saranda dhe Fadil Hoxha 54-vjeç nga fshati Grabian, Lushnje. 54-vjeçari Fadil Hoxha ishte shoqëruar dje nga policia në Lushnje pas denoncimit nga pronari i një toke se kishte vjedhur disa kg ullinj.

Pas komplikacioneve, tension të lartë dhe disa shtrëngimeve në kraharor, 54-vjeçari sipas policisë është dërguar nga ambientet e paraburgimit në spitalin e Lushnjes.

Duke parë që gjendja e Hoxhës ka qenë e ndërlikuar dhe po agravohej, ai është nisur për në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi kishte kaluar një para infarkt.

Sipas QSUT, Fadil Hoxha pas mbërritjes në spital është futur në sallën e operacionit, por nuk ka mundur të mbijetojë, pasi dy arteret kryesore që furnizojnë zemrën me gjak i kishte të bllokuara.

Familjarët fajësojnë policinë për vdekjen, pasi sipas tyre Hoxha ishte i  sëmurë nga zemra dhe tensioni dhe merrte tre herë në ditë ilaçe.

Sipas tyre në momentin e shoqërimit nuk janë lejuar që t’ia japin në ambientet e paraburgimit ilaçet, ndërsa akuzojnë policinë se i ka bërë presion që të pranonte akuzat dhe e ka keqtrajtuar.

“E ka marrë policia e Divjakës dhe e ka futur në rajon. Familjarët shkuan dhe i kërkuan policisë mos i bëni presion se do u ngelet në dorë.

Por ne dyshojmë nëse policia ia kanë dhënë ilaçet. Nga Divjaka e dërguan në Lushnje, sot është ndjerë keq dhe në orën 14:00 e kanë sjellë në Tiranë.

Ne akuzojmë policinë, pasi viktima ishte invalid dhe me kemp dhe nuk e dimë nëse i ka marrë ilaçet. Ku janë provat dhe çfarë ka bërë. U fut në spital dhe nuk doli që ta shihnim.

Duam të dimë shkakun, autopsinë, për çfarë vdiq? Mjeku që bëri autopsinë nuk erdhi këtu. Dyshojmë se policia e ka keqtrajtuar, kërkojmë të zbardhet ngjarja dhe e vërteta. Ai është keqtrajtuar me kërcënime, që të pranonte akuzat”shprehen familjarët e Fadil Hoxhës.

Por policia e Lushnjes mohon akuzat e familjarëve dhe sipas tyre, Fadil Hoxha i ka marrë ilaçet gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e paraburgimit.

“Më datën 18.09.2016, rreth orës 11:30, shtetasi Fadil Hoxha ka patur dhimbje të forta në gjoks dhe menjëherē është njoftuar dhe ka ardhur ekipi mjekësor i urgjencës së Spitalit Lushnjë ku pas vizitës ai është shoqëruar për në spital ku është ekzaminuar nga mjeku kardiolog.

Nga mjekët e spitalit Lushnje është konstatuar se ky shtetas kishte probleme të rënda kardiake dhe është nisur me urgjencë për në spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.

Fadil Hoxha ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marrë rregullisht.

Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta familjarët janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit qè ti sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15.

Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull.

Theksojmë se mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka asistuar rastin nga momenti i shoqërimit në dhomat e paraburgimit e deri në QSUT.

Familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetësor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjëherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës” deklaron policia.

Për shkaqet e vdekjes kanë nisur hetimet, ndërsa pritet autopsia mjeko-ligjore. Ndërsa viktima e dytë është Adem Alushi 60-vjeç banues në lagjen nr. 2 Sarandë, i dënuar me 4.8 vite burg për trafik droge.

60- vjeçari nga Saranda ka ndërruar jetë po gjatë ditës së sotme në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT. Pas problemeve me zemrën, Adem Alushi ishte transportuar në datë 11 shtator nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin për në Tiranë, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Adem Alushi akuzohet për trafik droge, pasi iu sekuestruan në 27 Nëntor 2015, 36,5 kilogramë hashash në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës.

Adem Alushi u dënua me 7.8 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës, por duke qenë e pranoi gjykimin e shkurtuar përfitoi ulje me 1/3 duke zbritur dënimin 4.8 vite.

shqiptarja.com/d.i.

 

Next Post

Çifti shqiptar, “gjobë” për parkimin e rulotit çiftit gjerman pa qenë pronar i vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In